Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari

 

Luljeta Gjosha Pashollari

Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari

 

 

 

KËTË BOTË TË TRAZUAR, SI DO TA NDREQIM

 

Ikin ditët një nga një dhe rrjedha e jetës na merr.
Takon shpesh njerëz, që dimrin ta kthejnë në verë,
Të paktë janë njerëzit e sinqertë dhe kjo gjë të çudit,
Ka kllounë të ikur nga cirku i jetës që shpirti s’po u ndrit.

Ka dhe nga ata që shtiren e të hiqen sikur i ke mik,
Por mund të të hapin gropën përditë nga një çikë.
Ata duan nga shoqëria të marrin më shumë nga ç’japin,
Dhe kur ti ua kupton hilet, si breshkat e ndalin vrapin.

Pastaj ankohen edhe lotojnë që ti t’i besosh prapë…
Jo, jo, or pseudo miq, se vigjilenca jonë u ndjek në çdo hap.
Por pasi këta tipa negativ, nga rruga jonë s’po i heqim,
Vallë këtë botë kaq të trazuar, si do mundemi ta ndreqim?!…

 

 

 

 

PËR TY S’DI Ç’TË SHKRUAJ MË PARË

 

Ndoshta të kam thënë se për mua ishe gjithçkaja
Apo jam shprehur se të kish dërguar perëndia,
Se mes nesh elementi lidhës nuk ishte paraja,
Por çdo ditë më shumë të kristalizohej dashuria…

Mundohem të shkruaj për ty, por ç’të shkruaj më parë,
Se ishin aq të shumta gjurmët që le në përjetësi…
Ti përherë më pushton ndjenjat sa bëhem si e marrë,
Dhe lodroj ende në krahët e tu, siç lodron një fëmi…

Prandaj i dua vargjet, ndonëse shpesh janë të brishta,
Madje as një presje të mos u lëvizë vargjeve të mi,
Ato për mua janë shprehje shpirtërore të fildishta,
Janë përmbajtja e plotë e dashurisë pa fund për ty.

E dua këtë jetë, kështu siç në pjesë më ka rënë,
Ndonëse detyrën si prind s’e kam përfunduar,
Pavarësisht se ditët e mia, në veprim i kam vënë,
Mendoj se oksigjeni jetësor për mua ka mbaruar…

 

 

 

 

O HËNË NDRIÇUESE, ME MUA JEPI FUND LOJËS

 

Buza jote si qershi e pjekur po më përvëlon,
Epshin po më zgjon ndonëse nuk jam i ri
Dhe shpirtin ma trazuan në këtë moment,
Të kujtoj vitet e mia të bukura në djalëri.

Ballin ta paska zënë kapelja sipëri koke,
Më sytë si shigjete po më vështron tinëzisht.
Gjithë elegance je ulur qëndron në një qoshe,
Dhe si perëndeshë, po më magjeps shpirtërisht.

Fustani i mëndafshtë hiret nuk t’i ka mbuluar,
Nga supet të ka rrëshqitur e më ndez zjarr në gji.
Pak nga pak po më tret si qiriu në shandan kulluar,
Të lutem më fol një fjalë, me elegancën që ke ti!

Provokuese dhe e brishte je sonte në sytë e mi.
Teksa afrohem ngadalë çuditem dhe syve s’u besoj,
Zemra nga zgavra po me fluturon si me magji,
Më godite si vetëtimë e në krahët e tu dua të mbaroj.

Perëndia të ka skalitur me të bukur se Helena e Trojës.
Nuk e di me cilin yll të të krahasoj, se atyre ua kalon,
Ti o Hënë ndriçuese, të lutem me mua jepi fund lojës,
Më dashuro, se gjaku nëpër damarë po më gufon!…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s