Poezi nga Ilir Manxura

Poezi nga Ilir Manxura
 
 
DORËN NDERI …
 
Unë,
atje lart mbi degët e një peme,
si ngaherë, kengën e zogjve dëgjoja.
Më besoni !..
Shpirtin nuk ja vodha unë,
më bessoni!!
Unë..,
vetem zogjtë dëgjoja
dhe bashkë me ta fillova të kendoja.
Ajo..
ajo dorën nderi të më kapte ….
 
 
 
BORXH MI JEPNI
 
Borxh mi jepni fjalët,
veshur me të qeshura e dënesa.
Bashkë le të vallëzojnë nën të njëjtin ritëm
e të gjitha heshtjet e mia,
bosh,
të mos mi lënë asnjë herë.
Shkronjat !..
Ju lutem shkronjat i dua borxh.
Që pena ime të zhytet në lumin e kohës
dhe nën rërën e tij të kerkojë ,
vargjet ,
që nuk munda dot ti shkruaj .
 
… Hëm! Dhe pastaj ..,
kur boja të derdhet pa kursim.
Mbi fletët në sirtaret e një bote të harruar,
imi frymëzim i uritur ,
muzat në letër do ti gllabërojë .
 
Boxh i dua, borxh .. dhe…
dhe ju jap më shumë seç më dhatë …
 
 
 
LIRIA IME
 
..si një perlë ,
të ruajta kaq shumë,
ty,
liria ime, rreze ëndrre.
Ty që larg mi mbajte bagazhet.
në rrugët e fatit.
eh !..
Moj liria ime.
Vullnetit tend verbërisht,
shpirti im ju nënshtrua.
Unë ,
ti dhashë të gjitha .
Dhe këmishën e fundit që pata,
krahëve të tu e hodha.
Sa herë ,
u kujdesa unë për ty?
Për kapriçot e tua, lozonjare .
Vendin tim,
për ty e ndërrova .
Edhe miqtë e mij, për ty,
i humba, i harrova .
..hëm !!
Edhe vetminë ,
që ma buzëqeshje herë, herë,
kur kuptoja se kish mbaruar ,
një e bukur aventurë .
Eh ! ..
E imja liri rreze shprese .
Një natë pranvere të ika, të lashë .
Veten time ,
e lëshova dhe të tradhëtova,
për një burg dashurie
dhe…
gardianen e tij bukuroshe …
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s