
Cikël poetik nga Adem Zaplluzha Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Një shi prej bryme ” TË THASH SE SONTE NUK KA VDEKJE Sërish po të them Se sonte nuk ka vdekje Mes këtyre pemëve … Continue reading
Cikël poetik nga Adem Zaplluzha Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Një shi prej bryme ” TË THASH SE SONTE NUK KA VDEKJE Sërish po të them Se sonte nuk ka vdekje Mes këtyre pemëve … Continue reading
SARË GJERGJI (PhDc) Tel.: 044 132 368, E-mail: stublla_gj@hotmail.com Lindi më 15.12.1965, Stubëll e Epërme, Viti, Kosovë. Studimet për letërsi i kreu në Universitetin e Prishtinës. Katër semestrat e magjistraturës dhe provimet i ka përfunduar … Continue reading
Poezi nga Rami Kamberi MES DASHURIVE PA DASHURI Dikur diku pa hir Preka dashurinë me fjalën të dua sa zana e malit Që gurin e plas me një puthje Iu kuqësua fytyra, shpirti iu … Continue reading
PRESS RELEASE FOR IMMEDIATE RELEASE: VICARIOUS PSYCHOLOGY English Translation of Psychological Thriller Addresses Ripple Effect of Abuse [Toronto, ON – June 28, 2015] After the successful publication of her book The Devil I Paid For Advice … Continue reading
MITET SI KONCEPTE ANALITIKE NË TEKNOLOGJINË E KOMUNIKIMIT Nga: Dr. IRENA GJONI (Kumtesë e mbajtur në Konferencën shkencore “Java e Albanologjisë” Prishtinë 16 – 18 qershor 2014, me temë bosht Folklori dhe teknologjia e komunikimit: Raporte … Continue reading
PËRSIATJE ITAKA E ELLADËS SIME Nga Edmond Shallvari S’di si më vajti mendja aty ku s’ta pret mendja se mund të të vejë ndonjëherë, kur je duke bërë frapenë. Po ja që mendja, e … Continue reading
Gjeografia e një poezie Nga Rami KAMBERI Të lexosh e të japësh mendim mbi poezinë, nuk do të thotë vetëm të jesh poet apo kritik letrarë ose më shumë, një studiues i letrave, por një … Continue reading
Qyteti im – bir i Melisës dhe hyut të detit,
në tre mijë vjet me frymën tënde jam rritur,
jam rritur në furinë e vazhdueshme të rrëmetit.
Në tre mijë vjet kam pirë lotët e tu të kripur,
buzë detit duke vështruar sytë e tu të vdekur.
Sa herë prej vendit ke lëvizur, ti qyteti im,
prej tërmetesh të llahtarshëm i rrënuar.
Vidhisur, themelesh shkatërruar.
Mua, birin tënd,
po këtu ku më ke lindur, më ke gjetur,
me shpirtin prej Taulantësh të mëkuar.
Mijëra vjet, qyteti im, të kam pyetur.
Por ti veç ke heshtur me heshtjen tënde,
prej dheu të kripur
e bregu të përcëlluar.
Klithmës sime të çmendur
një herë të vetme s’i je përgjigjur.
Veç krahët e përgjakur katërsh m’i ke hapur
e supit më ke mbështetur ballin e përhumbur.
Në rrahun prej algash
m’a ngrite shtratin prej guri.
Shtratin shekullor që Epidami kish ngulur thellësive.
Netëve të kthjellta aty kam fjetur,
futurimin duke ëndërruar mbi krahët e trandafiltë,
të jetës tënde të pagjunjëzuar,
dehur prej dhimbjesh dhe dashurive.
O varri im i madh!
O varr gjysmë i mbuluar!
Në tre mijë vjet,
gjithë mendinet e mia për ty kam kryqëzuar.
Gjymtyrëve të tua të djegura kam vrapuar i përvëluar,
duke iu frikur përherë fuqisë tënde të zemërimit.
Prej fashitjes së menjëhershme të një ëndërre jam zgjuar,
ty të kam përqafuar nën tejdukshmërinë e perëndimit.
Tani rreth murit, prej zjarrit të rreshjeve gërryer,
bari yt i blertë prej kohe është zverdhur,
është zhuritur.
Por deti përsëri mes vështrimesh të rënduara,
me baticat dhe zbaticat e tij të buta,
të përkëdhel e të puth,
si me gjuhë valësh i uritur.
Kujdesshëm të mjekon plagët e pashëruara,
që ti kurrë të mos vdesësh, qyteti im,
por i gjallë mes të gjallësh të mbetesh
mes dallgësh e stuhish të tërbuara.
Qyteti im.
Dorën një herë të vetme s’ma ke zgjatur.
S’më ke përkëdhelur kurrë si fëmijën tënd të uritur.
Kur me zë të lartë, për gurët e tu kam kënduar,
kur kam kënduar për hirin e perëndive pellazgjike
sytë prej klithmash të vdekura më janë verbuar
mbi shkrimet e sargofagëve të mbyllur
e përsëri po aty më janë ripërtëritur.
O varri im i madh!
O varr gjysmë i mbuluar!
Në tre mijë vjet.
Gjithë mendimet e mia për ty kam kryqëzuar.
Një portret dashurie kam mbetur.
Një portret dashurie kam mbetur.
Skajeve të pluhurosura
në një kornize të vjetëruar.
Një portret dashurie prej kohësh kam mbetur.
Përtej errësirës, britma e shurdhuar,
mohuar dhe prej zhurmës së pazëshme
që rrënqeth qetësinë.
Si një kujtim i trandafilt më shfaqet ikja jote.
Celuloidit të fushës së djegur të një malli përvëluar.
Përpara meje dhimbja, të hutuarin zëmërim çukit.
Të humburin realitet të dashurisë,
mbete duke imagjinuar.
Mëshira në një degë peme të përthyer ka ngrirë.
Aty ku buzëqeshja jote nën etje,
zjarret e shpirtit të përgjumur
ditë pas dite kërkonte të ndizte,
dhe dëshirën e tërbuar për të prekur puthjet e mykyra.
Një portret dashurie kam mbetur, i pa përgëdhelur.
I rrahur prej valësh që këndojnë për histori tragjike.
Fshikëlluar prej erërave të natës së malit shpirt ndezur.
Me sy të tejmbushur plot ankthe padurimi dhe pritjeje.
Një portret dashurie kam mbetur,
djegur nën flakët e vetmisë…
Ti, kaq shumë larg meje mbete
rrezja e pashuar e dashurisë.
DRITHËRIMË E LIRISË E ALFABETIT SHQIP… (Dhe s’munda ta takoja të bardhën, të zezat kishin vënë hendeqe…) Bilall Maliqi:”Drithërimë”, poemë, botuar në Bukuresht, 2015 “Tek pi duhan, mes tymit flas menduar, sikur me shekuj rron një fis … Continue reading
SAKRIFICË NË KONTURE LEGJENDE Tregim nga Shezair Koko Aty, rreth viteve 1970, Jeta, kështu quhej gruaja, që mbeti e ve dhe sa mbylli të dyzetat e burrit, lidhi shaminë e zezë rreth kokës deri te qepallat. Burri, … Continue reading