PËRSIATJE : ITAKA E ELLADËS SIME / Nga Edmond Shallvari

 

PËRSIATJE

 

ITAKA E ELLADËS SIME

 

 

10320390_619969668117040_4565187098785109477_n

Nga Edmond Shallvari

 

 

S’di si më vajti mendja aty ku s’ta pret mendja se mund të të vejë ndonjëherë, kur je duke bërë frapenë.

Po ja që mendja, e larguar nga vëmendja e bërjes së frapesë, më çoi tepër larg në kohë dhe hapësirë, në Itakën e Penelopës, por pa ato mundimet e sajuara nga Perënditë për Odiseun.

Me sa duket mendja s’do t’ja dijë as nga sajimet, as nga të vërtetat, sepse ndërsa të parat i quan produkte të fantazisë së saj, të dytat i quan produkte të mençurisë apo çmendurisë së saj.

Tani frapeja është gati, kurse unë sa kam mbritur në Itakën e Penelopës dhe shikoj mishmashin që po ndodh në pallatin mbretëror të Odisesë.

Që mos zgjatem me gjëra të njohura dhe nga nxënësit e fillores, pasi dhe mendja nuk më çoi aq larg për t’i përsëritur ato, po thith njëherë frapenë për të njomur buzët, ndonëse në këtë rast buzët janë jashtë rolit të tyre dhe po hyj aty ku as Odisea nuk hyri asnjëherë, pasi s’kish’ interes të hynte.

Unë po hyj në Itakën e Elladës, motrës binjake të Penelopës, që edhe pse e merr vesh ardhjen time, vazhdon të endë ditën dhe të prishë natën pëlhurën e ëndrrave të mia dhe të milionave si unë.

Ndërkohë në pallatin e saj vazhdon i njëjti mishmash i oborrtarëve, princërve, princeshave, shërbëtoreve…

Meshkujt e etur për fronin tim dhe të milionave si unë, po ma bëjnë (më mirë po flas në vetën time, por nënkuptoni milionat e tjerë brenda saj) rrush e kumbulla pasurinë që kisha e shtova jo vetë me mund e djersë, por edhe me gjak plagësh ende të gjakosura.

Jo, nuk e kam zili Odisenë, që pas aq vitesh përfundoi në krahët e Penelopës së plakur, por më vjen inat më tepër me Elladën time, që ndryshe nga binjakja e saj, nuk po ma var fare.

Çfarë priste ajo nga mua, të imitoja burrin e motrës së saj në dinakërira dhe trimërira dhe të dërgoja botës së Hadit me shigjetën  magjike bërësit rrush e kumbulla të pasurisë sime?

Po unë s’kam qenë e s’kam dashur as në ëndërr të jem ndonjëherë Odise.

Nuk është faji im që Ellada paska dashur të imitojë binjaken e saj, duke bëre e çbërë dekada të tëra pëlhurën, gjoja me pretekstin për të shtyrë pranimin e kërkesës së princërve për të zgjedhur njerin prej tyre në vend tim.

Vërtet nuk kam zotësinë e Odisesë në dinakëri e trimëri, që në fund të fundit duhet ta pranojmë se s’ka qenë e gjitha e tij, por kam zotësinë njerëzore që eshtë e gjitha e imja për të nuhatur se diçka nuk shkon tek Ellada ime, që edhe pse e kam dashur dhe e dua më tepër se Odisea motrën e saj, me sa duket ajo më ka dashur dhe më do më pak se motra e saj Odisenë.

Vazhdon përtej përsiatjes…

 

@Edmond Shallvari

Selanik, qershor 2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s