Ora zero e asaj nate / Tregim nga Teuta Sadiku

Ora zero e asaj nate

 

 

Teuta

 

 

Tregim nga Teuta Sadiku

 

 

 

Pas pemës me gjethe të mëdha nxorra aparatin fotografik dhe nxora një fotografi.Ja dhe një tjetër pa rënë në sy të njerzve që mbanin radhën në mesnatë para bankës.

Radha ishte e gjatë deri në rrugë,para Bankës Qëndrore tek sheshi.Duhet të futem në radhë

Jam pas një të moshuari në radhë.Para meje është një grua e thyer në moshë.Më pas afrohet e zë radhë një grua e cila flet në celular: ΄΄Gjeta, gjeta radhë jam këtu tek banka qendrore e sheshit.Thuaju dhe të tjerëve  të vinë të tërheqin lekë se nuk i dihet΄΄.

Ra heshtje e madhe Asgjë nuk pipëtinte .Të gjithë heshtnin sikur gdhinin një të vdekur dhe i hidhnin sytë herë pas here herë njeri tjetrit herë mekanismës nga bëhej tërheqja e lekëve.Papritur vjen një veturë me shpejtësi të madhe dhe frenon me atë zhurmën rrënqethëse të rrotave. U tromaksëm të gjithë.Për një moment ngrimë më keq se çkishim ngrirë,kur shoferi i veturës zgjat kokën nga dritarja e  duke bërtitur na drejtohet:

-Mirë tju bëhet juve të gjithëve që votuat Siriza!,-dhe u zhduk ashtu me shpejtësi.Pamë njeri tjetrin ndër sysh dhe ia futëm një të qeshure, ishte një e qeshur nevrike ,isterike ,për të shkundur shajtisjen e për të ardhur në vete nga ajo e papritur.Qeshnim të gjithë thua se dëgjuam  anekdotën më  qesharake në botë ,dhe i gjithë tensioni na iku e gjaku filloi të na lëviste nëpër damarë.

I moshuari para mekanismës, jepte e merte,nuk tërhiqte dot lekë.

-Çfarë u prish apo nuk ka më lekë, mbaruan lekët,- bërtiti një pensionist dhe të gjithë e hodhëm vështrimin nga mekanisma .΄΄Flisni si është puna,- bërtiti një e moshuar duke u dridhur- në mos këtu ,do gjejmë diku  tjetër rradhë për të tërhequr lekët΄΄

Më në fund i moshuari i mbështolli lekët fort, i futi në xhepin e këmishës afër zemrës dhe u largua me një buzëqeshje të cifluar.

-Hajde ti hash gëzuar e me shëndet, e uroi një nga mesi i radhës,-por i moshuari u largua duke mbajtur lekët fort në xhep se mos i binin.

-Faturën, barba , mere faturën se  mund  të të duhet , ku i dihet, i tha një i ri të moshuarit, por ai nuk dëgjoi , teksa largohej në errësirë.

Tjetri në radhë iu afrua mekanismës dhe shtypte kodin e duhur.Mbizotëronte një heshtje varri,e cila prishej herë pas here nga makinat që parakalonin me shpejtësi.

-Nuk janë të terezi të kokës, nuk janë për nder, bërtiti një zonjë duke nxjerrë kokën nga dritarja e makinës së saj.Të gjithë buzëqeshëm nga pak,por prapë sytë i mbanim nga mekanizma ku nga goja nxirrte lekë.

-Kush është i fundit në radhë, -pyeti një djalosh ,ndoshta student, -tek banka shtetërore nuk kishte lekë ndaj erdha këtu.A mund të tërheq lekë me sistemin Dia,pyeti ai duke pritur më kot përgjigje.

-Prapë Dia do na shpëtojë, murmuriti një grua si për ti dhënë përgjigje.

Ra përsëri heshtja e varrit,dhe të gjithë i mbanin sytë nga mekanisma e lekëve jashtë tek muri i Bankës.

Ishte mesnatë po radha zgjatej si një bisht e qenieje të jashtzakonshme.Njerzit mernin lekët dhe largoheshin pa fjalë.Makinat kalonin para këmbëve tona , sa për të na përmendur,hidhnin ndonjë kunjë njerzit që i drejtonin makinat ,duke çarë heshtjen e varrit dhe errësirën që e mbulonte.

-Edhe unë kam ca të holla në bankë,por nuk i nxorra. O të rrojmë si njerës ,o të vdesim të gjithë tok,po jo kështu si ju,-bërtiti njëri nga xhami i makinës që ndaloi përpak dhe ia mbathi me shpejtësi në errësirë.

-Eh mëmëdheu im Greqi, nuk të dua më,  kur më bën të vuaj , psherëtiu një plak duke u mbajtur pas bastunit.

-Çjanë këto që thua,-iu hakërrye një zotni me kullaro e kostum,-ke rrjedhur nga trutë.

Plaku donte diku të ulej ,po ishim në rrugë ku skishte as stola as parvaze.Në trotuar ishte e pamundur  të uleshe ,pasi makinat kalonin me nxitimthi papritur.

-More flaka ti bjerë, e çdo humbas,fukara qeshë e  fukara mbeta,- u hodh një tjetër  nga mesi i radhës gjithë mllef.

-Po pse do të keqen e tjetrit ,- u hodh studentja ,-se nuk arrite të bësh ti prokopi ta ka fajin  atdheu .Ndaj ke të drejtën e votës,ta ka dhënë atdheu me ligj.

Plaku u mblodh një grusht e nuk foli,kapërdiu farmakun që donte ta nxirrte.

Djaloshi  që ishte  gati për ti ardhur radha ,u kollit pak dhe tha:

-Në një kazan zjejmë të gjithë,rrojmë në një atdhe që nuk dimë se çdo sjellë e nesërmja.Nuk jemi të pasur, ata i hoqën milionat e tyre dhe i siguruan jashtë shtetit  para nesh,,ne nxjerrim të shkoqurat ,-dhe u drejtua nga mekanisma për të nxjerrë lekët .

Përsëri mbisundoi ajo heshtja e varrit që shtrihej e përzihej me errësirën e natës.

Tani ishte radha ime të tërhiqja lekët nga mekanisma.Iu afrova mekanismës, bëra sikur futa kartën, shtypa kot ca numra  dhe prita.U ktheva  nga radha e njerzve, ngrita supet si i zënë në faj dhe u largova.

-Çfarë, nuk nxjerr më lekë mekanisma?!

– U prish,apo mbaruan lekët!?

-Ajo nusja nuk nxorri dot lekë, si është puna….na tregoni….

Sa keq më vinte që i kisha tmerruar njerzit në rradhë.Ata vazhdonin të pyesnin njeri tjetrin me shqetësim se si e çfarë kish ndodhur,që nusja nuk kishte nxjerrë dot lekë.Dhe ajo isha unë që doja të dëgjoja me veshët e mi e të shikoja me sytë e mi si dramatizohej gjendja në natën zero në Greqi.

 

29 /6 /2015

Advertisements

One thought on “Ora zero e asaj nate / Tregim nga Teuta Sadiku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s