Poezi nga Valter Dauti

Poezi nga Valter Dauti

 

NJË BJONDE, QË E NJOHA VJET…

Dha shpirt dhe vjeshta e sivjetshme,
Në shtrat të heshtjes, shtrihet shkretë,
Veç shkrep si flirt, në buzëqeshje,
Aty-këtu një gjeth i blertë.

Tani u shprish krejt qetësia,
Në prehër dimri mërmëron,
Ja,që nga fusha, nis zgjon stuhia,
Si zë që fundit i këndon.

U shkreh më tej dhe shkëmbi i motshëm,
Ndër lotë të stinës dimërore,
Dhe unë,që tani s’ jam i sotshëm,
Dridhem si gjeth,stinës vjeshtore.

Ajo që iku…vdiq ndër gjethe,
E zëri jot se ngjall dot më,
Dhe nëse dridhesh, si nëpër ethe,
Flet kot,se buza s’nxjer dot zë…

Ti hajde mor rojtar i vjeshtës,
Në pyllin tënd që vdes i shkretë!
I bëj një zë,të vijë,dhe Edës,
Të prekë, ç’qëndisi ajo vetë.

Të shohë, ç’bënë flokët si zjarr dielli,
(Ah, diell që djeg e përvëlon…!)
Vështro , me blozë është mbushur qielli,
Grind veten pylli, si demon…

Dha shpirt kjo vjeshtë…ra shkretëtirë…
si gjeth lëngoj, pyllit-skelet
Kërkoj në pyll një vajzë të mirë,
Një bjonde që e njoha vjet…

 

PRAGMBREMJE

Pa,ç’të kam si mbrëmje,moj ezmerkë,
Kur s’më qesh,si murgu muzgut rri,
Janë të kaltra mbrëmjet ne Ersekë,
Por,ta dish,nuk ka mbrëmje si ti!

Gjum’i diellit lind nga buza jote,
Det-Valbona-zgjohet-fle atje…
Murmurisin ëndërrat kësaj bote
Dielli tutje fle si në folé…

Pa,ç’të kam si mbrëmja ëndërrtare!
Mbushur-jetë-mister-e-gjumë të ri…
Brenda fle nje hënë ziliqare,,,
Dhe ta dish…ta dish…s’ ka mbremje si ti!

 

MIRAZH DIELLOR

Ti djeg dhe digjesh, mikja ime e dielltë,
S’di se kur duhet të të afrohesh pak,
Se…në mëngjes vjen shfaqesh krejt e qielltë,
Dhe në mesditë,merr yjet, tej i flak.

Në djegie, ndez ca hapa kuturu,
Ca hapa-mit, që hijen ua bën zjarr,
Te,i pafajshëm,më lind një shikim flu,
Që vjen të struket, te koka jote far.

Po ti,shkërrmoq me shkundje kaçurrelash,
Çfarë paqmërisht,krijojnë impulse shpirtrat,
Dhe nëpër sy lëshon një duhmë detrash,
Ndër kaçurrela-një diell, si faret- dritat…

Ti djeg…vetë digjesh nëpër dritën diellore,
Po ç’është kështu?Më jep…merr energji…
Mbërthyer rri,stepës kaçurrelore,
Dhe ditë për ditë, pak diell, fshehur pi…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s