Poezi nga Antonela Maskaj

Poezi nga Antonela Maskaj
 
 
VIGANES KOHË
 
Fshehur në mendime derdhet ndërgjegjja jote
Nëpër dhomat e kujtesës vërtiten vite e mote,
E vjetra kohë vrapon, si një nuse e re…
E bukura poezi, rri zgjuar, nuk fle.
 
Dritën brenda syrit fike veç për një moment
Ndieja lavdinë kohës dhe ngreh monument.
Çmo jetën, duaj rininë si nëna që do të birin
se vitet kryelarta digjen, e të shkrijnë qiririn.
 
Viganes kohë dhuroja një shami të bardhë
Lere t’i fshijë nuancat e rrudhave valë-valë,
Ngrije peshë vlerën, fjalë e një të moshuari
Kurrë fjalët e fundit mos rresht së lexuari!
 
 
 
NA MBETI ERRËSIRA
 
Natë, më qetëso sonte trurin e ftohtë
Dhe ti fllad eja ta pimë një gotë.
Ju premtoj do t’ju afroj verën më të mirë
Përbëhet nga sy të ftohtë por shpirt i lirë,
Hënë ti sonte do ti biesh kitarës së vjetër
Kurse ju yje do derdhni vargje në letër.
Retë le të hedhin valle nostalgjie
E unë, unë do të mbjell lule lumturie.
Na ngeli errësira ndaleni mos të vrapojë,
Ah, poezia është zë që e mëkon.
Lulet i mbolla qiellit të lumturisë
Që të rriten në kopshtin e dashurisë,
Tani i vadis me shpresën plot diell
I vadis me jetë me dritë ndër diej.
 
 
 
DASHURISË SË VËRTETË
 
Një Qenie e rralle me prejardhje hyjnore
një det mes shkretëtirës së vuajtjeve njerëzore,
Një uragan dashurie që shkrin shkëmbinj shpirti
Një themel kalaje qe jetën time ngriti .
 
Është nëna, është zëri i saj e duart e ngrohta
Është fryma, damari ne te cilën rrjedh bota .
Është ajo, gladiator e përjetësisë.
Nënë, ti melodia ime e dashurisë.
 
Shih pafundësinë ku po varen lotët e saj!
Shih hënën që sytë e nënës fillon te shaj,
I paske zënë vendin te mjerës moj nënë
Ndaj ti, je më e bukur se zonjëza hënë .
Dielli te sheh të lodhur nënë, por te paska zili,
E ku di ti o diell çdo te thotë te rrisësh një fëmijë?
E mbyti dielli zilinë e vendosi përpara saj te përulej
E drita e tij në zemër e sy të nënës ngulej .
 
Eh moj botë e pamëshirshmja bote!
Dashurinë e saj a thua e mban dot?
Rendon, këput dhe telat e ligësisë se etur
Nënë, do të dua dhe në dhe kur të jem tretur.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s