Mes gjuhës së dashurisë dhe më shumë se dashuri ( Parathënia e Vëllimit poetik “Lulëkuqja që mbin në mur” i autores Xhemile Adili ) / Nga Rami Kamberi

11254138_396873547172866_4388937792028072714_n

 

Mes gjuhës së dashurisë dhe më shumë se dashuri

( Parathënia e Vëllimit poetik “Lulëkuqja që mbin në mur”  i autores Xhemile Adili )

 

 

 

rami kamberi

Nga Rami Kamberi

 

 

 

“Unë dhe bari ka gjysmë shekulli që ngjajmë,

Por kurrë s’ia mësova magjinë e bukurisë,

As kur si flutura u ula mbi blerimin e butë,

Për t’i dhuruar këngët e mia të dashurisë.”

 

Është kënaqësi e veçantë që të japësh mendim për poezinë, fjalën e shkruar dhe filozofinë e saj, që koha e ka quajtur shpirt kombi, fjalë e thënë ose siç e quajnë mendimtarë me zë e nam – nektar i gjuhës së kombit, pra, poezia është nektar i vetëm, që buron nga shpirti i një kombi për kombin.

Nektar, që është dhe, është urtia e perëndive të një populli që do të jetoj me ecje nëpër kohë. Është edhe gjuhë e zanave dhe hyjnive që lulëzojnë larushinë e një populli për truallin e tyre.

Jo rastësisht e them këtë sa për t’u ndërlidh me prologun e poeteshës Xhemila Adili e cila me librin e saj poetik “Lulëkuqja që mbinë në mur” dëshmon se truallin e saj, që e pagëzoi, e sheh tej e tej damarëve dhe tej e tej palcës për të mësuar madhështinë e Atdheut.

Po që se i shikojmë poezitë të cilat rreshtohen një nga një mes kopertinave të librit do të shohim se poetes Xhemila Adili i pëlqen ky nektar atdheu mu ashtu siç i pëlqejnë edhe njerëzit i atdheut:

 

“Vetëm zogjtë janë të lumtur,

Edhe kur nuk janë në vargje,

Kur qiellin matin tërthor,

E me krahë prekin borën,

Atje në majë të Malit të Sharrit,

Thithin ajrin e lumtur,

Ashtu si thithin dhe xhelatët,

Ushqyer me bimë helmuese

Dhe me helm nepërkash

Por zogjtë e mi e të qiellit

Nuk dinë e flasin nepërkisht.”

 

A nuk na njofton poetesha me poezinë e nxjerr nga shpirti, sa për të thënë fjalën e saj se sa i mungon liria, a nuk ka dëshirë që mu si zogjtë, njerëzit të jenë të lirë e të fluturojnë gjithandej, siç e do poetja me poezinë “Këngë për zogjtë dhe nepërkat” ku bëhet një përshkrim i pamjes së atdheut mes lirisë dhe robërisë.

Më tej gjuha e poeteshës ec drejtë një gjuhës që shekujve u bëri ballë karshi stuhive.

Pra, ajo që më shumë poeten e rëndon në rrugët jetë është dashuria, që herë shfaqet:

 

  • në vetën e parë,
  • në vetën e dytë dhe,
  • në vetën e tretë.

 

Sa bukur poetesha na dëshmon se asnjë njeri mbi këtë dhe nuk e ka artin e dashurisë njësoj, që dëshmon se poetja është skulptore që e zbukuron e bën mrekulli me fjalë dashurinë dhe, dëshmon se poezia është:

  • jetë e saj,
  • e të tjerëve dhe,
  • atë të dëshirës se si të duket më e lumtur rruga që e bëjmë nëpër kohë.

Sa me mjeshtri na dëshmon poetja se dikush e gdhend më mirë dashurinë dhe fjalën më të bukur për të e, dikush dashurinë e shikon më me dhimbje dhe ndjehet i dobët karshi asaj që i mungon, pra, poetja lirshëm na tregon se askush nga ne nuk e kemi rrugën e  jetës me ngjyra dashurie të njëjta:

 

“Në orët e vona të natës,

Të gjithëve u them “natën e mirë”,

Dhe teksa vishem me rroba gjumi,

Një zë i mekur dëgjohet

Aty në dhomë

Dhe thotë:

A do të më lësh vetëm sonte,

Unë që jam mikja jote,

Më e mirë prej kaq vitesh.”

 

Ja, mu këto vargje të poezisë “Një kafe me ujë qepallash” na dëshmojnë se vërtetë poetja ka të drejtë që mes nesh dashuria ka gëzim e dhimbje, lot e buzëqeshje, dashuri e urrejtje për t’u dukur brenda gjeografisë atdhe.

 

 

xhemile Adili

Xhemile Adili

 

Secili do të mendonte njëjtë si poetja poqë se e lexon librin me gjuhën e shpirtit dhe, mendoj dhe besoj se do të thoshte: Edhe unë mendoj si poetesha Xhemile Adili se poezia është diçka e shenjtë për dashurinë, diçka hyjnore, është ndjenjë që trazon shpirtrat.

 

“Ti që me helm më nxirrje lotët,

Sytë m’i ktheje në ujëvarë,

Herë në lumë të trazuar,

Ti që ndjell prapësi prej motesh,

Kujtime rrëqethëse që vdesin,

Mbërthyer në një botë të egër,

Kush do të të duronte më shumë se kaq? “

Ose:

“Ti që me helm më nxirrje lotët,

Sytë m’i ktheje në ujëvarë,

Herë në lumë të trazuar,

Ti që ndjell prapësi prej motesh,

Kujtime rrëqethëse që vdesin,        

Mbërthyer në një botë të egër,

Kush do të të duronte më shumë se kaq? “

 

A n nuk na mësojnë këto vargje të poezisë “Nuk dua më të thith ajër të vdekjes” se si trazohen ndjenjat për dashuri, mu kështu sikurse poeteshës Xhemila Adili, që dashuria për dashuri e trazon nga bota e saj shpirtërore, nuk e lë të qetë për derisa të shpalos botën e vet shpirtërore, që të dëshmoj se deri këtu është pritja për dashurinë e ikur. Brenga e poeteshës duket qartë, pasi që bota e saj shpirtërore shpaloset në librin “Lulëkuqja që mbin në mur”, libër që është i stolisur me dashuri e më shumë se dashuri për një fjalë goje: Dashuroj.

Besoj dhe jam i mendimit se edhe vetë poetesha Xhemile Adili me librin në fjalë mëton dhe na detyron se duhet pranuar se poezia është edhe sfidë, që duhet bërë jetës rrugëve nëpër të cilën ecim si:

  • Atdhetar,
  • Luftëtar,
  • Dijetar,
  • Guximtar dhe,
  • Dashnorë.

 

Edhe pse shikuar në kuptim të gjuhës së artit apo kritikës ose mata-kritikës krijimtaria artistikë është çështje individuale, në të cilën duhet të zë vend pastërtia shpirtërore, vetëm ajo është faktori kyç për ndërtimin e personalitetit krijues, por, për poeteshën Xhemile Adili kjo kornizë nuk qëndron ngase jetikja është më shumë se arti qoftë edhe me pamje të shëmtuar apo të dhimbshme:

“Eh, sikur të kisha forcë!

Malit të Ujmirit t’i hapja zemrën,

E t’ia hiqja peshën e borës,

E njëjtë me peshën e dhimbjes sime,

Prandaj nuk e duroj dot,

As peshën e borës mbi male. “

 

Ose:

“Me miliona vargje e fjalë ta gërvishtë,

Se boll ia zunë dritën e yllit në dritare

Dhe sa herë diellin ia lanë pa lindur,

Perënduar pas Malit të Ujmirit,

Nga Jagolli im vajton zemrën e vet.”

 

Këtë na e dëshmojnë vargjet e poezisë “ Jagolli im vajton zemrën e vet”, që dëshmon se poetesha dashuri sheh ngado dhe kudo.

Pikërisht kjo pastërti shpirtërore nuk i mungon poeteshës që përmes dhimbjeve të tokës, ose më mirë thënë për poeteshën Xhemile Adili tokë e dashuri janë një, pra, është vetë hapësira shqiptare që është vet krijuese dhe, poetesha vetëm që e ngacmon dhe e  e nisë vargun e saj me një vizion të gjënë, duke u udhëhequr nga parimet e shëndosha dhe dhuntia prej poete, vepra poetike “Lulëkuqja që mbin në mur” dëshmojnë se poetesha është krijuese që do të ruaj përjetësinë e dëshmive dhe gjurmëve që i dedikohen atdheut dhe që kanë hapësirë të pavarur, në të cilën gjithnjë fiton e bukura, fiton arti.

Jo rastësisht fundi i poezisë së poetes është atdheu dhe shqiptarët, janë të shpërthyerat shpirtit poetik më tepër se kurrë në fushën poetike që na ka lulëzuar ndër mote.

Pra, libri me poezi “Lulëkuqja që mbin në mur” , na dëshmon se kemi të bëjmë fjalë për një poete të shkëlqyer, poete të cilës nuk i pushojnë vargjet në kërkim të:

  • Gjeografisë së atdheut
  • Lirisë për atdheun e robëruar
  • Bashkimin e atdheut
  • Dashurisë dhe,
  • Më shumë se dashuri.

 

Ja një poezi që me gjeografinë e saj na e dëshmon dhe na e qartëson mendimin e lartë shkruar:

Jeta më përplasi në rrugë të ndryshme,                                                                       Sa kohë mes një udhëkryqi mbeta,                                                                               Puthjet i lashë me shpresa të vrara,                                                                          nisesha, nga të shkoja unë e shkreta. “

 

Janë këto vargje të poezisë “ Orë historie”, plot mesazhe të fuqishme, renditje të matura, ku hasim ndjenja atdhetare, gëzimi dhe brenga, shpresa dhe ëndrra e shqiptarëve, pa përjashtuar këtu edhe ikjen plagë si çdo plagë e jona, ku vargu del i drithëruar nga thellësia e shpirtit të brengosur, ku vargu del i fuqishëm, i dhimbshëm dhe mallëngjyes sa për dashuri po aq edhe për popullin dhe atdheun

Së fundmi nuk më mbetet shumë për të thënë ngase libri me poezi “Lulëkuqja që mbin në mur” i poeteshës Xhemile Adili është një libër me vargje të gdhendura, mesazhe të fuqishme të cilat kanë vulën poetike e frymëzojnë dhe pasurojnë lexuesin e vëmendshëm, ngase poezia e poeteshës Xhemile Adili nuk është  vetëm për t’u lexuar vargje, por për të i zbërthyer ato,vetëm atëherë gjinden bukuritë e poezisë, brumi i fortë poetik në to.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s