Poesie da Lumo Kolleshi

Poesie da Lumo Kolleshi       SUL PENTAGRAMMA DELLA TRISTEZZA   “Tu  tenti  di raccogliere il vento” Dissi al cuore  come  corda  di  chitarra Sul pentagramma  della tristezza. “Tu tenti di inaridire il mare” Dissi all’occhio – luna  falciata … Continue reading

Poezi në dy gjuhë (shqip- italisht ) nga Agim DESKU

Agim Desku

 

Poezi  në dy gjuhë (shqip- italisht )  nga Agim DESKU

 

 

 

Ç’farë nuk është thënë  këtë mbrëmje

 

Çfarë nuk është thënë këtë mbrëmje

Sonte lexoj diçka të bukur mes rreshtave

Ëndrrën e syve tuaj që është bërë pikturë

Varur në mur si lirikë e mbrëmjeve me hënë

Edhe në mes shpirtit tim e varur sikur flet më mua.

 

Sa e bukur kjo ëndërr edhe pse nuk i dua më ëndërrat

Sonte rri zgjuar e flas me këtë pikturë

Të varur në mur dhe në shpirtin tim

Të dytë flasim bashkë vargut tim.

 

Që Ti, ma bën  hyjnor,e ku më gjën këtë frymëzim

E më falë fjalë që shpejtojnë zemrën e mbyllin spitale

E hapin lulishte me lloje aromash si dashuritë hyjnore

Që edhe zoti vetë një ditë, secilin e bekon dhe uratë i  jep.

 

Ndërsa ne të dyve na dërgon në parajs aty ku fillojnë puthjet

Aty ku të kërkoja me vite e ja se si na  gjeti përendia

Sonte jemi të bekuarit e zotit ,pa mëkate të kësaj bote

Sonte  e gjetëm  dashurinë e vetme ,ëndrrën e kërkuar vite e vite.

 

Nëpër secilin varg poeti,nëpër secilën shpirt të Tij

Dhe në këtë mbrëmje asgje nuk është thenë për TY

Të gjitha fjalët e bukura janë zënë  mes veti

Secila lufton me vetën  për vargun e poetit.

 

Në dyluftim kanë marr shpirtin e tij,

Ëndrrën dhe dashurinë e vargut

Kanë edhe frymëzimin Tënd mike,

Kanë dashurinë e parë që e ruanjnë  kujtim.

 

Për secilin varg që e shkruajnë me shpirt e zemër

Se sonte jam poeti YT,jam  vargu yt,

Që poetin e mbyet kjo ëndërr

Dhe nuk i do më ëndërrat,do ti djegë.

 

Një ditë në zjarrin e puthjeve

Sonte mbeti  vetëm frymëzimi ynë

Bashkë me poetin që rri zgjuar këtë mbrëmje

Nën tingujt e këngës sate e të ndriqimit të hënës.

 

Që di të ndriqon vetëm dashurinë e parë

Që rri  vetëm afër zemrës sate

Dhe vulos  bashkë me secilin varg

Me shkronja  ari,eh sa bukur shkruhet emri Yt.

 

Emri,Yll,ka shumë ,në qiell janë

Janë sa dashuria ime që ndjej për ty mikja ime

Si zjarre që presin cunamet te shuajnë  flakën e ndjenjave tuja

Dhe ja që edhe vijë të rri dritareve të pasqyrës sate.

 

I zgjuar deri në mengjesin e ardhshëm pranveror

Që lulet presin të qelin si dikur buzëqeshjeve tona

Kur  unë e ti u këndonim idilave

Të atyre pejsazheve të bukurive përrallore.

 

Dhe ja erdhi mrekullia e ime që vetëm zoti di të krijojë

Një dritë në fund të dritarës sime.

 

 

 

 

Che cosa non e detto questa sera   

 

 

Stasera leggo qualcosa di bello tra i versi

il sogno degli occhi tuoi che e fatto come un quadro

appeso al muro come lirica delle sere con la luna

e  in mezzo dell’ anima mia,appeso come se dormisse con me

che bello! questo sogno, anche se non amo piu’i sogni

stasera resto sveglio e parlo con questo quadro

appeso al muro e nell anima mia.

Insieme parliamo nei miei versi

che tu gli fai divini, dove trovi l’inspirazione

e mi hai donato le parole che salvano ilcuore e chiudono gli ospedali

e aprono i giardini con tante arome come gli amori divini

che anche il Dio stesso un giorno ad ognuno benedisce

invece a noi due ci manda in paradiso li’ dove cominciano i baci

li’ ti cercavo negli anni,vieni ed ecco come ci si trova il signore.

Stasera  siamo  dei benedetti dal signore senza i peccati di questo mondo.

stasera abbiamo trovato l’unico amore,cerchato in anni interi

tra ogni verso del poeta,tra ogni sua anima

e in questa sera niente per te  non e’ detto

tutte le belle parole hanno litigato  tra di loro

ognuna lotta con se stessa nel verso del poeta

in un duello hanno preso la sua anima,il sogno e l’amore dei versi

hanno anche la tua inspirazione ,amica

hanno il primo amore che custodiscono come ricordo

per ogni verso che scrivono con anima e cuore

se stasera sono il tuo poeta ,sono il tuo verso

che questo sogno soffoca il poeta

e non vuole piu’ i sogni , gli brucera’

un giorno nel fuoco dei baci

stasera e’ rimasta solo la nostra inspirazione

insieme al poeta  che sta’ sveglio in questa sera

sotto i suoni della tua canzone e il splendore della luna

che ti fa brillare,solo con il primo amore

che sta’ solo vicino il tuo cuore

e che timbra insieme ogni verso

con lettere d’oro,come si scrive bene il tuo nome

il nome Stella…..ha,molti, nel cielo sono,

sono quanto amore che sento per te amica mia

come i fuochi che aspetano i Tsunami che spengono  il fuoco dei tuoi sentimenti

ed ecco che vengo a stare nelle finestre dell’ tuo specchio,

sveglio ,fino alla nuova mattina della primavera,

che i fiori aspetano di sbocciare come una volta nei nostri sorrisi,

quando tu ed io cantavamo agli idoli di quei paesaggi delle bellezze favolose

ed ecco e’ arrivata la mia meraviglia che solo il Dio creo’.

Una luce in fondo della mia finestra.

 

 

 

 

Kënga e heshtjes

 

Nga vie kjo këngë

Nga cili det frymëzimesh më vie

Mëthuaj ,ty të pyes mike

Të dytë jemi pranë pasqyrës.

 

Presim të vijnë fjalët

Degjojmë heshtjen

Bashkë me Mocartin

Të tretë këndojmë.

 

Vargjet ikin me TY

Bota sillet rreth meje

Unë shkruaj poezinë tënde

Lexoj çfarë të thot zemra.

 

Herë bëhëm mbret i kësaj mbretërie

Që më pushton e më prangos mendimin

Me fundos cunameve të Niagares

Të përmbytëm për një çast valëdrinit tim.

 

Duke kërkua prap  ëndrrat,

Jonuk dua të më humbasin

Janë të vetmet që më sjellin kujtimet tua

Dashurinë e zjarrtë te zemrës.

 

Që nuk di te ikën nga kjo botë

Por rri më mua në secilin varg më flet

Më buzëqesh,më puth nga largë

Është ky vargu YT apo imi nuk e di.

 

E di që me vite e prita këtë varg të gjallë

Është edhe këngë e heshtjes

Që degjohet nëpër avenytë De La Pari

Mbrëmjeve kopshtiti tënd apo atij të shpirtit.

 

Herë të ëndërrave

Më falë mike i dua prap ëndrrat e mia

Të lutëm falama një ëndërr plot puthje që më djeg si zjarr

E më dërgon ferrit të Dantës.

 

Aty ku pres dhe përkulëm unë princi i kësaj bote

I gozhduar në njëmijë gozhda vetëm pse u bëra kryeneq

Pse të deshta vetem TY,pse të prita me vite

Pse nuk dija të urreja dashurinë.

 

Pse u bëra më i krisuri i kësaj bote ,

I vargjeve që janë frymëzimi yt besnik

Që nuk vdes pa këtë ëndërr

E di shkova largë ,më dërguan cunamet.

 

Në shpirtin tënd u gjenda përballë dashurisë tënde

Përqafimit të lotit tim,sa afër kishe qënë

Nuk e dija është kohë që vjenë më mua

Dhe ikë kur kam gjumë,kur kam uri.

 

Kur kam ejtje më ikën,pse,pse

Asnjëri nuk e di cila është dhimbja ime

Cila është lumturia,cila është bota e kësaj nate

Që vetëm dëgjon dhe në heshtje më mërr pranë.

 

Më përqafon kujtimin tim,

Sae bukur është jeta me TY

Sa ëngjëll bëhesh sonte

Sonte të veshi me fustan nusërie.

 

Të veshi më buzëqeshen time

Dhe të falë secilin varg që e shkruaj sonte

E di edhe ti, qëje  frymëzim i heshtjes

Ku më dëgjon tregimin tim që e marr për pak kohë.

 

Sonte  e krahasoj emrin tënd me Doruntinën

E secilës kohë që ikën bashkë me kujtimet tona.

 

 

 

 

 

LA CANZONE DEL SILENZIO

 

Da dove arriva questo canto

Da quale inspirazione arriva

dimmi tu, a te chiedo amica.

Tutti e due siamo vicino allo specchio

aspetiamo che arrivano le parole

ascoltiamo il silenzio

insieme a Mc Cartin

tutti e tre cantiamo

e i versi vano con te

Il mondo gira atorno a me

io scrivo la tua poesia.

Leggo cosa mi dice il cuore.

A volte divento il re di questo regno

che mi occupa e mi catena il pensiero

mi affonda nei Tsunami di Niagara

mi immergo per un attimo nel mio Valedrini

cercando ancora i sogni

no,non voglio che si perdono

sono le uniche che mi portano i tuoi ricordi.

L’amore  passionale del mio cuore

che non sa andare da questo mondo

ma sta’ con me ,in ogni verso ,mi parla

mi sorride, e mi bacia da lontano

e’ tuo questo verso o il mio non lo so

lo so  da tanti anni aspetavo questo verso vivo.

E una canzone del silenzio

che si ascolta in Aveny della Pari.

Le sere nel tuo giardino quello dell’ anima

a volta dei sogni

mi perdoni amica,voglio ancora i miei sogni

ti prego un sogno pieno di baci,che mi bruciano come il fuoco

E mi manda nell’ inferno di Dante

li’ dove aspetto e mi inchino io, il principe  dell mondo

inchiodato in mille chiodi,solo di essere stato testardo.

Perche’ l’amavo solo te,perche da tanti anni ti aspetavo

perche’non sapevo di odiare l’amore

perche’ sono diventato il piu’ pazzo di questo mondo

dei versi che sono il tuo piu’ fedele inspirazione.

Che non muore senza questo sogno.

Lo so andai lontano,mi mandavano i Tsunami

nella tua anima mi trovo di fronte al tuo amore

l’abbraccio della mia lacrima ,quando vicina mi sei stata

non lo sapevo e’ un tempo che arriva con me

e sei andata quando ho fame quando ho sete

qual’ e’  la felicita’, qual’e’ il mondo di questa sera

Che solo ascolta in silenzio e mi prende vicino

mi abbraccia il mio ricordo

che bella e la vita con te

che angelo diventi stasera

stasera indosi un abito nuziale

ti vesto con il mio sorriso

e ti dono ogni verso che scrivo stasera

lo sai anche tu ,di essere l’inspirazione del silenzio

e senti il mio raconto che lo prendo per un po’

stasera paragono il tuo nome con la Doruntina

di ogni tempo che va insieme ai nostri ricordi.

Choose a sticker or emoticon.

Mundësia e tretë e Këlcyrës / Nga Kujtim Mateli

Qyteti-i-Kelcyres..-300x168

Mundësia e tretë e Këlcyrës

 

Nga Kujtim Mateli

 

 

Në historinë e Shqipërisë, Këlcyra është një nga qytetet me jetëgjatësinë më të madhe. Kalaja antike e shënon atë në disa shekuj para Krishtit, por ndoshta është nga të rrallat kala që ka qenë e banuar nga antikiteti deri në shekullin XIX, pra një periudhë më se dymijëvjeçare. Jetëgjatësinë Këlcyrës ia ka shtuar rëndësia që ka patur ky qytet në raport me qendrat e tjera të banuara. Është në kryqëzimin e rrugëve perëndim-lindje, por gjithashtu dhe në kryqëzimin e rrugëve veri-jug. Përmendet në kohën e Bizantit me emrin Klisura. Ishte nga të paktët qytete që kishte një kala dhe në këto dokumente përmendet krahas Kaninës, Skraparit (kala në rrethin e Skraparit) dhe Timorit (kala në rrëzë të malit Tomor). Në kohën e pushtimit Osman, sipas ndarjes administrative të trojeve shqiptare të vitit 1431, Këlcyra shënohet si qendër e Vilajetit për Shqipërinë e Poshtme që përfshinte hapësirën nga Berati deri në gjirin e Artës. Bashkë me Këlcyrën përfshihej dhe territori në të djathtë të Vjosës që njihet gjeografikikisht si Lugina e Mesme e Vjosës dhe që përfshinte rreth 30 fshatra që i përkasin në kohën e sotme rrethit të Tepelenës, ndërsa në antikitet është njohur me emrin Atintania. Përfshirja e Antintanisë bashkë me Këlcyrën do të thotë që banorët e Luginës së Mesme dhe të Sipërme të Vjosës, pra tepelanasit e sotëm në të djathtë të Vjosës dhe përmetarët, të përbënin qendrën e Vilajetit. Ky organizim i Perandorisë Osmane nuk pati jetëgjatësi, sepse Këlcyra, atëhere e vendosur në shpat të malit, nuk plotësonte kushtet për vendosjen e administratës dhe të garnizoneve ushtarake. Janina, në këtë këndvështrim, plotësonte kushte më të mira për një qendër Vilajeti. Megjithatë, kjo ka qenë mundësia e parë e Këlcyrës për t`u bërë epiqendra e Shqipërisë së Poshtme, siç thirrej Vilajeti i Janinës në kohën e pushtimit osman.

 

kujtim

Kujtim Mateli

 

Mundësia e dytë e Këlcyrës ka qenë viti 1920. Ky vit e gjen Këlcyrën (vazhdonte ende të shkruhej në dokumentet zyrtare Klisura) nënprefekturë që varej nga Prefektura e Gjirokastrës. Kështu më 26 mars të vitit 1920, Nënprefektura e Këlcyrës i raporton Prefektit të Gjirokastrës mbi lëvizjen e 150 xhandarëve në drejtim të fshatrave që ndodheshin rrëzë malit Nemërçkë. Nënprefektura e Këlcyrës ka një korespodencë të vazhdueshme me prefekturën e Gjirokastrës. Kjo korespodencë është edhe midis Zyrës së Policisë Këlcyrë me Nënprefekturën e Këlcyrës, siç është korespodenca e datës 4 maj 1920 e në vijim. (Burimi: Arkivi Qëndror i Shtetit Nënprefektura e Përmetit, dosja nr.16, viti 1922).

Siç duket, as këtë herë Këlcyra nuk i përmbushi kushtet për të qenë qendra kryesore në Luginën e Sipërme të Vjosës, sepse pas një viti nënprefektura vendoset në qytetin e Përmetit.

Ndarja e re administrative për zgjedhjet vendore të qershorit të vitit 2015, i ka dhënë Këlcyrës të njënjtën peshë që ka dhe qyteti i Përmetit. I gjithë rrethi i Përmetit ndahet në dy njësi administrative me peshë gati të barabartë: në atë me qendër Këlcyrën dhe në atë me qendër Përmetin. Të dy këto qendra nuk do të shërbejnë për ta ndarë Luginën e Sipërme të Vjosës në dy njësi etnografike. Pra, të kemi një identitet përmetar dhe një këlcyrjot. Ajo që unë quaj mundësi të tretë të Këlcyrës është që do të ketë nga buxheti i shtetit një fond të krahasueshëm me qytetin e Përmetit apo dhe atë të Tepelenës për shkak të peshës së barabartë që ka Këlcyra me këto qytete. Deri në ditët e sotme, Këlcyra ka qenë e diskriminuar nga vëmendja që kanë treguar ndaj saj qeveritë shqiptare. Investimet në qytetin e Këlcyrës kanë qenë disa herë më të vogla se ato të qyteteve të tjera që kanë qenë të privilegjuara në raport me Këlcyrën. Ndryshe nga shumë qytete të tjera, Këlcyra ka burime të konsiderueshme që do t`i sigurojnë të ardhura, nëse do t`u kushtohet vëmendje dhe do të administrohen mirë.

Fushat e luginës së Dëshnicës, ajo e Këlcyrës dhe e Velçishtit, janë nga më pjelloret në Luginën e Mesme dhe të Sipërme të Vjosës. Përshkrohet nga dy lumenj: Vjosa dhe Dëshnica si degë lumore e Vjosës. Ka dy male me kullota të pasura për blegtorinë: Trebeshinën dhe një segment të Dhëmbelit. Vend me vreshta e blloqe dru frutorësh në krahun e majtë të lumit Dëshnica deri në Piskovë. Kanë qenë këto veçori që territori i Këlcyrës ka qenë i banuar që në kohët më të hershme. Në territorin e saj ndodhen tri kala antike në distancë të afërta me njëra-tjetrën: ajo e Këlcyrës, e Kuqarit dhe e Limarit. Të tri këto kala, të datuara në shekujt IV-III para Krishtit, tregojnë se në këtë hapësirë, kishte tre qytete, të cilat tregojnë për shkallën e lartë të zhvillimit të kësaj zone. Cilët ishin këta qytete në antikitet? Cilado krahinë e Shqipërisë apo dhe më gjerë do të ishte me fat që të ishte shenjuar nga tre kala antike. Në kohën e sotme do të thotë më tepër vizitorë, më tepër interesim, më tepër të ardhura. Po cila është gjendja e tyre reale? Të tri kalatë janë të braktisura. Asnjë interesim. Asnjë vizitor.

Në vitin 2011, pas një studimi 10-vjeçar mbi autorët e antikitetit, arrita në përfundimin se kalaja antike e Këlcyrës ishte Dodona e famshme e antikitetit e cila rrezatonte përtej brigjeve të Mesdheut dhe sillte vizitorë nga veriu Danubit. Një konkluzion i tillë vërtet është befasues, kur dihet që bota akademike shqiptare dhe ajo e huaj e pranojnë Dodonën sipas Karapanos në luginën e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës, ndërsa Rilindasit tanë e shenjuan atë në Tomorin e Beratit, e cila mbeti një hipotezë edhe me studimin serioz të Perikli Ikonomit.

 

 

Po autorët e antikitetit, me përshkrimet e tyre, nuk të çojnë as në Dodonën e Janinës, as në Tomor të Beratit. Dodona e Karapanos, në jugperëndim të Janinës nuk plotëson asnjë kusht nga to që thonë autorët e vjetër.

Kushti i parë: Autorët e vjetër thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, Dodona e Janinës ndodhet në mes të Epirit.

Kushti i dytë: Orakulli i Dodonës ndodhej ndanë lumit me emrin Dodon ose quhej edhe lumi i Selinjve. Në luginën e Carakovistës nuk ekziston lumi.

Kushti i tretë: Dodona ndodhet në shpat të malit. Në luginën e Carakovistës jo vetëm që nuk është në shpat të malit, të malit Uliçka, i pretenduar si Tomari i lashtësisë, po as në rrëzë të tij, ajo ndodhet në krahun tjetër të luginës, në kodrat e Kozmirasë.

 

Ishin këto dëshmi të cilat bënë që Zoto Mollosi, një nga dijetarët më të shquar të shekullit XIX, ta kundërshtonte ashpër vendosjen e Dodonës në luginën e Carakovistës duke thënë:

“Këto që thotë z. Karapano, nuk kënaqin asnjë shkrimtar të ri grek, përveçse disa shkrimtarëve të huaj sipërfaqësorë që nuk e vizituan ndonjëherë këtë vend e nuk e studiuan truallin e Epirit” duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme Karapanos dhe Akademisë Franceze që njohu studimin e Karapanos si një vlerë shkencore.

Po edhe ata që e pranuan Dodonën në luginën e Carakovistës, pasi krahasuan dëshmitë e autorëve të antikitetit me luginën e Carakovistës, arritën në përfundimin se kjo luginë nuk përputhej me thëniet e tyre. Atëhere dolën në konluzionin se autorët e antikitetit ishin konfuz, “të dykuptimtë dhe të paqartë siç ishin edhe përgjigjet e orakullit”. Megjithatë, Dodona mbeti në Janinë, edhe pse e dyshimtë, sepse studiuesit e deritanishëm nuk arritën dot që të gjenin vendndodhjen e vërtetë të Dodonës që është në Dëshnicë të Përmetit.

Pas botimit të studimit “ Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I” Tiranë 2011, vendndodhja e vërtetë e Dodonës që është në rrethinat e Këlcyrës, u bë më se e qartë. Po ç`ndodhi? Në vend që të përkrahej nga institucionet shkencore, u kundërshtua prej tyre, një kundërshtim i një lloji të veçantë, nga vetë kreu i sotëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: “Këto që dëgjojmë e shohim sot se do të ngrihet një monument tjetër i pavarësisë në Tiranë më duken si ato dilentantizmat e atyre që Dodonën antike 1500-vjeçare duan ta çojnë në Kalanë e Këlcyrës. Me këtë dua t’ju them se edhe ngritja e Monumentit të Pavarësisë në Tiranë është një dilentatizëm”. (Gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012).

* Shënim: Me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, qeveria shqiptare donte që të ngrinte dhe një momument tjetër të Pavarësisë në Tiranë. Ky veprim i qeverisë shqiptare u kundërshtua nga forcat politike në Shqipëri. Kundërshtim pati dhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe konkretisht nga nënkryetari i saj në atë kohë z. Muzafer Korkuti. Po këtë kundërshtim që mbështetej dhe nga opinioni publik, z. Korkuti e lidh dhe me Tempullin e Dodonës, i cili duhej kundërshtuar për të mos lëvizur nga Carakovista e Janinës për në Këlcyrë të Përmetit.

Për vetë rëndësinë që ka Dodona për hapësirën ballkanike dhe atë europiane, institucioni shkencor më i rëndësishëm në vend, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duhet të kthente një përgjigje shkencore përse Dodona nuk ndodhet në Këlcyrë. Dodonën në Këlcyrë nuk e shpiem ne, Dodona ndodhet tek kalaja antike e Këlcyrës. Tek kalaja antike e kanë vendosur autorët e antikitetit, pothuaj të gjitha dëshmitë e tyre e vendosin në veri të Epirit, në tokën e Molosisë. Këtë kufi e shënon Lugina e Sipërme e Vjosës dhe gjithë topografia e Dodonës përputhet në mënyrë perfekte me Këlcyrën.

Paaftësinë për të kundërshtuar Dodonën në Këlcyrë e vëren dhe tek kjo deklaratë e akademik Korkurtit: “Siç përmenda më sipër rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit”. (Gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012).

 

Është e pakuptueshme shprehja se Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali. Si mund të shikonte Ismail Qemali se cilit qytet i përkiste një vend i shenjtë apo qytet, i cili ndodhej nën rrënoja? Të përdoresh këtë shprehje të Ismail Qemalit, të bërë 150 vjet më parë, si serum për të mbajtur në këmbë një tezë tashmë të rrëzuar, do të thotë se institucioni shkencor më i rëndësishëm në Shqipëri, ndodhet në gjendje kome. Po nëse institucionet shkencore në Shqipëri paguhen dhe nuk kanë bërë asgjë serioze në këto 20 vitet e fundit, fajin nuk e kanë ata vetë, por shteti dhe qeveria shqiptare që duhet t`i vinte në lëvizje nëpërmjet reformave, ku puna e secilit të matej nga produkti që ata vazhdojnë të japin dhe jo çfarë kanë dhënë 25 vite më parë. Cfarë ka thënë Ismail Qemali?

“Dhjetë vjet më vonë, një mision shkencor francez, që kishte ardhur në Janinë deklaroi se çdo kërkim për faltoren e Dodonës në këtë rajon, ishte i kotë. Unë atëhere ndodhesha në Vlorë, me një shokun tim të fëmijërisë, Kostandin Karapanon, të cilit i besova përshtypjet e mia lidhur me rrënojat e Melingosit. Karapano që ishte plot inisiativë, filloi pak kohë më vonë gërmimet dhe zbuloi faltoren dhe një sasi thesarësh arkeologjik të një vlere të jashtëzakonshme” (Kristo Frashëri, “Album, Ismail Qemali”, Tiranë 2012, fq 22)

Ismail Qemali e thotë qartë: “ i tregova shokut tim të fëmijërisë, Karapanos, në lidhje me rrënojat e Melingosit” Kjo është një bisedë tavoline, bisedë të cilën ai e ka hedhur në kujtimet e tij, si çdo kujtim tjetër të jetës së tij. Ai vetë nuk po pretendon se ka zbuluar Dodonën, thjesht ka folur me mikun e tij në lidhje me të.

 

Megjithatë, deklaratat e akademik Korkutit se “Dodona nuk mund të çohet në Këlcyrë” apo “është atje ku e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali” po pranohen si një lloj çertifikimi që Akademia e Shkencave e Shqipërisë i bëri Dodonës së Karapanos në luginën e Carakovistës. Tirana akademike që e kishte pranuar në heshtje Dodonën në jugperëndim të Janinës, me deklaratën e saj të vitit 2012, u bë pjesë e rëndësishme e segmentit Athinë-Paris që ishte shenjuar qysh në vitin 1878. Tashmë, trekëndëshi i sapo krijuar Athinë-Paris-Tiranë, në dukje është më i fortë se segmenti i mëparshëm.

Pas krijimit të kësaj figure të re gjeometrike, ka një heshtje të plotë nga institucionet shkencore në vendin tonë. E gjithë kjo heshtje konvertohet në mungesë interesimi për banorët e Këlcyrës dhe mungesë investimesh për këtë rajon. Ç`do të thotë të zbulohet vendndodhja e vërtetë e Dodonës? Që kalaja antike e Këlcyrës dhe qyteti i vjetër poshtë saj të kthehen që qendrën arkeologjike më të rëndësishme të Ballkanit dhe Këlcyra të bëhet kryeqendra e botës antike. Do të shkojë në vendin e vet dinjiteti i shqiptarëve, sepse do t`i japin vlerën reale identitetit të tyre. Nga pikëpamja ekonomike do të thotë që ai shpat mali të kthehet në një minierë ari. Mirëqënie e punësim për shumë nga banorët e Këlcyrës. . Kalaja antike e Këlcyrës është kalaja me jetëgjatësinë më të madhe, e cila është banuar nga mijëvjeçarët para Krishtit deri në shekullin e XIX, kohë kur Ali Pashë Tepelena kishte një garnizon ushtarak. Kjo jetëgjatësi e bën atë tepër kureshtare për vizitorët. Po kureshtinë më të madhe ia shton asaj pozicioni gjeografik. Ndodhet në shpat të malit. Një kala në shpat të malit aq sa e vështirëson vajtjen atje, aq e bën dhe tërheqëse për vizitorët. Pikërisht midis kureshtisë së lartë dhe vështirësisë për të shkuar atje duhet kërkuar dhe zgjidhja. Kjo zgjidhje vjen duke përdorur si mjet transporti për vizitorët një teleferik. Sigurisht që bashkia e Këlcyrës nuk i ka mjetet financiare për të ndërtuar një teleferik, megjithëse ai nuk është më shumë se 1 km. Ndaj dhe ekspozohet para qeverisë shqiptare dhe donatorëvë të huaj për ta financuar atë. Dhe kanë arsye për t`iu drejtuar pikërisht donatorëve gjermanë.

Philippi Cluverus në librin e tij mbi gjeografinë e botës, “Introductio Universam Geographiam-tam Veteram quam Novam…”, Luneburge 1686., pas faqes 346 të librit të tij, ka një hartë ku Dodonën pellazgjike e vendos tek kalaja antike e Këlcyrës. Kjo është e mjaftë që midis qyteteve të shumtë industrialë të Gjermanisë, të gjesh njërin prej tyre që të bëjë një financim për ta lidhur qytetin e Këlcyrës me kalanë antike me anë të një teleferiku. Pra, motivet për të nxitur dhe inkurajuar donatorët janë të shumta. Me teleferikë janë lidhur shumë qytete me shpate malesh, vetëm si pika turistike. Madje dhe Tirana e ka një teleferikë të tillë që e lidh me malin e Dajtit. Kjo lidhje ka të bëjë me historinë e kohëve moderne. Teleferiku i Këlcyrës do të lidhë një botë antike 3.000 vjeçare që ndodhet në shpat të malit Trebeshinë me qytetin e Këlcyrës. Kalaja antike e Këlcyrës ka vlera universale. Madje dhe si pikë turistike ajo i dominon të gjitha pikat e tjera turistike që ka vendi ynë. Bukuritë e Grykës së Këlcyrës, të shijuara nga një pikë dominuese siç është kalaja antike, janë të papërsëritshme dhe të pakrahasueshme. Askush nuk niset nga vendbanimi i tij me mendimin se do të shkojë në Tiranë se do të bëjë një vizitë në malin e Dajtit, qoftë ky shqiptar apo i huaj. Tiranën e viziton për të tjera arsye dhe vlera. Ashtu si deri më sot askush nuk vjen në Shqipëri se do të vizitojë Këlcyrën. Në Shqipëri vjen për të tjera arsye dhe vlera. Po nëse do të ndërtohet ky teleferik dhe kalaja antike e Këlcyrës do të marrë vlerën reale që ajo mbart, atëhere vizitorë të shumë, shqiptarë dhe të huaj do të thonë: do të shkojmë në Shqipëri se do të vizitojnë kalanë antike të Këlcyrës që mbart vlera e margaritarë, do të vizitojmë Dodonën shqiptare.

Jo rastësisht, Homeri i shekullit të VIII para Krishtit, i kushtoi vargjet: “O Zeus, mbret i Dodonës pellazgjike, që rron larg e kujdesesh për Dodonën dimërkeqe” apo “ …në Dodonë ku dimri bën me borë dhe akuj”. Ky vend që përshkruan Homeri, nuk mund të jetë tjetër, veçse ajo kala antike që ndodhet atje, në shpat të malit Trebeshinë, sepse kala e qytet në një shpat të egër mali, nuk mund të gjesh asgjëkundi.

 

Mbase një interesim publik i vetë banorëve të Këlcyrës, interesim që do ta injektojnë dhe tek të zgjedhurit vendorë të 21 qershorit të këtij viti duke u kërkuar kandidatëve që të përfshijnë në projektet e tyre këto kala antike, do të shërbejë si shtysë për të ecur më tej. Këlcyra nuk do të jetë më ai qyteti i vogël që priste financime nga qeveria, por kryeqendra arkeologjike e Ballkanit, me vizitorë të shumtë në të katër stinët e vitit. Atë që nuk bëri dot Perandoria Osmane për ta bërë Këlcyrën qendër të Vilajetit për Shqipërinë e Poshtme dhe që sot do të kishte afërsisht përmasat dhe rëndësinë e qytetit të Janinës, do ta bëjnë bijtë e Këlcyrës. Do ta bëjnë se ekzistojnë të gjitha mundësitë. Nuk do të jetë e largët dita, kur kalaja antike e Këlcyrës, e shënjuar tre shekuj më parë nga Philippi Cluverus si Dodona pellazgjike, do të marrë vëmendjen e duhur nga institucionet evropiane dhe do të shënohet në hartat e botës si kryeqendra e qytetërimit ballkanik. Me vonesë, por mbase historia kështu e desh që të rridhnin gjërat.

Shtëpia Botuese “ADA ” publikon librin “ Cicërima në kafazin anti – natyrë “ të autorit DENLIU dhe redaktim të Albana Subashit .

  Shtëpia Botuese “ADA ” publikon  librin  “ Cicërima në kafazin anti – natyrë “ të autorit  DENLIU  dhe redaktim të  Albana Subashit .     Numri i botimit 39 Autori : DENILU Titulli : Cicërima në kafazin anti – natyrë … Continue reading

Shtëpia Botuese “ADA ” publikon Vëllimin poetik “SHTIGJE DASHURIE “ të autores Arta Hysenaj dhe redaktim të Demir Gjergjit .

    Shtëpia Botuese “ADA ” publikon  Vëllimin poetik  “SHTIGJE DASHURIE  “ të autores  Arta Hysenaj  dhe redaktim të  Demir Gjergjit .     Titulli: SHTIGJE DASHURIE Autore: Arta Hysenaj Redaktor: Demir Gjergji     Përgatiti për botim: Roland Lushi … Continue reading