Duke lexuar librin me poezi “Ujëvara e syrit” të Zejnepe A. Rexhepi / Nga : Safet Hyseni

Duke lexuar librin me poezi “Ujëvara e syrit” të Zejnepe A. Rexhepi

Nga : Safet Hyseni

Duke lexuar librin me poezi “Ujëvara e syrit” të Zejnepe A. Rexhepi

Libri nis me poezinë “Beteja e maskave”, një titull mjaft i qëlluar për aktrim. E autorja e vargjeve ç’mendim ka…, ku don të në shpiej, i bëj pyetje vetes!?

“Bije muzgu mbi shpirt!
Grilat rëndojnë jetën,
Në heshtjen tënde joshëse
Ata t’i ndjekin gjurmët”.

Dhe si ta zbërthejmë mendimin e këtyre vargjeve?
A nuk i bie muzgu çdo njërit në shpirt, gjatë hapave që bën në jetë, ndoshta dhe më shpesh?!
A nuk ka muzg dashuria, dhe a ka kuptim jeta pa dashuri? “Grilat rëndojnë jetën”.., ja dhe kjo që plotëson vargun e parë, e pasuar nga vargu i tretë “në heshtjen tënde joshëse”, ndoshta dhe “e detyrueshme”, por sërish është heshtje dhe megjithatë ruan shpresën me fjalën “joshje” për të vazhduar “Ata t’i ndjekin gjurmët.” Po ta marrësh si idilë personale, të një shpirti të dashuruar që për një apo arsye tjetër, i bie muzgu në shpirt, dihet se ai ndeshet me grilat e vuajtjes dhe e gjithë shpresa varet vetëm nga heshtja joshëse.

Zejnepe A. Rexhepi

Është mjeshtëria e autores që poezisë, me vargjet e para, i jep kuptimin e dyanshëm. Të dashurosh, do të thotë të duash njeriun, por a ka kuptim dashuria pa sakrificë dhe a ka kuptim atdheu pa liri?! Ta lexosh dhe rilexosh duhet dhe ta zbërthesh edhe si një varg të një të dashuruari për atdhe, të një luftëtari të lirisë. Po nuk pate dashuri në shpirt për një femër apo mashkull, zor se e do apo dashuron atdheun, se atdheu është kuptim i përqafuar me lirinë, liria me sakrificën, me grilat…
Mjeshtëria e vargut dhe gjetja e fjalës artistike, bashkë me kuptimin e dyanshëm që në krijimtarinë letrare janë krijime shumë të pakta, është një vepër, vepër që të lartëson! Poeti është i madh jo nga sasia por nga cilësia, kështu ndodh me disa krijime dhe krijues. Për ta plotësuar, poetja vazhdon me vargjet:

Marrëzia lakuriqësohet!
Po ç’ndodh me Ty!?
Je ai që vret,
Apo ai që vranë?

Marrëzia lakuriqësohet!? Çdo veprim, sado i kamufluar që të jetë, në dy raste zbulohet me të shpejtë, dhe që të dy rastet janë tek dashuria për njeriun dhe për lirinë. Kur poetja bën pyetjen “Po, ç’ndodh me Ty!?” është në dyshim jo nga zbulimi i veprimit, por nga dëshpërimi dhe zhgënjimi momental për të zbërthyer në është “engjëll” apo “djall”, në është “shpëtimtar” apo “vrasës”! Dhe për të na dhënë rrugën rreth së vërtetës, kur dihet se poetët janë dhe rrëfimtarët e parakohshëm të ndodhive bën pyetjen mjaft të qëlluar “Je ai që vret, apo Ai që vranë? Në këto vargje ndodh edhe shpërthimi në formë pyetjeje, pyetje e cila nga lexuesi kërkon përgjigje. Kur në vargun e fundit bie shumësi, atëherë ne duhet ta kuptojmë se “engjëllin” apo “shpëtimtarin” nuk e ka vrarë askush, por e kanë vrarë duke ia zbuluar gjurmët.
Mjeshtëria e thurjes së vargut vazhdon me ndarjen dhe dhënien kuptimit të dashurisë, që është lidhje ndërmjet gjinive dhe dashuria që ushqen atdheu për lirinë dhe liria për atdheun, ky është kuptimi i ndërsjellë. Në vargjet e fundit, qëllimisht të ndarë “Marrëzia lakuriqësohet” nga “Ç’po ndodh me mua!? Jam ajo që vret, apo ajo që vranë?, na jep të kuptojmë se, lexuesi mund të kënaqet me këto vargje duke i marrë herë si një idilë dashurie, e herë si një lidhje mes dashurisë së madhe për lirinë. Dashuria është kuptim i gjerë, pa të cilën nuk ka jetë. Duke u nisur nga ajo që ka përjetuar në jetën e saj gjenerata e autores, vështirë është t’i besohet se është frymëzuar nga poezia e Pol Elyer-“Ndjekja”, se e tërë gjenerata e saj është e ndjekur me qëllim të shlyerjes së gjurmëve, e cila ka të bëjë me vrasjen që e parmend shpesh autorja. Për të marrë tabllonë apo vetë poezinë si pikturë, ne jemi edhe të vrarë, por edhe vrasës, andaj edhe kështu duhet zbërthyer mendimin e bartur në këtë krijim artistik të përkryer. Personazhi është i vrarë kur nuk është i lumtur, kur nuk e ka përqafuar lirinë, por në të njëjtën kohë është dhe vrasës i saj për atë që nuk e ka përqafuar.
Për të ardhur deri te zbërthimi i vërtetë, ne duhet sërish që t’i kthehemi titullit “Beteja e maskave” që është më se i kapshëm për kohën, në të cilën jeton dhe krijon autorja, por jo vetëm kaq…, duhet lexuar e rilexuar për të thithur nektarin dhe kënaqësinë që falin këto vargje të thurura me mjeshtëri të rrallë. @safet.hyseni

Ujëvara e syrit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s