Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

SA I RËNDË

Ky hapërim nëpër kohë
Të mugta

Si valë e shkumbëzuar
Kur çanë lundra dallgët me tallaz

Ti je a(s) kund njeri
Mes dritës dhe errësirës

Aty ku takohet dhimbja
Dhe shpresa e fundme fjalë!

 

FUNDGUSHT

E lumenjtë rrjedhin gjithandej
Shtatë thupra përçarë derdhën
Nëpër luginën mes rrënjëve të një bregu
Bota nxjerr stilolaps të copëtojë
Copëza tokash mbi hartë gjeografike
Në asnjë rresht s’ka pikë presje
As Kryefjalë
Shtatë thupra shtatë ëndrra
Asnjë ëndërr e bukur
Në sofrën e urtësisë
Ka harruar Koha të flasë
Mbi binarë rrëshqIn lokomotiva
Trena pa fishkëllimë!

 

KORR(I)GJIM

Sikur ec nëpër rrënoja shekujsh
Pëllëmbë e lulegjaku
Emra 
Që ranë nëpër bedene
Me një ëndërr për diellin
Klithmë ka vargu
E vjeshtë
Nëpër korridore të heshtura
Plane
Copëza shkrimesh
Lapse mbi harta
Kohë
Korr(i)gjim!

 

MËNGJES FSHATI

Një rreze dielli bie mbi perdet e dhomës sime
Një gjel ditën e re e zgjon
Mbi male do re të mllefosura
Dhe një erë e lehtë si fërfëllizë deti
Bien mbi lisa e gjethe
Ta shkundin stinën e vjeshtës
Mirë e mirë
Që dimri të zbret më i butē
Në këtë tokë
Ku ëndrrat përplasen çdo çast
Përtej shpresave të mbërthyera
Si me litar
Që dikur a lidhnin këmbët kuajve
Të mos kërcejnë mbi gjerdhe
Atje ku gjelbërimi t’i joshte sytë
Një rreze dielli e një gjel kryengritës!

 

PO FRYN

Erë vjeshte
Po fryn udhëve

Një mëkat e një dashuri
Dhe koha
po zhvesh pelerinën e vet

Në log të mejdanit
Po kacafyten të (pa)bërat

Shifrat ëndrrat lakmitë
Shurdhmemecët

Erë vjeshte?

 

TRËNDAFILA SHARRI

Sa herë rikthehem në gjiun tënd
Marr nga një trëndafil më vete
Larg fjordeve
Si një kujtim stine
Sa herë e merr fjalën malli
Vargu shndërrohet në gjethe Sharri!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s