SARË GJERGJI

 

sare gjergji

SARË GJERGJI (PhDc)      

 

 

Tel.: 044 132 368, E-mail: stublla_gj@hotmail.com

Lindi më 15.12.1965, Stubëll e Epërme, Viti, Kosovë.

 

 

Studimet për letërsi i kreu në Universitetin e Prishtinës. Katër semestrat e magjistraturës dhe provimet i ka përfunduar po në Universitetin e Prishtinës, ndërsa temën e magjistraturës e ka mbrojtur në USHT. Nga viti 2012 ndjek studimet e doktoratës për Letërsi në Universitetin “Shën Çirili e Metodi”, Shkup. Është në semestrin e fundit (të VI-in), në proces të hartimit dhe mbrojtjes së temës: Teksti biblik në letërsinë shqipe: prej letërsisë së vjetër tek realizmi.

Është anëtar aktiv i Akademisë Evropiane të Arteve, Paris (Academie Europeenne des Artes), i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i shumë asociacioneve kulturore.

Botimet:

 

sare 1

 

  1. Golgotë, Drita, Ferizaj, 1994 (poezi);

 

 

 

sare 2

  1. Kontrast ngjyrash, Prometheus, Graz & Prishtinë, 1996 (poezi);

 

 

 

sare 3

  1. Terapia e vdekjes – requiem për Kosovën?, Ura & Martin Segoni, Gjilan, 2000 (poezi);

 

 

 

sare 4

Peizazh toke, Eurorilindja, Tiranë, 2004 (poezi);

 

 

 

sare 6

Foc nestnis (Zjarr i pashuar, në gjuhën rumune), Bukuresht, 2007 (poezi);

 

 

 

sare 7

Dashuri e pambarim, T-Kom, Shkup, 2007 (financuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë) (poezi);

 

 

 

sare 8

Vitia 2009, udhërrëfyes”, Zyra për Informim Publik e Komunës së Vitisë, 2009 (financuar nga Zyra e OSBE-së në Gjilan. E botuar në gjuhën shqipe, serbokroate dhe një pjesë në gjuhën angleze) (udhërrëfyes-guidë për komunën e Vitisë);

 

 

 

sare 9

Të tjerët për veprën letrare të Isak Ahmetit ose letërsia ndryshe e tij, (bashkautor me Zef Ahmetin), Albanisches Institut, St.Gallen, Zvicër, 2011 (kritikë letrare);

 

 

sare 10

Legjenda e tërfilit, MediaPlusArt, Prishtinë, 2012 (poezi);

 

 

 

sare 11

Stublla me shkollën e parë shqipe, 1584-1905, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, qershor 2014 (monografi)

 

 

Stublla, monografi, 2005 (grup autorësh).

 

 

Ka edhe disa libra në dorëshkrim.

 

 

Ka botuar edhe shumë artikuj mbi:

Karl Poperin, Ismail Kadarenë, Platonin, Horacin, De Radën, Konicën, Migjenin, Nolin e shumë autorë të tjerë; për praninë  e Biblës në letërsinë evropiane dhe atë shqipe, si dhe një numër të konsiderueshëm shkrimesh të tjera nga publicistika, arti e kultura (të përfshira në libra, gazeta e revista të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit).

Çmimet letrare (disa syresh):

Çmimin vjetor për krijimtari, 1992 (nga Shoqata e Letrarëve të Rinj të Kosovës);

“Agim Ramadani”,  2003, 2005;

“Flaka e Janarit”, 2003, 2007, 2009, 2015 etj.;

”Muza e Agimit”, 2012, 2014;

“Esad Mekuli”, 2012 (LSHK);

“Akil Koci”, 2007 (për vëllimin poetik Peizazh toke);

”Shën Jeronimi Ilir”, 2012;

“Valët e Llapit”, 2013;

“Takimet poetike të Karadakut”, 2010, 2012 (Kumanovë) etj.

Poezia e Sarë Gjergjit, është e përfshirë në shumë antologji, ndër të tjera, në gjuhën shqipe (Fjala – Antologji e poezisë shqipe në Kosovë, Ballkan Free Press / Jalifat Publishing, 2013), rumune (Vullkani i durimit / Vulcanul rabdarii, Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008) dhe gjermane (Ferdinand Laholli, Antohologie der modernen albanischen Lyrik, Doruntina Verlag, Buckeburg, 2003).

Vepra e tij është bërë objekt studimi i studiuesve të shumtë, duke u vlerësuar lart nga kritika letrare. Vlerësime për veprën e  Sarë Gjergjit kanë dhënë: Akademik Kolec Topalli, Prof. dr. Isak Shema, Prof. dr. Faik Shkodra, Prof.dr. Hysen Matoshi, Prod. Dr. Astrit Memia, studiuesit: Marius Chelaru, Mihai Antonescu,  Isak Ahmeti, Prend Buzhala, Ramadan Musliu, Baki Ymeri, Fehmi Ajvazi, Nuhi Ismajli e dhjetëra autorë të tjerë.

Si krijues u përfshi edhe në Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, të autorit Hasan Hasani, Prishtinë, 2003, në numrin jubilar të 50 vjetorit të botimit të revistës letrare për fëmijë “Pionieri”, nr.1, Prishtinë, 1998, në: Psherëtimë për tokën, panoramë letrare e krijuesve të Kosovës Juglindore (1939-2003) I, të autorit Hysen Këqiku, Kurora, Gjilan, 2004  etj.

Bazuar në librin “Stublla me shkollën e parë shqipe, 1584-1905”, Forumi Imazh&Media, në festivalin e XII të Imazhit Shqiptar (Tiranë, 2014), Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, ia  akordoi çmimin Imazhi Shqiptar në Arsim.

Me kumtesa shkencore është paraqitur në disa konferenca shkencore, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë.

Ish kryeredaktor i revistës Identiteti (Prishtinë), i revistës Lajmëtari (Graz) dhe redaktor përgjegjës i revistës Kalendari letrar (Prishtinë). Aktualisht redaktor (për Kulturë, Letërsi, Arte) i revistës shkencore Fakti shkencor, që botohet në Prishtinë.

Është ndër organizatorët e manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” si dhe botues i buletinit të manifestimit me të njëjtin emër.

Ka kryer punë të ndryshme: në arsim, këshilltar në asamblenë komunale të Vitisë (10 vite), zyrtar për informim i kësaj komune, udhëheqës i Caritasit Çek në Gjilan, nënkryetar i Kolpingut për Kosovë etj.

Sidomos në vitin 1989, ishte i angazhuar në organizimet e studentëve (protesta, greva) të UP-së, në Këshillin për Pajtimin e gjaqeve (për rajonin e Anamoravës), bashkë me veprimtarin e çështjes kombëtare, Halil Alidema, Prof. Hasan Mekuli, Prof.dr. Isak Shema etj.etj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s