Shtëpia Botuese “ADA ” publikon Vëllimin poetik “SHTIGJE DASHURIE “ të autores Arta Hysenaj dhe redaktim të Demir Gjergjit .

 

11038987_10205767580821442_5625077396361905237_n

 

Shtëpia Botuese “ADA ” publikon  Vëllimin poetik  “SHTIGJE DASHURIE  “ të autores  Arta Hysenaj  dhe redaktim të  Demir Gjergjit .

 

 

Titulli: SHTIGJE DASHURIE

Autore: Arta Hysenaj
Redaktor: Demir Gjergji

 

 

Roland-Lushi

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Botim i parë, 2015
Tirazhi: 300 kopje

© Të gjitha të drejtat janë të autores
Shtëpia Botuese “ADA”
Rr. “Nasi Pavllo” Nr.20
www.botimetada.com
Tiranë, qershor 2015

 

 

ARI ARTISTIK I ARTËS

 

 

demir

Nga Demir Gjergji

Poezia e Artës, nuk është as nevojë për t’iu shfaqur botës, as qëllim për ta parë botën. Arta shkruan sepse ndjen që ekziston, që dashuron, që shpreson, që lumturohet e trishtohet që dashuron e pret dashuri. Natyrisht, në një botë si kjo e jona, kur në vend të puthjes, mund të marrësh kafshime, ku në vend të buzëqeshjes përballesh me fytyrën e errët të urrejtjes, ky synim i Artës, si i pothuaj të gjithë poetëve, është i vështirë të arrihet, por Arta guxon e shkruan duke ndezur një qiri në errësirë, në vend që ta mallkojë errësirën, siç thotë Nënë Tereza.
Krijimtaria e Artës e përfshirë në këtë libër meriton vëmendje për dy arsye kryesore:
E para, sepse është e sinqertë dhe të zgjon emocione.
E dyta, sepse Arta, kur shkruan, nuk merr poza, nuk shtiret. Ajo është e drejtpërdrejtë, paçka se kjo ka rrezikun e të sakrifikuarit të nivelit artistik të poezisë së saj. Ajo shkruan siç dashuron, siç përmallet kur kujton, siç loton kur vritet në shpirt, siç fisnikërohet kur bashkohet me të mirën, siç bëhet e fortë kur përballet me të keqen.

 

Arta hysenaj

Arta Hysenaj

 

Gjatë punës për organizimin e krijimeve të saj në këtë libër, e kam pasur shumë vështirë të ve dorë në poezitë e saj, për arsyet që thashë më lart. Aty ku merrja guximin ta bëja këtë, më dukej sikur i hiqja petalet një luleje të sapoçelur, me përshtypjen se ishin të tepërta, prandaj kthehesha pas e i bëja undo redaktimit.
Ky është libri i parë i poetes, libër të cilin ajo e pret me shendin e lindjes së një fëmije, siç ndodh me të gjithë poetët. Le ta përshëndesim këtë nisje të poetes duke lexuar librin që kemi në dorë.

 Tiranë, qershor, 2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s