Duhej ta fillonim me letë rsinë , pastaj me… / Nga : Rezart Palluqi

Duhej ta fillonim me letë rsinë , pastaj me…

 

Nga : Rezart Palluqi

Mbas gati një  cerek shekulli, u hap një  debat, që NUK po i ngan dhjetra debateve paraardhës, që shpesh janë përdorur si shashka që bëjnë shumë pak zhurmë dhe shuhen. E kam fjalën për dëmin shpirtëror dhe moral që u shkaktojnë brezave të rinj shqiptarë, pjesa më e madhe e filmave të Kinostudios Shqipëria e Re.  Iniciatori i këtij debati sic e dimë, është shkrimtari dhe përkthyesi, Agron Tufa. Kjo nismë duhet përgëzuar ngaqë për herë të parë ky debat theu heshtjen enveriste të aktorëve dhe regjisorëve soc-realistë. Ata, i ka mësuar Partia që të heshtin ndaj cdo lloj debati të tillë. Është e vetmja armë e tyre. Mirëpo këmbëngulja e Tufës dhe vëmendja cuditërisht e madhe e mediave shqiptare për këtë debat, ( ose aspak e cuditshme, sepse ky debat ia hoqi mendjen shqiptarëve për të satën herë nga kriza politike e reformës në drejtësi) i alarmoi krijuesit e filmave. Aty doli edhe një herë në pah, se ata jo vetëm që nuk janë penduar për filmat trushpëlarës gjysmëshekullor, por reflektuan dashurinë e tyre të përjetshme për periudhën e artë, privilegjet që ata gëzuan gjatë terrorit enverist, një ndër gjysmëshekujve më gjakatarë dhe vetvrasës për Shqipërinë.

Megjithatë unë kam shumë rezerva jo ndaj përmbajtjes se debatit, por radhës së punëve. Të gjithë e dimë, se pjesa më e madhe e filmave, janë bazuar mbi romane ose novela. Kjo ka ndodhur edhe me filmat më të famshëm soc-realistë. Unë di që 12 filma soc-realistë janë bazuar mbi novelat ose romanet e Kadaresë. 6 filma mbi romanet e Dritëro Agollit. E shumë e shumë të tjerë mbi novelat e shkrimtarëve të tjerë, pak më të njohur. Atëherë, a nuk do të kishte qenë më e ndershme që Agron Tufa ta kish filluar punën me novelat dhe romanet soc-realistë? Cuditërisht Agron Tufa na bëri apel para 6 muajve që ta përjashtojmë Kadarenë nga gjyqi moral, ndërkohë që aktorët dhe regjisorët soc-realistë po i radhit në bankën e të akuzuarve?!! Sepse sic ka marrë debati duket sikur filmat i shpikën 100% regjisorët komunistë. Ndërkohë që kjo është shumë e padrejtë. Idetë e filmave janë pjella letrare të shkrimtarëve soc-realistë. Kështu që në këtë pikë, më duket se po ua hedhim plotësisht përgjegjësinë regjisorëve dhe aktorëve të filmave. Kjo gafë merr ngjyra edhe më komitragjike nëse marrim parasysh se Agron Tufa është shkrimtar. Rrjedhimisht ai duhej të conte fillimisht  në parlament një propozim për ndalimin e letërsisë soc-realiste dhe pastaj të merrej me filmat e Kinostudios.

La zhvendosim kontekstin kohor të këtij debati mbas vitit 1992. Në librat shkollorë të klasave, 5,6,7,8,9 kam ndeshur tregime ku hyjnizohet komunizmi enverist. Ju si thoni? Nuk është Agron Tufa në dijeni për këtë?

Përvec tregimeve ka edhe romane të soc-realizmit që sot studiohen nëpër shkollat shqiptare që e kanë falsifikuar historinë. Le të marrim ta zemë romanet Dimri i madh, dhe Koncert në fund të dimrit. Dimri i madh hyjnizon ndarjen e Enver Hoxhës me Hrushovin, gënjen për konfliktin tonë me rusët për Pasha Limanin dhe justifikon vetizolimin tonë. Kjo ndodh edhe te Koncert në fund të Dimrit. Aty ka racizëm ndaj kinezëve, tallje dhe falsifikim i historisë. Ndërkohë që shqiptarët duhej t’u jenë mirënjohës për ndihmën e pallogaritshme ekonomike të kinezëve. Ne i grabitëm kinezët. Ndërsa regjimi enverist ne roman del i pastër dhe dinjitoz.

E kështu mund të vazhdoj edhe me autorë të tjerë.

Ndryshimi bëhet kur fillon nga vetvetja-thotë fjala e urtë Agron Tufa. Meqenëse jemi shkrimtarë duhet ta pastrojmë fillimisht kështjellën letrare prej mbeturinave soc-realiste dhe pastaj të hidhemi tek ato të Kinostudios! Ndaj dhe protesta e Agron Tufës, sado që është moralisht e drejtë, ajo  është gjysmake dhe dashakeqase, ngaqë ajo gjarpërin e kap prej bishtit dhe jo prej koke. Dhe koka e gjarpërit ka qenë e mbushur me helmin e regjimit enverist, i përkrahur fillimisht prej: shkrimtarëve, poetëve këngëtarëve, skulptorëve dhe pastaj prej regjisorëve, të cilët shpesh u dhanë jetë filmike romaneve dhe poezive trushpëlarëse soc-realiste!!

Rezart Palluqi

Amsterdam, 2 prill 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s