Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Julio CORTÁSAR

Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984)

Shkrimtar, poet, kritik e dramaturg argjentinas, u lind më 26 gusht 1914 në Belgjikë (i ati qe diplomat); lexonte shumë qysh i vogël, madje dhe autorë si Edgar Allan Poe, të cilin e përktheu në spanjisht nga fillimi i viteve ’50. U mor edhe me studimin e trombës dhe saksofonit duke qënë i dhënë pas muzikës xhaz. Jetën e vet mes Francës e Argjentinës e përshkroi në kryeveprën e llojit antiroman “Rauyela – loja e botës”. Argjentinasi tjetër i shquar Jorge Luis Borges e vlerësonte shumë këtë shkrimtar, duke krahasuar me Poe-n dhe Çehovin. Cortázar ndrroi jetë në Paris më 12 shkurt 1984 dhe u varros në Montparnasse. Ja një prej poezive që kam nga ky poet:

DASHNORËT

E kush i vë re në shëtitje
kur të gjithë janë të verbër?
Duarsh kapen: diçka mes gishtave
flet, ëmbëlsisht ca gjuhë pëllëmbët
e lagura lëpijnë dhe rend nëpër gishta,
mbi ta, nata plot sy.

Dashnorët janë, ishull i tyre verbtazi
drejt shkurresh të thara shkon, drejt portesh
që mes çarçafësh hapen.
Rrëmujë bëjnë kudo shkojnë,
cilido e gjen shumën e luajtur;
Atyre ama, as që ua pret mendja
se ndërsa rrokullisen nëpër arenën e mundimshme,
asgjëja bën pushim në punët e saj
dhe tigri s’është veç një kopësht që lodron.

Gdhin nëpër kazanët e plehrave,
të verbërit fillojnë dhe dalin,
ministritë hapin dyert.
Të dorzuar, vështrohen dashnorët e preken
edhe më fort kur kuptojnë se u gdhi.
Dhe ja, vishen, dalin në rrugë.

Dhe vetëm atëhere
kur janë të veshur, kur janë të vdekur,
qyteti në hipokritë i kthen
dhe i shtërngon të bëjnë punët e përditshme.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s