Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jorge Louis BORGES

Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986)

Më 24 gusht 1899 u lind në Buenos Aires Jorge Luis Borges, poet, shkrimtar, eseist, përkthyes e akademik argjentinas. Vuante shumë nga sytë dhe rreth viteve ’60 pothuajse u verbua krejt; gjithsesi as kjo sëmundje nuk ia uli dëshirën dhe vrullin Borgesit. Pati bërë emër të madh si krijues jo vetëm në Argjentinë, por në mbarë botën duke fituar çmime dhe mirënjohje të shumta jo vetëm në vendin e tij. Por çmimin Nobel nuk ia dhanë kurrë; por kjo s’e cënon aspak lavdinë e fituar me veprën e tij. Ditët e fundit të jetës i kaloi në Gjenevë, Zvicër, ku edhe u varros sipas dëshirës së Poetit. Është një kënaqësi e veçantë për mua përkthimi i poezive të Tij, të krijohet përshtypja se je duke folur me Borges-in, jo duke shqipëruar poezitë e tij…sot përzgjodha një shqipërim në gegnishte prej Tij:

HANA

Në atë ar, sa vetmi paska,
kjo hanë sonde, nuk asht hana
që i pari Adam ka pasë kundrue. Shekuj të gjatë
pagjumsie njerzore mbush e kanë
me lotë të lashtë. Kqyre. Asht pasqyra jote.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s