Poezi nga Dijana Toska

Poezi nga Dijana Toska

 

Kthimi

Siç ndodh gjithnjë,
krejt papritur, kthehet n’vendin e krimit.
Vrasësi i zemrës, 
pas shumë kohe, buzëvarur, ky farë trimi.

Furishëm, si era e vjeshtës së vonë,
si ushtar i mllefosur, pas betejës së humbur
kthehet përsëri si fajtor, apo si i zemëruar,
pa bërë dallimin e mjegullës apo resë së tërbuar.
Nuk e di as vetë se pse nervat i janë bërë tel?
Nuk kupton se prej nga ajo ftohje, prej nga ai inat.
Kot nuk thonë: ai që dashuron, ai edhe urren.

Vjen me buzëqeshje egoisti
që do me grabit gjithçka për vete;
veç për vete me ba një botë, me zemra skllavesh të shfrenuara,
e pastaj e ndryshon zërin, e merr zërin e fëmijës çapkën
tek atëherë kur e fsheh fajin dhe thërret për ndihmë.

Kthehet si behari i hershëm, pak i ftohtë,
me rreze të ashpra dielli gjithkah të hapareshura.
Me cicërimën e zogjve strukur nëpër kurorat e lisave të gjatë
nxjerr kokën, tinëz si lulebora e parë, e bardhë.

Fytyrë-zverdhur si mimozë, xheloz me lulet tjera në kopsht,
lulëzojnë, shpërndajnë aromë dehëse parfumesh më të shtrenjta
vjollcë e llastuar, që hangarizet në ledhatimin e lehtë kur i bie fllad.
Si fyell bariu dëgjohet përtej fushës së thatë; ai e di,
ky gjeth i gjelbëruar një ditë ka me u zverdhë e do pikojë përtokë
do me çelë si zymbyl i kaltër, qiellit t’ia vjedhë kaltërsinë.

Pipthat i fsheh, mu si mjegulla kur yjet tulat;
rrezja e diellit, akoma e ftohtë, rrejshëm e përkëdhel.

Kthehet si punëtor krahu i uritur, i lodhur nga puna e rëndë
i pushtohet tërë qenia me aromën e darkës së shtruar
bukë, perime dhe ca kokrra kripë-me i dhanë shije vetmisë,
me sytë mbi sofër trohat e bukës mbledh:
s’ka si ngrohtësia e shtëpisë.

Gjërat më të vlefshme të votrës i la për një hiç
e kishte shitur aq lirë botën e tij të vogël
e tani po kthehet me e ble përsëri dhe përsëri.
Po a blihet votra, a blihet?!

Kështu, krejt paprit’ e pa kujtue
kthehet n’vendin e krimit.
S’thonë kot: vrasësi, qoftë edhe i zemrës, kthehet përsëri.

Thonë: kështu ndodh gjithnjë
askush sigurt nuk e di;
është veç dhe një mësim tjetër ndë këtë jetë.

Dijana Toska (Rruazat e jetës, Shkup,2017)

 

***

Një ditë
kur të mendosh papritmas
sikur dielli mes rresh që hapen
unë jam sërish unë
në kandarët e botës e përshtatur
atëherë beso
do jem e çmendur krejtësisht.

Dhe rri larg
sa më larg meje.

Ik aq larg, sa të mund ta ndjekësh hijen tënde
se të marr me vete në ferr
e ferri ty s’të do
i dënuar je të jetosh në parajsë.

Sepse, ti je shumë i çiltër
me çiltërsi pret si me majë thike dhe mëkaton padashur.

Shumë i drejtë, tepër i drejtë.

Dhe bie tepër në sy
në këtë botë ku asnjë rrugë nuk është bërë
me vizore dhe laps
të gjitha rrugët janë hapur me zemër.

© Dijana Toska (Gërsheta malli, 2014, Shkup)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s