Poezi nga Rudina Mërkuri

Poezi nga Rudina Mërkuri   Poezia e Rudinës kalon përmes ideimeve fluide dhe depërton në shtjellën e mendimeve të thella filozofike, përshfaqje kjo që në koncept, formë apo paraqitje grafike sjell atë akuariel ngjyrash, ku çdo përndritje deshifron gjurmë ndjenje … Continue reading

Poems by SWANSH

Poems by SWANSH   Crumbling Minarets Standing high and aloft on the horizon Talking to the clear and azure sky The Minarets tell a story untold A story of times that are gone by A story of people who ruled A … Continue reading

Ç’ ditë më presin! / Tregim nga Bajame Hoxha(Çeliku)

Ç’ ditë më presin!

 

Tregim nga Bajame Hoxha(Çeliku)

Para ca ditësh, duke shkuar për të parë një mike në spital, çuditërisht isha aq optimiste, sa dhe vetë nuk e kuptoja këtë ndryshim shpirtëror, që kishte  kohë që s’luante asnjë rol në qenien time të fjetur. Ndoshta flladi i pranverës më ledhatoi lehtë dhe pjesa e luleve të sapo mbjella, shumëngjyrëshe,  kishin çelur pothuajse në çdo dritare e rrugë sidomos manushaqja më shumë se çdo lule tjetër më buzëqeshte ashtu hijshëm me atë bukuri e ngjyrë aq qetësuese, sa po më frymëzonte dhe për çudi më erdhën në mendje ca vargje: Eci rrugës ëndërroj/ më bëhet se fluturoj/ Tek ajo që dua shkoj./Hë moj hë /Pse s’më thua/ Pse s’më thua/ Që të dua…Jeta ime je për mua…

Përpara spitalit takova një mik të familjes që takohemi shumë rrallë aq sa nuk dimë pothuajse asgjë për familjet e njëri-tjetrit. Pasi e përshëndeta nxitimthi duke i dhënë dorën, më zuri veshi diçka që s’po e kapja dot. E lashë të vazhdonte në pritje të një mirëkuptimi nga ana ime por përsëri minutat kalonin e unë s’po kapja thelbin e arsyes pse ai ishte pikërisht pranë spitalit prej një copë here pasi unë e pashë që nga larg.

-Jam këtu duke pritur-tha ai-duke menduar se unë e dija arsyen.

-Shumë mirë, po merr pak ajër të pastër këtë pasdite të bukur pranvere që natyra ka veshur gjithçka me blerim-ia ktheva unë, por ai, vazhdonte të fliste e lëvizjet e makinave nuk na linin të kuptoheshim.

-Jo, jo nuk kam durim… më është sosur…Siç më sheh, jam duke pritur…madje shumë, shumë…vazhdonte të fliste e unë copa, copa e dëgjoja se frymëzimin po ma kthente në një mërzitje të pa kuptimtë. “Po tregohesh e trashë” i thashë vetes, ai po flet e ti nuk je në gjendje ta kuptosh këtë njeri, apo t’i gjendesh pranë në ndonjë hall të madh që e ka zënë. Zëri i tij u përplasë përsëri me mua duke lënë çdo hipotezë të ngrirë:

-Ka vënë një aparat në zemër që prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh e… para ca muajsh e ka ndërruar,- më tha- dhe tani më duhet ta bie në kontroll, në çdo tre muaj, punë e bezdisshme, aq sa…t’i thuash zotit, merre!

-Mos more! Mos thuaj ashtu se të le keq.-ndërhyra unë duke menduar se ishte e shoqja e sëmurë. Pastaj reflektova gjithnjë nën zhurmat e rrugës duke menduar se këtij i paska dalë dikush tepër në familje! Të jetë gruaja? Jo, jo ajo s’del kurrë tepër se dhe po të dalë, e ndan e s’e bën dysh mendimin, zgjidhje nga më të thjeshtat në ditët e sotshme.

-Më duhet të pres, ndoshta shumë, prandaj dola jashtë deri sa të kryejë kontrollin, dhe siç e sheh, po shëtis përpara spitalit. Për t’u siguruar që mos të bëja ndonjë gafë dhe të merrja vesh se për kë bëhej fjalë, ndërhyra duke gjetur pyetjen si zgjidhjen më të mirë të kësaj hallke të ndërlikur në trurin tim:

-Ç’moshë ka?

-Shtatëdhjetë e gjashtë.-Aha, thashë me vete, qenka nëna!.

-S’është shumë e vjetër për t’i kërkuar vdekjen-ia ktheva unë-i duhet të jetojë akoma pasi mjekësia po bën mrekulli.

-Po s’kam kohë ta sjell nëpër kontrolle, është e lodhshme…e lodhshme-tha ai. kurse unë, llogarita në çast largësinë e spitalit me shtëpinë e tij që nuk ishin vetëm dy stacione dhe me veturë as pesë minuta. Nuk doja të ndodhesha më për asnjë çast përballë atij njeriu që i kishte dalë tepër e ëma, dhe duke u përshëndetur ftohtë, i ktheva shpinën duke murmuritur me vete: E mjera unë, ç’ditë më presin!