World Poetry Almanac (2015-2016) – (An international and most authoritative World Poetry Almanac – Focused on contemporay poetry and poetics) – Hadaa Sendoo / By Agron Shele

World Poetry Almanac (2015-2016) (An international and most authoritative World Poetry Almanac – Focused on contemporay poetry and poetics) – Hadaa Sendoo “Many Centuries of poetry and we are always at the starting point” – Charles Bukowski Not by coincidence, … Continue reading

Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

SA I RËNDË

Ky hapërim nëpër kohë
Të mugta

Si valë e shkumbëzuar
Kur çanë lundra dallgët me tallaz

Ti je a(s) kund njeri
Mes dritës dhe errësirës

Aty ku takohet dhimbja
Dhe shpresa e fundme fjalë!

 

FUNDGUSHT

E lumenjtë rrjedhin gjithandej
Shtatë thupra përçarë derdhën
Nëpër luginën mes rrënjëve të një bregu
Bota nxjerr stilolaps të copëtojë
Copëza tokash mbi hartë gjeografike
Në asnjë rresht s’ka pikë presje
As Kryefjalë
Shtatë thupra shtatë ëndrra
Asnjë ëndërr e bukur
Në sofrën e urtësisë
Ka harruar Koha të flasë
Mbi binarë rrëshqIn lokomotiva
Trena pa fishkëllimë!

 

KORR(I)GJIM

Sikur ec nëpër rrënoja shekujsh
Pëllëmbë e lulegjaku
Emra 
Që ranë nëpër bedene
Me një ëndërr për diellin
Klithmë ka vargu
E vjeshtë
Nëpër korridore të heshtura
Plane
Copëza shkrimesh
Lapse mbi harta
Kohë
Korr(i)gjim!

 

MËNGJES FSHATI

Një rreze dielli bie mbi perdet e dhomës sime
Një gjel ditën e re e zgjon
Mbi male do re të mllefosura
Dhe një erë e lehtë si fërfëllizë deti
Bien mbi lisa e gjethe
Ta shkundin stinën e vjeshtës
Mirë e mirë
Që dimri të zbret më i butē
Në këtë tokë
Ku ëndrrat përplasen çdo çast
Përtej shpresave të mbërthyera
Si me litar
Që dikur a lidhnin këmbët kuajve
Të mos kërcejnë mbi gjerdhe
Atje ku gjelbërimi t’i joshte sytë
Një rreze dielli e një gjel kryengritës!

 

PO FRYN

Erë vjeshte
Po fryn udhëve

Një mëkat e një dashuri
Dhe koha
po zhvesh pelerinën e vet

Në log të mejdanit
Po kacafyten të (pa)bërat

Shifrat ëndrrat lakmitë
Shurdhmemecët

Erë vjeshte?

 

TRËNDAFILA SHARRI

Sa herë rikthehem në gjiun tënd
Marr nga një trëndafil më vete
Larg fjordeve
Si një kujtim stine
Sa herë e merr fjalën malli
Vargu shndërrohet në gjethe Sharri!

SI MUND TË QUHEN ARVANITASIT KUSHËRINJ TË SHQIPTARËVE, PËRDERISA GJYSHI PANGALLOS I SHKRUANTE MBRETIT TË SHQIPËRISË SHQIP, ME SHKRONJA ARVANITASE GREKE… / Nga: Brahim AVDYLI

SI MUND TË QUHEN ARVANITASIT KUSHËRINJ TË SHQIPTARËVE, PËRDERISA GJYSHI PANGALLOS I SHKRUANTE MBRETIT TË SHQIPËRISË SHQIP, ME SHKRONJA ARVANITASE GREKE…   Nga: Brahim AVDYLI Megjithëse ka kaluar kohë prej majit e deri më tani dhe isha i zënë me … Continue reading

Poems by Munir Mezyed

Munir Mezyed   Munir Mezyed is a well-known international writer (poet, novelist, translator & essayist) who writes in both English and Arabic and his poems have been published worldwide and translated to Romanian, Spanish, French, Italian, Polish, Danish, Greek, German … Continue reading