Poezi nga Vjollca Koni / Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Bio”

 

vjollca koni

 

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

 

11225507_906876962710940_736357714_n

 

Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Bio” 

 

 

 

 

BIJA JONË GJERAQINË

 

Dua të kthehem nga kam ardhur,

Atje ku kam pasur shtëpinë,

Se jam rritur mes lajthatash,

Të gjithë më thoshin gjeraqinë.

 

Në s’ po më njihni ju, o njerëz,

Jam unë ajo që do t’ju njoh,

Zogu del nga çerdhe e tij,

Por  folenë nuk e harron.

 

Shumë ndryshim nuk kam bërë,

Vetëm thinjat kanë filluar,

Por e sigurt që s’do i shihni,

Me flokun e artë ngatërruar.

 

Një gjë mirë do ta dalloni,

Kur t’më shihni do të thoni,

Bija jonë, moj gjeraqinë,

Ku e le buzëqeshjen ti?

 

 

 

 

M’I MORE

 

Më more fjalën që në mendje kisha,

Më more shikimin, ma çove larg,

Më more gjumin, më le pa ëndrra,

Më more shumë, mbajta shumë pak.

 

Nuk di në do m’i kthesh një ditë,

Nuk di në udha do të sjellë tek unë,

Të pres, e mjera, po s’di s’e ku,

Do ngelem gjethe, t’kthehem humus.

 

Si pemë rrëzuar në pyll pa anë,

Ku asnjë sy s’më sheh t’më marrë,

Ngadalë me tokën do humbas tretur,

Nuk di nëse gjë ka për të më mbetur.

 

Do marr me vete aq pak sa mbajta,

Kurrkush mos guxojë se nuk ia jap,

Vërtet pak ngeli, po është sa bota,

Dashurinë për ty që se tret dot Toka.

 

 

 

 

VALËZË QË VJEN NGADALË

 

– Valëzë që vjen ngadalë,

E puth bregun edhe shkon,

Dua të më mbash një fjalë:

Të më marrësh kudo që shkon.

 

– Sa dua të rri me ty,

Të humbas në tënden dorë,

Të më shohësh drejt në sy,

Të më tretësh si dëborë.

 

– Eja, pra, se porsi sytë,

Me të cilët të vështroj,

Sa herë që t’i qasesh bregut

Ty dhe nazet do t’i mbroj.

 

– Që të rri nuk mundem dot,

As të iki prej teje s’dua,

Bëhu valë edhe ti,

Ta kalosh jetën me mua.

 

– Mirë e ke, do të premtoj:

Do të vij në gjirin tënd,

Do të bëhem si ti, valë,

Të vallëzojmë n’detin pa anë.

 

 

 

 

BOTËN DO TA KTHEJ PËRMBYS

 

Do ta marr unë errësirën,ditë për TY do ta bëj,

Do ta shkul dimrin acar dhe nga ty do ta përzë,

Diellin do ta ul përtokë që me rreze të të ngroh,

Botën do ta kthej përmbys deri sa me sy të shoh.

 

Nuk më del malli për TY dhe dy jetë sikur të kem,

S’gjen prehjé ky shpiri im deri sa pranë të të kem,

Je gjithçka që unë mendoj dhe të dua si asnjë,

Je e mirë e je si engjëll, sa dua ta them me zë.

 

Do t’i marr fijet e diellit dhe fustan për ty t’i bëj,

Se e di që në mbar’ botën një si ti unë nuk gjej dot,

Qiellin ke në sytë e tu, diellin në rricat e tua,

T’i ka bërë i Madhi Zot të gjitha siç unë i dua.

 

 

 

 

I ZI’UNË QË S’DUROJ DOT

 (Në frymën popullore)

 

Në shtrat’n e butë të shpirtit tënd,

Të lutem m’hap një çikëz vend,

Vetëm aq pak sa unë të çlodhem,

Të jem pranë kur ti të zgjohesh.

 

Të dëgjoj zëthin e ëmblin,

Kur mes ëndrrash belbëzon,

Ti më fton që të vij pranë,

I zi’ unë që s’mundem dot.

 

Do bëj njërën që të vij,

Sepse më nuk duroj dot,

Që të luaj e ledhatoj,

Me gjinjtë e tua të fortë.

 

Të më lësh veç pak, sa dua!

Ato buzë me zjarr t’i thith,

Të shtrëngoj me llërat kanxha,

Shtatin tënd porsi selvi.

 

Ti të rendësh, unë të ndjek,

E të bëj se s’të zë dot,

Me marrojnë hiret e tua,

I zi’unë që s’duroj dot.

 

Po me lër moj, që të qasem,

Se më plasi zemr’ e shkretë,

Dhe i vdekur nuk të ndahem,

Me hiret mendjen ma merr.

 

E lexoj mendimin tënd,

Edhe kur fshehtas më shikon,

Përse bën sikur s’më do,

Shpirtin tënd mos e mundo.

 

Edhe vetes s’i beson,

Kur tinëz mendon për mua,

Unë e di që jam i yti,

Ti e di sa fort të dua.

 

Ne e dimë që bashkë do jemi,

Mos e zgjasim më më tej,

Do të jemi në një zgjua,

Burrë unë edhe ti grua,

Të DY bashkë mish e thua.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s