Mjellma- Charles Baudelaire – *Viktor Hygos / Përktheu në shqip Dritan Thomollari

Mjellma
 
*Viktor Hygos
 
Andromakë, për ty po mendoj! Ai i shkurtër lumë,
Pasqyrë e shkretë dhe e trishtë e asaj kohe të shkuar,
Ku madhështia e zisë tëdnde të ndriste aq shumë;
E ajo Simoentë gënjeshtare prej vajit tënd harbuar
 
 
Kujtesën time ma ka shtrirë më rtëpamasë se deti,
Ja, paprirur, tek po kaloja ndan një Karuzel të ri.
Parisi i vjetër s’është më (medet, forma e një qyteti
që ndryshon më shpejt se sa zemra tek një njeri);
 
K’ të fushë barakash mund ta shoh veç në shpirtin tim.
Trungje kolonash në pirg, aty-këtu kapitole të skalitur,
Llagaçeve të ujit, barishte, tufa myshqesh në gjelbërim,
E rrangullina të shpërhapura xhamave duke rrezëllitur.
 
Atje, ku dikur një kafaz bishash të rralla ngjallte frikë;
Atie, një mëngjes, kur nën ca qiej të ftohtë e të lartë,
Puna zgjohet e nëpër hapësirë ngriher një uragan i lig,
Prej grurmbujve të plehrave drejt ajrit zhurmë pak.
 
Pashë një mjellmë prej kafazit të vet arrarisur,
që lëkurën e këmbëve ripte kalldrëmit të thyer
E puplat bardhoshe truallit gropa-gropa i linte zvarrisur.
Ndanë një rrëkeje te pëtharë me sqepin e shqyer,
 
Me krahët duke i kredhur në pluhurin tërë tërsëllimë,
Me zemrën plot me ujin e bukur të liqenir nga kish dalë,
Duke thënë: “Kur do biesh shi, Kur do gjëmosh bubullimë?,’
Und e kundroj atë fatkeqe – mit të çuditshëm dhe fatal –
 
E shoh ndonjëherë qiejve, si pasardhësi i Ovidir të ngratë,
Dre, i atyre qiejve ironikë e asaj së pamëshirshmes kalrërsi,
Me qafen që në përpëlitje kokën e saj lakmitare mban lart,
Si të dojë të qortojë vetë Zotin dhe vendimin e tij!
 
2.
 
Parisi ndryshon, por jo, asgjë brenda simes melankoli
S’ tundet! Pallate të rinj, pirgje dheu, skela anembanë,
Lagjie të vjetra, gjithçka tek unë shnddrohet në alegori,
Dhe kujtimet e dashura më të rënda se shkëmbenjtë më janë.
 
Këtu, përballë Luvrit, një imazh po shtrydh shpirtin tim:
E unë mendoj mjellmën time të madhe e të shqetësuar,
Me sjellje të marra, si çdo mërgimtar, qesharak e sublim,
Nga një deshirë brejtur papushim! Pastaj ty të kam menduar,
 
Andromake, në krahët e dhëndrrit të shquar e rënë
Si nje bishë frikacake, kur krenaria superbe e Pirros,
Të rreku të kërrusur ndaj një varri bosh të lënë;
Medet! Vejusha e Hektorit, e pastaj nusja e Helenos!
 
Pastaj mendoj atë vogëlushe zezake prej veremit tretur,
Që sylebetitur ecën e kërkon rrugëve, përmes llucës,
Arat e kokosit të superbes Afrikë ne ndonjë cep mbetur,
Diku, përtej murit të lartë e të pafund të mjegullës;
 
Mendoj atë që ka humbur diçka që s’kthehet dot më,
Kurrë, kurrd! Ata që lotët e hidhur i kanë fishkur,
E dhimbjen, si thithat e një ulkonje bujare pijnë nën zë!
Mendoj dhe ata jetimët thatanikë që si lule janë vyshkur!
 
Kështu, nëpër pyllin ku shpirti im është mërguar,
Një kujtim i lashtë i fryn me sa fuqi që ka bririt të tij!
Po unë mendoj akoma për ata marinarët në ishuj harruar,
Për t ‘burgosurit, fitimtarët!..E për aq të tjerë me dashuri.
 
 
 
*Charles Baudelaire
 
Përktheu në shqip Dritan Thomollari
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s