Gjeografia e një poezie / Nga Rami KAMBERI

 

Gjeografia e një poezie

 

 

rami kamberi

Nga Rami KAMBERI

 

 

Të lexosh e të japësh mendim mbi poezinë, nuk do të thotë vetëm të jesh poet apo kritik letrarë ose më shumë, një studiues i letrave, por një lexues me intuitë që di të ndjejë të bukurën pothuajse nga të gjitha këndet e artit, pra,që të trajtosh nga të gjitha format dhe ngjyrat një poezi për të parë e për të gjetur ngjyrat poetike, ashtu si sytë në vështrim të pikturave apo të skulpturave, që me shikime i vërejnë të gjitha figurat dhe, e ndjejnë se çka në hapësirë apo brenda kornizave, kështu edhe në poezi, lexuesi duhet të gjejë shpirtin e poetit, që do të mbetet mes lexuesve si një aurorë për një ecje drejtë bukurisë së fjalës dhe madhështisë së ndjenjës.

Dua të them se pas një kohe të gjatë të marrjes me studimin e të gjitha aspekteve të letrave shqipe e në veçanti të poezisë, mendoj se edhe pse është vështirë të gjendet ndonjë element i veçantë që poezia poezisë të mos i flet me ndjenja dhe, që poezitë të mos jenë si lulet në lulishte, që i veçon vetëm ngjyra e aroma, herë-herë ndonjë poezi sikur është më e dukshëm dhe më me aromë, që të përvetëson më shpejtë.

Ndaj më duhet të them se e kësaj natyre është pa dyshim poezia e poetit Nikolla Spathari e në veçanti poezia që jetëson librin “S’iki dot nga kjo vjeshtë“, e cila me një ngrohtësi të fton të mbetesh mes saj duke prekur çdo petale e duke i mbajtur sytë e shpirtin brenda kurorës, për të shijuar vërtetë bukuritë që nuk dallojnë nga toka dhe njerëzit, që poetit ia dhanë më të bukurat e tokës për të ndjerë dashuri e më shumë se dashuri, siç na e dëshmon poezia “ Vajzës me emrin Lumturi”:

 

“ Buzët e tua

Që më erdhën si nga një relief i lulëkuqesh të Kosovës,

këtu në bregdet mu kujtuan sot.

…………………………………………………………………………….

Në Kaçanikun ku linde,

Idriz Seferi

Ndezi flakë çdo gur e çdo përrua…

Të jetë bërë vallë gjithë kjo luftë e madhe

Që të vinin kaq ëmbël buzët e tua ?”

 

Pra, natyra e poezisë në librin “S’iki dot nga kjo vjeshtë “ e poetit Nikolla Spathari është një madhështi që dëshmon se dashuri e atdhe janë një trup, që, që në fillim të tregon se kjo formë e poezisë nuk është e re në poetikën këtij poeti, por një poezi që është plakur më poetin rrugëve të jetës gjithandej gjeografisë shqiptare.

Më tej duke shfletuar librin “S’iki dot nga kjo vjeshtë“ e poetit Nikolla Spathari, nga faqja në faqe, mendoj se kam prekur ëndrrën e saj dhe, më duket se mendimi im mbi poezinë në fjalë do të duket sikur mundësia e njeriut për të vepruar pa shtrëngime sipas dëshirave dhe ndjenjave dhe, aftësisë për vetëvendosjes në zgjedhjet e tij për të thënë atë që e ndjenë. Ndaj, besoj se arrita të kuptoj se poezia në fjalë në një kuptim më të gjerë është vetë historia e njeriut shqiptar për të vepruar e menduar me vetëvendosje të plotë, për gjeografinë e tij dhe jetën e tij në ecjet nëpër kohë, siç mund të shihet në poezinë “Manastiri i Graçanicës”:

 

“ Si Atllasi mitik mbaj sonte qiellin

Mbi Manastiri e Graçanicës

Si s’kam qenë këtu në atë natën e largët

Kur i nxorën sytë Simonidës !

………………………………………………………………

Simonida mund të çuditej me guximin tim

Ku ta dinte ajo

Se, shumë vite më vonë

Diku në Kosovë do të njihja ty

Dhe do të isha prapë gati të zhvishja jataganin

Për një palë sy”

 

Pra, poeti Nikolla Spathari si formë poetike e ka peizazhin poetik, e sidomos frymëzimin lirik të përshkrimit dhe paraqitjes së natyrës poetike, që t’i rikujton poetët e romantizmit, por me një modernitet, që në poezinë e Rilindjes mungonte për shumë arsye.

 

22595_500815276734043_2586430759768066900_n

Nikolla Spathari

 

Një pjesë e dallueshme në poezinë e poetit Nikolla Spatthari është edhe poetika e natyrës së peizazhit, që poeti ia kushton jetës në kuptimin jetik të atdheut mu sikur piktori në pikturë kur me maje peneli i prek ngjyrat për të jetësuar një pamje edhe poeti Nikolla Spathari me një elegancë të pa dukshme e të theksuar e prek të kaluarën historike duke e ringjallur mes e për mes dashurisë,që sikur mishërohet me atë jetike të së sotmes dhe, diku-diku me kujtesën jep mesazhe se as trimëria e guximi e as krimet që u ushtruan mbi ne, nuk harrohen por barten nga brezi në brez bashkë me bëmat e atdheut historik.

Këtë, poeti e bënë në mënyrë mjeshtërore, sepse ia mundëson dhuntia dhe njohuria mbi të kaluarën tonë historike, sic shihet tek poezia “ Njoha një Helenë”:

 

“ Nuk isha në kullën e plakut Prijam,

.as tek zemërimi i Akilit

Në Mikenë,

Isha në bregdetin e Durrësit, mijëra vjet më vonë,

Kur njoha edhe unë një Helenë

……………………………………………………………..

Ishte po aq e bukur,

Po aq e dashur

Sa ajo e shekujve më parë

Dhe u dhashë të drejtë qindra akejve

Që për Helenën janë vrarë “

 

Pra, poeti në fjalë është i gërshetuar me të gjitha aspektet e ndodhive, madje gjendet kudo, si në dashuri, patriotizëm, filozofi, meditim, prekje jetike, përjetime e sidomos në atë me tipare dashurie, apo siç thuhet me gjuhën e artit letrar, në poezinë e dashurisë për dashurinë dhe në poezinë idilike e përshkruese të së sotmes dhe të së kaluarës.

Kështu që, lirshëm mund të themi se poezia e poetit Nikolla Spathari jeton në simbiozë figurative me të gjitha nivelet dhe aspektet e tjera të saj. Kjo simbiozë ka nuancat e një gjeografie të ngjyrave, pamjeve, situatave e sidomos të përshkrimeve që poeti me vargje ia bën jo vetëm natyrës shqiptare por edhe jetës që mund të qëndroj kudo në hapësirat globit.

Kështu që poezia e librit “S’iki dot nga kjo vjeshtë“ me lirikat që e jetësojnë, pra lirikat e paraqitjes së natyrës poetike, dëshmojnë se me mjeshtërinë e lartë artistike poeti Nikolla Spathari shfaq pikasjen e bukurisë së natyrës shqiptare, shpreh ndjeshmërinë e thellë, shijen e hollë dhe plasticitetin e dalluar në përshkrimin e bukurive e dhimbjeve të jetës shqiptare, e sidomos të anëve më karakteristike, siç janë: dashuria dhe atdheu, e sotmja dhe e kaluara, njerëzit e natyra dhe,të tjera karakteristika, që të vënë para një poezie e cila të josh e të mishëron me natyrën e saj.

Poeti ngjyros pamjet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktike jetike.

Dhe, na dëshmon se nuk ka gjë më të shtrenjtë se dashuria për njeriun dhe tokën e tij.

E tillë është jeta dhe, pa dashuri nuk do të ishte e kuptimtë, ndaj çka do që thotë për dashurinë, poetit sikur i duket pak , sepse për poetin dashuria është më shumë se një njohje, më shumë se një prekje, më shumë se një ëndërr.

Shikuar nga kjo pamje, por pa prekur më tej shpirtin poetik të poetit, shihet qartë se sikur pena e poetit shndërrohet në aurorë dhe tërheq mjeshtërisht pamjet e bukura e të thella, madje edhe të theksuara të natyrës shqiptare.

Jam i vetëdijshëm se të gjitha këto që u thanë janë thjeshtë mendime nga një këndvështrim i ndjenjës për poezinë e librit “S’iki dot nga kjo vjeshtë “, që ta japin vetë poezitë për të kuptuar gjuhën e një poeti, që shpërthen nga brenda për një dashuri, që është e një gjeografie ku banon jeta e një populli.

Kështu që, brenda këtij objekti të pafund frymëzimi, lirshëm mund të themi se për poetin Nikolla Spathari është dashuria mbi të gjitha, kuptohet, përshkrimi dhe paraqitja e saj mu ashtu si duket brenda librit “S’iki dot nga kjo vjeshtë“, të bashkëdyzuar me larushi motivesh, që dashurisë i japin epitetin Shqiptar-Shqipëri duke mos u veçuar nga tërësia e botës Tokë

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s