SAKRIFICË NË KONTURE LEGJENDE / Tregim nga Shezair Koko

SAKRIFICË NË KONTURE LEGJENDE

 

 

shezair Koko

Tregim nga Shezair Koko

 
Aty, rreth viteve 1970, Jeta, kështu quhej gruaja, që mbeti e ve dhe sa mbylli të dyzetat e burrit, lidhi shaminë e zezë rreth kokës deri te qepallat. Burri, iu vra nga diktatura, se pse dëgjonte stacione të huaja në radio. Jeta, e mbante Shpëtimin, djalin e vetëm të saj, fort prej dore ngado që shkonte. Shamia e zezë dhe djali, ishin dy shokët më të ngushtë të saj. Ndonjëherë, ua prishte monotoninë Hanëmja, plaka që jetonte e vetmuar në një shtëpizë aty afër tyre. –Eja, Shpëtimi im! – i foli Jeta djalit të saj. Kjo grua e re, punonte shumë dhe ishte në një punë me kushte shumë të vështira. Pikat e çatisë, shpesh, bashkoheshin me rrëketë e lotëve të Jetës. Jeta, në mëngjes, ikte në punë me yllin e karvanit dhe kthehej me muzg. Edhe yjet pikonin dhimbje, kur e shikonin Jetën me kokën ulur, shaminë e zezë mbi qerpik dhe Shpëtimin të lidhur fort prej dore. Një mbrëmje me mot shumë të keq, sa dukej se do të vithisej e gjithë bota, Jeta i foli nënë Hanëmes të gdhiheshin bashkë. Sidoqoftë, ajo, ishte një grua e re dhe kishte edhe frikë. -Nënë Hanëme!Nënë Hanëme! – i foli Jeta plakës me natyrë burrërore. –Eja sonte nga ne, se kam gatuar lakror për darkë. –deshi të justifikohej Jeta, se nuk donte ta jepte veten, që u tremb. Atë mbrëmje, era bënte kas të rrëshqyente edhe themelet e shtëpisë. –Erdha, derri i derrit.- tha nënë Hanëmja. Se kështu thoshte ajo, kur donte të fliste me përkëdheli. –Po Shpëtimin ç’e bëre?! -i tha plaka. –Në konak -i tha Jeta dhe iu shpërbënë mbi buzë rrukullimat e lotëve. -Jeta, Ti je një vajzë e e guximshme dhe punëtore. Veç, kije kujdes këtë djalë. Shpëtimi është shumë i zgjuar. Ju, më keni thënë se ai vete në shkollë e mbajnë si një nxënës me shkathtësi mbi të gjithë shokët, saqë ia kalojnë klasat dy e nga dy. U futën në shtëpi dhe ndërsa Jeta i vuri llozin derës së jashtme, nënë Hanëmja filloi t’i këndonte një këngë Shpëtimit, i cili ishte mbledhur dy lekë afër oxhakut që bubulonte. – O Shpëtim more lule, po bibilon ku e ke. Hajt, derri i derrit, bjema mashanin mua, tia hap zemrën zjarrit!
Xixat e zjarrit kërcisnin lartë tavanit të çarë, si shpresa e Jetës për Shpëtimin, se, kur të rritej do të bëhej djalë i zoti. Me nënë Hanëmen, ngjarjet atë natë nuk kishin të mbaruar. Ku e zinte gjumi nënë Hanëmen. Ajo, sa mbaronte një ngjarje fillonte një tjetër. – Hiçpo, kur jeshëm një herë, -tha ajo, në kooperativë me shoqet, na u derdh një qen e na grisi rrobat. Alla, o Zot na la lakuriq! Si kemi vatur na atë ditë në shtëpi.
Ndërsa gërrhima e fortë e Shpëtimit, interferonte me erën dhe shiun që përplasej në xham gjithë natën. Aty, nga mesi i natës, një lënde lisi, kërciti aq shumë mbi çati, saqë nusja u tmerrua. –Hë, derri i derrit,- I tha nënë Hanëmja, duke qeshur me nusen që u hodh përpjetë. Të nesërmen në mëngjes, nënë Hanëmja, iku më herët se ylli i sabahut. Ndërsa Jeta, me shaminë e zezë lidhur rreth kokës sa mezi i dukeshin xixëllimat e syve dhe me Shpëtimin për dore, ku do ta çonte në shkollë, u nis për në punë. –Shpëtim! Ti je shpresa ime e vetme në këtë jetë.-i tha ajo djalit. Ndësa Shpëtimi dhjetë vjeçar i ktheu një buzëqeshje diellore, sa thua të avullonte gjithë ajo lagështirë që binte me gjyma. Jeta, mori djalin për dore, e çoi në shkollë dhe iku për në punë. Brenda çasteve, si një stihi e dalë nga ferri, një xhips me ngjyrë blu të thellë, nuk u duk se nga humbi nga shpejtësia e madhe. Ajo, e pa këtë makinë dhe mendoi, do të jetë ndonjë kryetar kooperative, kushedi se çfarë ka ndodhur që ikte aq shpejtë. Kur u kthye nga puna, e lodhur dhe e rraskapitur, shkoi të merrte Shpëtimin në shkollë. Por çe do, se atë kishin filluar e kërkonin gjithë shkolla, e madje, gjithë njerëzit e zonës përreth. Disa, thoshnin se e shtypi një xhips që kaloi me shpejtësi të madhe aty pranë. Jeta, vuri duart në kokë dhe bërtiste me të madhe, kur i thanë, se e kërkojnë dhe nuk e gjejnë. –Shpëtimiiin! Shpëtimiiiin! Sillmani djalin tim këtuuu! –Ulëriste ajo me një zë të keqardhur që të therte shpirtin. Turmat e njerëzve, sapo vinin e shtoheshin duke kërkuar nxënësin e humbur, si një rast misterioz. Por qeveria e dinte se ku ishte Shpëtimi, sepse vetë pushtetarët e kishin rrëmbyer për t’i shërbyer shtetit si agjent i klasit të lartë. –Ndërsa shumë gra të moshuara, rrethuan Jetën për ta mbajtur me kurajo, se djalin do tia gjenin, nuk kish se ku të shkonte. Nuk lanë vend pa kërkuar atë ditë, kërkuan edhe natën. Nata fjeti, por Jeta nuk e mbylli syrin e lodhur e të shkrirë në lot.Rënkonte pa pushim, si gjëmimet e borës. Të nesërmen para dite, u hap lajmi se djalin e kishte shtypur një xhips i zi, i cili kishte kaluar me një shpejtësi marramendëse. –Jeta, tashmë, ishte bërë gjysëm njeriu. Filluan të vinin shumë makina, dhe njëra prej tyre ishte e kortezhit të funeraleve me një muzikë vaji të përmortshme. Të gjithë krahinën dhe fshatrat përreth i kishte helmuar ky lajm i rëndë. Dhimbja u bë më e thellë dhe më e frikshme, kur u dha urdhër, se arkivoli ku ishte futur xhenazeja, nuk do të hapej, sepse ajo ishte dëmtuar shumë rëndë. E kishin futur në një kuti flak të kuqe. Hermetike dhe të hekurt -Dua Shpëtimin tiiim.- Djaliin! Djaliin! -ulëriste me të madhe Jeta, saqë thanë, se u dëgjua në shtatë vilajete jehona e saj! Të gjithë njerëzit, por edhe qeverria e përkrahu këtë grua të ve, që mbeti si qyqe. Kaluan vite, kaluan pranvera. Por Jeta me kokën mënjanë, e tretur, si një pëndë korbi, jetonte e vetmuar. Vetëm, se ishte një grua me karakter dhe vendosmëri të hekurt. Jo pak, por 30 vjet. Në një ditë pranvere, mbazdite në të errur, aty nga viti dymijë. Jetës, dikush i trokiti në derë. Mendja për momentin i shkoi te nënë Hanëmja. Por ah! –Ajo ka vdekur!-mërmëriti si e kalamendur Jeta. Se Jeta, kish 30 vjet që mërmërinte. Fshatarët përreth që e shikonin, thoshnin, se ajo, fliste me veten, fliste me qiparizat, me zogjtë me ajrin. U lutej çdo ditë që t’i kthenin djalin e saj. Veshi i kishte dëgjuar zëra, sikur djalin ia kishte marrë sigurimi i shtetit. Se sigurimi i shtetit, djem me zgjuarsi fenomenale si Shpëtimi, i mbante të fshehur në gjirin e tij tërë jetën. Jeta tashmë, ishte rrudhur. Me malin e bardhë mbi kokë, që i dukej nga shamia e zezë, mendoi mos i bënin veshët. Shamia sterrë e zezë dhe flokët borë të bardhë, jeta e Jetës, vetëm bardh e zi. Por dera vazhdonte të binte. U afrua dhe me duar e zemër të dridhur, e hapi derën. Ishte një burrë, me një vajzë të re përkrahu dhe me një fëmijë të vogël.
-Nënë Jeta! -u dëgjua zëri i mallëngjyer i burrit. -Unë, jam Shpëtimi! Më ka tharë malli! Jetës, filloi t’i dridhej i gjithë trupi dhe ju derdhën menjëherë liqenet e dhimbjes prej syve, sa nuk shikonte më, se ç’kishte përpara. Shpëtimi, e mbërtheu në duar duke i thënë: -Nënë e dashur! Nënë e dashur! Unë jam Shpëtimi! –Shpëtimi , që më rrite pranë oxhakut, me dhibsuri e ngrohtësi të madhe. Pragu i asaj dere, si pragu i legjendës së Dhoqinës. –Ja! Erdhi dita e lirisë nënë,- i tha Shpëtimi asaj. Pasi u çmallën nënë e bir, ata mbetën përsëri të lidhur fortë me njëri-tjetrin, ashtu si dikur pranë oxhakut bubulak.

One thought on “SAKRIFICË NË KONTURE LEGJENDE / Tregim nga Shezair Koko

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s