Poezi nga Xhemile Adili 

Poezi nga Xhemile Adili 

 

DASHURI E PAPREKSHME

Ngadalë behari mbushi gjithçka
Zemrës sime i mban vend për asgjë tjetër
Vetëm ai që zuri hapësirë në të
Këndell fushën, lumin, malin
O poezia ime, por spërkate
Me gjak altarin

Dhembje të forta më shkaktojnë këto blerime
Se diçka, si asgjë dua, por ç’e do
Kur nuk e kam pranë
Karrem jam e peshk jam që më zë grepi
Por vetëm për zemrën që në zemër kam
O poezia ime, por spërkate
Me gjak altarin

 

ZJARRI

Përse vjen nata në këtë qytet, pa mua, përse?
Përse vjen mëngjesi në këtë qytet përse pa mua?
Larg një buzagazi mashtrimi, pa mure, pa barikada.
Po, megjithatë, unë këtu ende jetoj, ngrys vitet këtu,
Shikimi i luleve, rrugëve diçka më thotë gjithnjë,
Qaj e puth imazhin tënd nga larg, si e si të prehem
Në përqafimin tënd, si m’u thinj tërë kjo dhembje!
Shikoj në pikën pa fund atje, qenien time vërej,
Po! Në pikën më të largët në planet, ja si jetoj!
Për këtë në vendlindje dua ekzistencën tjetër,
Tjetër diell, tjetër hënë, tjetër natë… ditë të bekuar,
Rrugët e tëra i dua gjithë zjarr shtruar.

Të bukura të gjitha kudo e kurdo janë,
Vetëm të qe si bar fushe një doçkë liri,
Edhe për mua, si për ata, që udhëtojnë, puthin,
Shkruajnë, pikturojnë, kultivojnë lulen, miklojnë.
Nga e bardha në të blertë, të gjitha i dua – ja pse.
Nga e kuqja në të kaltër, të tëra janë për mua.
Të gjitha ngjyrat më thonë sytë që ti ke,
Eja, afin e tët buzëqeshjeje të të çik me duar!
Trokita ngado portash të erës, dua veç tët dhembje,
T’i lëmë në brigjet tjera të kohës, plagët e gjakosura dua,
Lulishte rrezesh mbirë e shtuar sa buzëqeshje të botës!
Me këmbë të zbathura të shkel lumin në flakë dua!

Ngado ik, ngado kthej, ngado qesh, ngado qaj,
Gjakosem çik më çik e netët t’i shkul, kudo jam.
Plagët e mia gulç në fyt, si s’i përpij dot akoma!
Gjithë qenia, si fushë betejash, oh sa rëndë, aman!
Flakë, koka ime. Flakë,- zemra… kohën s’e gëlltit.
E sa shumë avionë ngado, barka, trena, vetura,
Në shpirtin tim është kasollja ime bote në skaj
Dhe aty në verandë prek sytë që dua fort, o shpirt!
Zjarr lemeri kapërdij çdo çast, po si të të shoh ty?
Kur luksi, zhurma, secili fishekzjarr feste, fanfarat,
Veç fasada e tërë një të mjere, si mbyten në çirrma!
Damka, jo himne. Leqe, jo flamuj. Kohë e qullur e huaj.
Gjithçka e perënduar, që pa nisur. Harruan fare njeriun!
Njëra-tjetrës do bien ato. Vajtimet e munguara që shkilen,
I varrosin me të shpejtë. Në shuplakë agun po zbres.
Dritaren mbylla me këmishën time të natës,
Perdet hoqa, hëna më përkëdhel, horizontet puq qartë
Me buzët e mia dhe pres: ku je? Pres, nga po vjen!

Rrugët e tëra i dua gjithë zjarr shtruar,
Me këmbë të zbathura të shkel lumin në flakë dua!
E çdo shkëmbim puthjesh do të na zbresi vitet,
Hov e ngarend, askund një moment pa ndaluar,
Si mbi kalë, gacave shpejt, duart mbi jela të bardha
Dhe jipen rrugëve kaluar.

 

Shtigjeve

Në drejtime të gjata jam nisur
Dhe ec tatpjetave të frymëzimeve
Këtu them do të arrijë
Të shkruaj për një lis.

Është shekullor dhe di
Të flasë për ngjarje dhe takime
Me gjuhën zjarr e flakë qëndrese
Ka pritur shumë agime.

Me njerëzit e atdheut tim
Ka dëgjuar këngë për trimat
Ata si legjendarë me fletë
Tek ai i varën martinat!

Tashti unë me këngë
Ia shtoj blerimin dhe rritën
Mos t’bijë kurrë lëngata
Dhe errësira mbi dritën.

 

NË DET

Ku vanë, o dritë e diellit, pa mua?
Se mos, pa shpirtin tim
mund të ndritësh ndonjë gjë?
Mos mund të mbushësh me rërë trupat në plazh
dhe me stërkala të ujit të detit
nga të buzëqeshjeve të mia
të mbështillësh atë që futet
e nga valët s’di të dalë?
E jam kureshtare të di: – imazhet e një trupi shtrirë,
kur ngrihen sytë rrotull dhe bukuria shndritë,
a nuk parathonë një qenie që po gris male e fusha
brenda vetes së saj,
vetëm të ju shohë, si nuk ndaleni të kapni patjetër
drurin e fatit tuaj fort me duar,
të kapni dhe degët e këtij druri,
dhe gjethet dhe frytet… dhe gëzimet e mia.
…E gëzuar, si një lëmsh zjarri,
hidhem në det.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s