Nderim e kujtim, në 110-vjetorin e lindjes: GJENIU I GJUHËSISË SHQIPTARE (Prof.Dr. EQREM ÇABEJ-Akademik) / Nga: Prof.Murat Gecaj: publicist e studiues

Nderim e kujtim, në 110-vjetorin e lindjes: GJENIU I GJUHËSISË SHQIPTARE (Prof.Dr. EQREM ÇABEJ-Akademik) Në nderim e vlerësim të lartë, për jetën dhe veprën e tyre: atdhetare, arsimore-pedagogjike e shkencore, disa vjet pas mbarimit të studimeve të larta, shkrova dhe botova librin … Continue reading

Shqiptimi poetik i dhembjes si katarsë shpirtërore (Për poezinë e zgjedhur të Timo Mërkurit, përmbledhur në librin ËNDËRRIME TË MBYTURA NË DET, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2018) / Nga: Prof. Dr. Anton Nikë Berisha

Shqiptimi poetik i dhembjes si katarsë shpirtërore (Për poezinë e zgjedhur të Timo Mërkurit, përmbledhur në librin ËNDËRRIME TË MBYTURA NË DET, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2018)   Nga: Prof. Dr. Anton Nikë Berisha “E vetmja kënaqësi … Continue reading

Poezi nga Dijana Toska

Poezi nga Dijana Toska   Kthimi Siç ndodh gjithnjë, krejt papritur, kthehet n’vendin e krimit. Vrasësi i zemrës,  pas shumë kohe, buzëvarur, ky farë trimi. Furishëm, si era e vjeshtës së vonë, si ushtar i mllefosur, pas betejës së humbur … Continue reading

Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Pa titull

Po e marrin gurin e vatrës
të plasur nga barra e shekujve,
vendin ku malësori hiqte plisin e bardhë
dhe pushonte kokën,
e sytë e mallit plasnin mbi shkëmb…

Po e marrin gurin e plasur te vatrës,
vendin…
ku edhe hëna gjinjshtrydhur
ushqente zanat
dhe u këndonte ninulla maleve!

Po i marrin
brigjet ku derdhur kam
lumin e shpirtit,
e gjethet e vjeshtës së thinjur
nuk po rilindin n’ stinën e re…

Lisat kanë mbetur të zhveshur
me ëndrrat e fshehura
nën qepalla,
duke ëndërruar një tjetër stinë
të qelë mbi këtë dhe…

Oh! Po na e shesin shpirtin bre..!

 

ERDHE PA KOHË

Erdhe pa kohë,
stuhi dilemash krijove,
dyndjet shtatgjata
rrënjë lëshuan
brenda shpirtit,
pangopësia vrau ëndrrën…

Pa kohë erdhe,
si gurë gdhendurit mitik,
kështjellë ndërtove,
statuja gjigante ngulite,
si piramidë Keopsi le gjurmë
në këtë kohë pa emër.

 

Nata më digjet në sy

Si trokth kuajsh në arratisje,
retë këmbëshpejta sonte,
në rrjetë merimange
nusërinë e hënës robëruan.

Unë mbeta vet
pa hënë, me yje shuar
veç me natën që digjet
në sytë e mi…

Kujtimet e thinjura
ranë në gjumë me vetminë,
etja u shumëzua,
e malli u ngrit në katrorë…