LIRIA NË KALENDARIN POETIK / NGA : NEXHAT REXHA

11541171_10200511607108076_1113178327_n
LIRIA NË KALENDARIN POETIK

 

 

NGA : NEXHAT REXHA

 
Botimet artistike vijnë nëpër të kohë të ndryshe dhe ato ruajnë në vete periudhën e të ndodhura,në një mënyrë ato edhe rishfaqin; pamje,ndjenja e përjetime të hapësirës kur jeton, vepron e krijon njeriu poet. Në këtë të XX,-tin fund shekull apo në fillim ardhje të këtij XXI , që sapo erdhi, fjala poetike depërtoi në të gjitha vrimat e dhembjeve dhe në të gjitha plagët e përgjakura. Në këtë proces të ndërrimeve të shekujve vjen edhe vepra poetike e Nehat Jahiut “Epitaf Lirie”, në të cilën autori ka gjetur e gdhendur fjalën artistike me të cilën ka krijuar shkronjat e përjetimit në mbishkrimet e amshimit.
Njohja dhe hulumtimi i të ndodhurave në vargun poetik të Nehatit vjen si rezultat i akumulimit dhe përjetimit të robërisë shekullore ndër shqiptarët këndj kufirit. Përfundimi i Luftës së UÇK në Kosovë në vitin 1999, për poetin shpalosi përjetimin dhe ngujimin e ndjenjës më ndryshe nga përditshmëria,ai bashkëjetoi këtë dramacitet të kësaj lufte të tmerrshme. Mirëpo, liria në poezitë e tija vjen më shumë si krenari,sepse dhembja mbetet e shkruar në epitafet e shumta, e në rrasat e gurëve ku luftuan e mbrojtën atdheun dëshmorët e lirisë.
Në të gjitha poezitë e këtij vëllimi, identiteti i krenarisë vjen natyrshëm,sepse edhe sakrifica për liri vjen ashtu si ëndërrimin për të. Kuptohet,frymëzimi është marrë nga brendia e përjetimit dhe dëshira për të pa lirinë e ëndërruar dhe gjakun e freskët të dëshmorëve,ai ka stolisur me një mori figurash emrat e dëshmorëve,jo vetëm të kësaj lufte, por njëkohësisht ka lidhur ngjarjet nëpër të cilat janë krijuar, ndërtuar periudhat historike.

 

portreti  1 i Nehatit

 

 

Imazhet e luftës reflektojnë të djeshmen dhe kërkesën për ardhjen e lirisë, e këto kundrime përsëriten gati në çdo poezi të këtij vëllimi, si proces i dëshiruar dhe si faktografi me emrat e dëshmorëve dhe toponimet e dhëna, për të sajuar ndërtimin e fjalës dhe për t`i dhënë saktësi zhvillimit të këtij procesi real, që ndërlidh fate e krijon mundësi afirmimin këtyre brezave dëshmorësh, si të: Adem Jashatit, Ismet Jasharit,Azem Bejtës,Shotës, Xhevës,Bajram Currit, Mic Sokolit,Isa Boletinit, Hasan Prishtinës.Me këto ilustrime, autori regjistron në përjetimin e tij për të bartur tek gjeneratat e ardhshme këto figura e personalitete kombëtare.
Njëherit, poezinë e këtij vëllimi Nehati e ka realizuar edhe me një numër të konsiderueshëm toponimesh,të cilat nuk janë imagjinatë,por ato janë realitete gjeografike,ku saktësia e tyre është publike dhe në këtë mënyrë dëshmohet se kjo luftë për liri është zhvilluar në këto pjesë të etnikumit tonë dhe si ilustrim po paraqesim disa nga emrat tyre,si: Prekazi, Drenica,Gukagjini,Shala e Bajgora, LLapushniku, Juniku,Llapi,Kaçaniku,Malisheve,Deçani ,Gjakova etj., si emri i qytetit të Pavarësisë, Vlorës, sikur me këtë ai dëshiron një unifikim të kombit dhe të lirisë për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë rrjedh të shkronjave e të gjakut,sikur lumenjtë:Drini ( e që autori e quan Drini plak),Bistrica, Ereniku etj., krijojnë jetë me gjakun e dëshmorëve,sikur ngjyra e kuqe ,që ka përgjakur tokën, ajo ruan epitafin e lirisë në lulet e ardhshme, kurse lumenjtë sodisin detet me këtë ngjyrë Kosove.
Vëllimi poetik “Epitaf Lirie” mund të quhet edhe libër i përkushtimit të Kosovës e të kësaj lufte, duke dalluar përkushtimet ndaj figurave të dalluara, si ajo: Adem Jasharit, Ismet Jasharit e tj., pastaj përkushtimet e dy poetëve Ymer Elshanit dhe Agim Saphiut (ani pse Agim Spahiu ka vdekur më herët). Këto mesazhe ,që vijnë nga dëshmorët , Nehat Jahiu i ka paraqitur bukur në poezinë”Mos më qajë nënë”,në të cilën shprehet lirshëm edhe testamenti i lënë nga dëshmori(dëshmorët),si në vargjet e kësaj poezie:
Amanet nënë po të lë mos më vajto
Jetën atdheut ia dhashë mos harro
Pranë varrit nënë të ma vësh një gur
Trupin të lutem ma mbulo me flamur.
Ideali i atyre që e dhuruan gjakun për liri mbetet kërkesë dhe qëllim për një flamur, sepse flamuri dhe valëvitja e tij të përkujton atdheun dhe ruan krenarinë e breznive nëpër shekuj. Akumulimi i dëshirave për liri nuk ka mbarim, ai mbetet i jetësuar edhe në amshim, sikur vargjet epitaf ,që ruajnë e rikujtojnë figurën,kohën e ngjarjet e një vendi ku frymojnë pasardhësitë.
Në tërësinë poetike të këtij vëllimi Nehati, ka përdorur teknikën vargut të lirë dhe si element të veçantë ka përdorur figurën e përsëritjes, me qëllim që vargu i tij të dal sa më funksional dhe depërtues tel lexuesi i kohës, njëherit edhe figura e epitetit është e pranishme në shumë poezi, sepse vetë tematika e shtruar e kërkon këtë figurë ,duke i dhënë ngjyrimin sa më origjinal poezisë në kontekstin kohor, si dhe protagonistëve për t`ia dhënë aromën e kohës.
Tematika e shtruar në këtë vëllim poetik komunikon me të djeshmen dhe aktualen tonë,duke krijuar portretizimin e një populli në kërkim të lirisë.
Nehat Jahiu me këtë vëllim poetik ka plotësuar dëshirën e tij prej poeti dhe i ka afruar lexuesit atmosferën e kësaj kohe ,si dëshmi e nevojë për pa e përjetuar nga afërsia rrëfimin intim të ëndrrës së shumëpritur .
Duke konstatuar dhe plotësuar kalendarin poetik dhe atë historik në kulturën tonë.
Komunikimi poetik vjen si rezultat i ndjeshmërisë me theksim të pranueshëm në tërësinë poetike të këtij vëllimi.
Në mos tjetër poezia ruan në vete dhe shpërndanë edhe tek të tjerët, një pamje e përjetim nga lashtësia deri në ekzistencë, të një populli të shpërndarë pa vullnetin e tij.
Kjo tematikë përshkruese ka harmonizimin e ngjarjeve dhe jep mesazhin e qartë në krijimin e idesë dhe formimit të vargut sa më autentik, konsideroj se këtë qëllim autori e ka arritur.

 

 

nexhat rexha

Nexhat Rexha

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s