Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

DUA TA DISH

Rrugët për të mbritur te ti,
qenkan të mbyllura.
Më duhet t’i çaj si skifteri ajrin,
apo edhe më shpejtë, si vet plumbi,
për të ardhur aty,
mund të sakrifikoj edhe trupin,
por kjo nuk ka shumë rendësi,
rendësi ka që ne do të gjendemi
e nuk do të humbim!

Ke dëgjuar ti për njeriun e padukshëm?
Ai përbëhet prej ajri, prej kënge e ëndrre,
ndoshta edhe unë, kur të mbrijë te ti,
do të jem një nga këto ngjizje,
apo edhe të trija bashkë…
Rendësi ka që kur të jem pranë teje,
ti do t’më ndjesh mbi buzë, mbi trup,
unë do të futem thellë nën lëkurë e deri në asht…

Ti s’ do më kërkosh me sy në dritare,
as netëve të gjata s’ do më presësh në ballkon,
as në rrugë s’ do dalësh kuturu, t’ më kërkosh,
unë tashmë…, jam futur thellë brenda teje,
nën lëkurë i brishtë, si dhëmbë i fildishtë,
ose nën cica do të fshihem si silikon…
Ti do ta ndjesh flladin, ëndrrën edhe këngën,
përkëdheljet e puthjet
e një çast ndoshta nga lumturimi,
do të ndjesh thellë në shpirt e do të qash,
nga drithërimet e ngazëllimi…

Thjeshtë këto t’i them që ta dish,
ta dish se do të vijë bashkë me ajrin,
do të vijë me rrezen, me diellin
dhe kur të ndjesh ngrohtë në shpirt,
jam unë brenda teje, jam unë,
thjeshtë…, dua që ta dish !

 

Trëndafilat e Përmetit

-Meditime nga Përmeti

Me petalet vajzat ndërtojnë faqet,
Me esencën vazhdojnë të ngjyejnë flokët,
Gjembat i kthejnë në pena e shkruajnë vargjet,
Me flladin dehës, presin miqtë edhe shokët…

Mirë se erdhët, na thotë Vjosa,
‘’ -Mirë se erdhët, na thonë ‘’ lisat e gjatë’’,
Jeni në shtëpinë tuaj,thotë Naimi e Lame Kodra,
‘’ -Mos mendoni se erdhët, vetëm për një natë…!’’

Eh…, u ngopëm me aromën tuaj miq,
Këtu ka njerëz dhe vetëm njerëz të mirë,
Me ju sikur edhe një orë të vetme të rrimë,
Trendafilat fillojnë e nëpër zemra mbijnë!

 

VJESHTA E NJERIUT

Bien gjethet e zverdhura,
bien si çdo vjeshtë nga pemët lart…
Hedh dorën mbi flokë
edhe ata po më zbardhen
e po bien ditë për ditë…,
pak e nga pak !

© Dhimitër Nica, Selanik.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s