Poezi nga Bardhyl Maliqi / Kushtuar kolonelit Luan Godo, rënë në krye të detyrës më 1.07.1993

 

Bardhyl Maliqi

 

Poezi nga Bardhyl Maliqi

 

 

 

Kushtuar kolonelit Luan Godo, rënë në krye të detyrës më 1.07.1993

 

Ai nuk ishte thjesht “babai”,

ashtu si thjesht “Luani” s’ishte,

ti ishe e vogël , Ilirjana,

atë kur qeshte-oh, veç ta shihje!

 

Sa dritë i bënte gjithë fytyra,

dhe sytë e kaltër porsi Joni.

“Babnë e lodhur e zuri gjumi,

mos lozni, vajza, mos e zgjoni!”

 

Pëshpëriste mamaja nëpër dhomë

dhe lotët i rridhnin si ujvarë,

por ju s’kuptonit dot pse s’zgjohej,

t’ju mbante në prehër si më parë.

 

Një çast i beftë mbrin në kujtesë,

“Profesor për Pirron,  diç kam shkruar”

kur rrodhi fjala rastësisht

për ledheznjotin e dëgjuar.

 

Unë e vërejtja si me habi,

vallë drejt tij çfarë e shtynte

dhe koloneli më tha shtruar:
“Epokë e Tij në sy më ndrinte…”

 

Teuta, ti dhe Adriana,

në sytë e mi u rritët shpejt,

të tria ju kam pasur nxënëse,

tri xixëllonja – dritë ndër jetë.

 

Ju mbase thjesht keni menduar,

se kam qënë veç mësuesi juaj,

apo komshi e vetëm kaq,

po shpirti im ndër mokra bluhej.

 

Pse miku im duhej të ikte

aq i bukur e i ri nga jeta?

Druaj se bashkë me dekoratën,

u varros vetë e vërteta…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s