Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta

 

GJENDJE

Frymë e prerë nga dritë e transformimit
rëndësia e kohës në mua.
Një vegim përrallor prej Perëndisë, 
mbetet ëndrra,
ku për të arritur tek ajo,
mungon shkalla .

Korniza e buzëve,
varur murit të bardhë të fytyrës,
thjeshtëson klithmën e përbrendëshme
të një “kurri”!
Kush te jete valle arsyeja që e pruri!

Sa herë goja qiellore ,
thith vetëtimën që rris brënda gjoksit ,
një shi I rrëmbyer fillon e lag ca gonxhe
mbirë gabuar , jashtë kopështit .

Kapilarët tkurren nën buzëqeshjen
e mezidukshme të fatit.
Une mbledh zërat e bukur të fluturave të shpirtit,
e i ve të flenë, mes vesës dhe zjarrit.

 

NË PYLLIN E NJË ISHULLI GREK

Në qetesine e vetmisë së një pylli,
ku yjet përgjojnë lëvizjen e ajrit të dlirë,
e disi të athët ,
ëndrrave paqësuese që flenë si femijët,
pylli harlis udhët .

Kujton zymtësine e ditëve me dëborë,
nën frymëmarjen e lagur të pranverës,
ëndjen për dhimbjen e bukur e të paharruar,
në ngazëllimin e shfrenuar të gjethes .

Dhe heshtja bëhet e shenjtë !

Nëpër re të bardha , si duar harkore
thith sisën e Hënës mëmë,
Jupiteri hyjnor,
e shpagohet,
me të qënit madhështor .

Blerimi dhe ngjyrat e një pylli,
ngjasojne me zogjtë,
brënda një kujtimi.

Një dritë jeshile fshik ëndrrën e qershorit ,
dhe e zbret , deri në krahët e dallëndyshes,
që ashtu duke fluturuar,
ajo të zhduket . . .

Mbi ujin e pasqyrtë e të nemitur,
një rreze klith ndjenjën e papritur.
Dhe Liqeni trazohet , bëhet I fildishtë,
vetmisë ishullore i jep shpirt .

Nëpër gjethet e rëna,
që vetëm melodi përbrënda fshehin ,
befasite ndjesore, zgjuar na presin . . .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s