Shtëpia Botuese “ADA ” publikon librin “ Cicërima në kafazin anti – natyrë “ të autorit DENLIU dhe redaktim të Albana Subashit .
Numri i botimit 39
Autori : DENILU
Titulli : Cicërima në kafazin anti – natyrë
Redaktimi dhe korrektimi:
Albana Subashi
Botimi i parë, 2015
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2015
“Cicërima në kafazin anti – natyrë’’
Denilu si gjithmonë të befason me titujt e librave me epigrame. E lexova me një frymë librin dorshkrim me titull”Cicërima në kafazin anti– natyrë. Edhe gjatë leximit të dytë nuk m’u hoq kënaqësia e të shijuarit. Cicërima e zogut në kafaz ndryshon nga cicërima e zogut në natyrë.Epigramet e Ded Nikoll Luces(Denilu) janë cicërima në natyrë. Në pyllin flladitës ashtu siç kemi lisat, po ashtu kemi shkurre dhe ferra. Lisat nuk “ankohen” që rrethohen nga shkurret dhe ferrat… rrënjët e thedha të lisave dhe lartësia e trupit të tyre bëjnë që të kenë kontakt me rrezet e diellit. Ky krahasim vlen së tepërmi për epigramet e DENILU që janë si lisat. Ded Nikoll Luca (Denilu) përveç gjetjes artistike dhe surprizes në vargun e fundit ka dhe “cicërimat e zogut në natyrë”… Më bëri përshtypje epigrami që i dhuron gjith librit titullin dhe nuk mund të rri pa përmendur këtë epigram domethënës. /Gjysma e zyrtarëve janë të stresuar / Ah kjo zyra e ka efektin anti — natyrë / Të presin dhe të përcjellin me ashpërsi / aspak nuk të shohin në fytyrë /
Çdo epigram e Denilu është i veçantë dhe nuk ka nevojë për koment, pasi është sinonim i komentit. Epigrami komenton vetveten duke ju drejtuar të tjerëve dhe dhuruar mendim dhe relaksim… Një mik në facebook si me shaka po e kritikonte autorin Denilu se përse Ai në kopertinat e shumta ka vendosur fotot e fëmijve të gruas, dhe të tijën?… Më pëlqeu përgjigja e urtë e tij. -Ah more miku im, epigramet nga dita e botimit janë pronë e lexuesit, ndërsa fëmijët, unë dhe gruaja jemi pronë e dashurisë për njëri tjetrin. Uroj që Denilu të mos i ndërpresë botimet e epigrameve edhe pse e di se ai ka ndërmend të botojë tregime por në epigramet e shkurtëra me zemer lisi sikur e shijoj ma shumë. Faleminderit Denilu.
Nikoll Njeçi, poet