Poezi nga Sadbere Gagica Spahija
DO TË VIJ
Edhe sonte kur atje bie veç shi
Si pëlllumbeshë qiellit do fluturoj
Hapur leje dritaren
Mbi ëndrrat tua të shtrihem
Gjerë e gjatë si dua unë vetë
Pa protokoll e dhembjen ta lë udhëve
O do vij sonte jam mbushur
Si qielli me re të mllefosura
E do pi verë me vargjet e mia
Deri në agim
Do vij se më ka marrë malli
Mos e mbyll dritaren sonte.
NË DITARIN E MALLIT
Shkarravis vargje pa rimë
Për njerëz male
Fushat e heshtura
Një zë vjen nga nëntoka
Do të ketë shi me bubullimë
Ngjarje për tregime
Histori për mbretërit
Dashuri në internet
Në ditarin e mallit
Kërkoj një fjalë.
MOS M’I NGACMO PLAGËT
Stinët ikën hajnisht nëpër kohë
Malli më merr për Ty e fjalën
Gurët e lëmuara të vendlindjes
Zërat e fëmijëve në lagjjë
Malli më merr për Kosovën time
Që e braktisa pa ditur nga do ec
Flokëkaçurrelja mbaja një trëndafil
Të kuq si gjaku e libër poeti në dorë
Mos m’i ngacmo plagët e hapura
Udha më ka humbur s’di në cilin
Ishull jetoj e vetmuar shkronja ime
Mos m’i trazo ëndrrat vargun e pathënë
Deri në fund sa shkallë duhet kaluar
Ta mbështes një ditë kokën në gjoks
Të rri zgjuar deri në agimin e kuqrremtë!
NUK E DI
Do të jetë stinë e fundit me Ty
Apo dallgët do të më përplasin gjithandej
Si ky kufiri im që nuk ka fund
Ti mund ta korrigjosh një copë tokë
E tëra ka mbetur pas supeve
Si ky malli im që më djeg
E asnjë çast nuk jam e tëra!