
Poezi nga Ennio Morricone Duke ndjekur atë tingull Tingulli i zërit tënd Mbërthen në ajër Një të padukshme, duke ndalur një çast përjetësinë. Kjo jehonë, ka depërtuar në mua, Duke copëtuar kristale të brishta, Të së tashmes … Continue reading
Poezi nga Ennio Morricone Duke ndjekur atë tingull Tingulli i zërit tënd Mbërthen në ajër Një të padukshme, duke ndalur një çast përjetësinë. Kjo jehonë, ka depërtuar në mua, Duke copëtuar kristale të brishta, Të së tashmes … Continue reading
Poezi nga Yehuda Amichai Poemë e përkohshme e kohës sime! Shkrimi hebraik dhe shkrimi arab shkojnë nga lindja në perëndim, Shkrimi latin nga perëndimi në lindje. Gjuhët janë si macet: Nuk duhet t’ua përkëdhelësh gëzofin në kah … Continue reading
Màrio de Miranda Quintana Kalendari poetik: Mário de Miranda Quintana (1906-1994) Sot, më 30 korrik është data e lindjes së poetit brazilian; qe poet, gazetar dhe përkthyes i njohur në Brazil, me përkthime nga autorë me peshë, si p.sh., Charles … Continue reading
Poemas de Yuleisy Cruz Lezcano Desafío No debe nada a nadie el poeta que hace oír su grito, los labios son agujeros, perforan la opacidad de la noche, el cuaderno es un retorno que pone un broche … Continue reading
HESHTJA QE NA DUHET Anton Nikë Berisha “Sytë e heshtjes” – Nëna Tereze në shtatë shpalime; Shpalimi i tretë: Ujëvarë drite në zemër & Sytë e heshtjes”. “Faik Konica”, Prishtinë, Kuvendi Françeskan Gjakovë 2019 Shkrimtari i njohur i Argjentinës, Borges, … Continue reading
Një poete rebele (Referim rreth poezisë së poetes Terjana Merko) Nga: Istref Haxhillari Poeten Terjana Merko e njoha para një viti, kur sapo kishte hyrë në udhën e rrëpirët të poezisë me zell të respektueshëm. Më kërkoi t’i shihja … Continue reading
Poezi nga Esmeralda Husaj *** Vallzo dashurinë time të panjohur! Më vështrove i habitur, Nuk dije si ta mbaje hënën në duar. E as unë nuk të kisha mësuar. Yjësitë janë flakë dhe djegin humbtirën, Poetët kishin … Continue reading
Poezi nga Altin Meçja Kur je vetëvetja Të jesh vetëvetja, duhet të bësh gabime, të puthësh buze të gabuara, të flesh mbi gjokse të ndaluara. Eh, të jesh vetëvetja, duhet të bësh ndryshimin qoftë dhe me … Continue reading
Poesie di Rada Koleva- Genova QUALCUNO SA In questi giorni… giorni di catarsi di bilancio e di valutazioni sulla vita , sembra che ogni serenità è andata via , è svanita , come quelli granelli minuscoli di sabbia, che … Continue reading
LUFTA PËR LUFTËN (e kujt ishte lufta, e kujt është Liria, e kujt harresa, e kujt kujtesa, e kujt historia dhe e kujt (pa) përgjegjësia) Nga: Shefqete Goslaci A kemi kujtesë? Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq … Continue reading
Poem by: Eden S Trinidad “IKIGAI” Can we say the Aves are glad? When they start to flap their wings and seemed to hum to greet us? Have men found the meaning of life? When they amass Solomon’s mine? … Continue reading
Agron Shele Gudua (Tregim për fëmijë) Gudua ishte një nga ata qentë luftarakë që nuk i trembej asgjëje. Ai flinte vetëm pak, ose aspak, dhe veshët i mbante përpjetë, a thua se do dëgjonte çdo gjë që ndihej e merrte … Continue reading
Poem by Jagdish Prakash GREY SKY AND RAINLESS CLOUDS Rain had stopped But I still kept twirling my feel in the puddle of rainwater Sky grew from grey to greyer Wind shrieked and silence hissed A frog suddenly jumped … Continue reading
Poema de Alberto Edel Morales Fuentes CALLE G. 1982 Una noche partíamos almendras en la calle G. Eran más de las 12 y tú y aquella saya de flores blancas parecían la eternidad. Yo me detuve un momento a … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Zëri yt tretet në erë” të autores Irma Kurti Libri i dedikohet balerinës Rivja Fiora, ëndrrat e së cilës u shkëputën në moshë fare të re, pikërisht kur jeta po i buzëqeshte dhe po i … Continue reading
At’ dr. Paulin Margjokaj dhe libri i tij: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë-Liri prendimore apo despoti orjentale?”
Botimi i librit studimor në shqip: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë – Liri prendimore apo despoti orjentale?” i At’ dr. Paulin Margjokaj, është një libër shkencor ku përfshihen të dhëna të ndryshme faktike të një periudhë të idhët të historisë sonë dhe të mbeshtetësve të tyre servil komunist, padyshim që është edhe një libër i bazuar me dëshmi të fuqishme bazike të viteve të komunizmit, komunizëm i cili për shumë dekada e sundoi dheun.
Ky artikull shkrimi rreth botimit të këtij libri bëhët në kuadër të 45 vjetorit të përkujtimit të kalimit në amshim të At’ dr. Paulin Margjokajt. Ndaj nxitimthi pa humbur kohë dhe me një përkushtim të plotë nisa ta shfletoj, lexoj dhe t’i prezantoj disa nga të dhënat e këtij libri-kapitujt dhe nënkapitujt, për të cilin libër po e them me plot përgjegjësi se është një libër me vlera qe vërtetë ia vlen të lexohet, jo vetëm nga studiuesit por edhe nga politikanët, intelektualët e lexuesit e tjerë sepse shikuar hollë e hollë, ky libër pasqyron një lloj enciklopedie shumë të vlefshme, me të dhëna të nevojshme për rrjedhën e mortajës së komunizmit në Shqipëri e vendet tjera.
Një ndër burimet e tilla apo të gjeturat faktike veq librave të tjerë të At’ dr. Paulin Margjokaj është edhe ky libër studimor qe sjell fakte, dokumente, dëshmi, kujtime të ndryshme rreth të kaluarës moniste diktatoriale enveriane e rusoserbe, i cili libër u botua nga Provinca Françeskane në Shkodër, pikërisht nga At’ Aurel Gjerkaj OFM., Ministër Provincial, i cili edhe mbanë të drejtën e botimit të librave të botuara të françeskanëve.
Ky vëllim i këtij libri studimor është vëllimi i dytë i librit: “Kush janë anmiqtë e Shqipnisë” i botuar nga Botimet françeskane në vitin 2012 ndërsa si shtesë e librit është edhe pjesëza tjetër e librit: “Liri prendimore apo despoti orjetale?”, e që në total perfshin gjithsejt 241 faqe, me ISBN – 9789995697853. Libri në fjalë është nxjerrë në dritë disa muaj me parë apo në fund të vitit 2019. Pikërisht është botuar në 800 vjetorin e Shën Françeskut në Shqipëri 1219-2019, nën mbështetjen të plotë financiare të veprimtarit, studiuesit e publicistit të mirënjohur shqiptar, z. Tomë Mrijaj nga Nju Jorku.
Autori i këtij libri, At’ dr. Paulini edhe pse ishte françeskan, ai, ishte edhe një doktorant gjeograf dhe historian tejet i spikatur i cili e zotëronte shumë mirë edhe gjeografinë dhe historinë mbarëshqiptare dhe atë globale. Ai, u mor me studime rreth historisë së përgjithshme të Shqipërisë që me ilirët, epokën mesjetare, periudhën barbare të pushtimit osman e deri te historia e kohës sonë përfshirë edhe ideologjin komuniste gjë qe e njeh shumë mirë çështjen e Shqipërisë, problemet, shkaqet si dhe mbrapaskenat e saj.
Lënda studimore tematike e veprës së At’ dr. Paulin Margjokaj veç fjalës hyrëse dhe parathënies së autorit është ndarë edhe në tre pjesë tjera përbërëse tejet koncize me këtë përmbajtje të kapitujve.
Ndaj paraprakisht që nē fillim të librit gjejmë Diftojsi:
Në kapitullin e parë gjejmë nentitujt kje rrena:
Kapitulli i dytë i librit shperfaq tejët qartë dhe natyrshem qe i solli lufta e dytë ndihmuen fort qi të përhapej komunizmi rus me nentitujt siq vijon:
Ndërkaq në kapitullin e tretë mund të mësojmë për komunizmin si një shpirt sllav me nentitujt:
Ndersa në kapitullin e fundit apo të katërtin verejmë qartasi se kush shkoi me komunizëm me këta nentitujt:
Në kuadër të këtij libri pas kapitujve është përmbledhur edhe një shtojcë plotësuese me emrin: Liri prendimore apo despoti orjentale? – Pjesa e tretë – Perëndim/Lindje – Romak/Kristian me nentitujt e meposhtëm:
Po i referohem në mënyrë konkrete pakëz librit: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë-Liri prendimore apo despoti orjentale?”, në të cilin autori i librit e analizon fije për fije mortajën komuniste e cila kishte ardhë në pushtet me parimet mesjetare otomane, marksiste e leniniste të sojit mashtrues satanik e qe epiqendrën të saj e kishte në Moskën sovjetike staliniste dhe vëndeve tjera perçafuese të komunizmit ( si jugosllavia, Polonia, Rumania etj.) e cila ideologji kishte një mbeshtetje të fuqishme nga Anglo-Amerikanët, Kina etj., shtete të cilat ishin kundrejt Gjermanisë hitleriane. Njëkohësisht autori në librin e tij përmend edhe shkaqet e ardhjes në pushtet të diktaturës komuniste, pikërisht flet per krimet e Enver Hoxhës e të Mehmet Shehut (siq i quan autori kanibalët e Ali Pashës, armiq mizor të kombit shqiptar) e arsyet që quan në shfarosjen me dhunë të intelektualve e klerikëve shqiptarë (ishte baza e shenjestrës së komunsitëve ) të cilët i arrestuan, diskriminuan, persekutuan lirinë e pergjithshme.
Vlen të potencohët në pjesën e këtij libri shtesë: Pjesa e tretë – Perëndim/Lindje – Romak/Kristian autori jep mendimet e tija se çfarë do të thotë orjental? E çfarë prendimor? Ndaj e permend se nga e ka prejardhjen Europa? Cili është roli i krishtërimit në formimin e identitetit europian? Ku i ka burimet kultura e përgjithshme në fjalë madje i spjegon edhe mentalitetet, orijentale e prendimore si dhe orientin dhe oksidentin nga këndveshtrimet e tija.
Biografia e At’ dr. Paulin Margjokaj:
Është lindur në Kçirë të Pukës në vitin më 26 shtator të vitit 1908. Në pagëzim prindërit i vëndosën emrin Bibë. ishte i biri i Dedës dhe i Lules së Gjin Gegës. Shkollën fillore dhe unike e kreu në Kolegjin Françeskan e më pas në liceun “ILLYRICUM”. Pas përfundimit të studimeve, ai caktohet mësues i ciklit fillor, po në kolegjin ku u diplomua. Me 26 mars 1932 u shugurua meshtar. Prej vitit 1938 deri më 1941 shërbeu si sekretar i Provincës shqiptare dhe si profesor i historisë dhe gjeografisë në liceun Illyricum. Arsimin e lartë për teologji e kryen gjatë viteve 1937-1940 në Siena, Firence. Në vitin 1941 u dërgua për studime të larta në Torino, ku më 9 dhjetor 1943 u bë doktorant në histori e letërsi. Pas përfundimit të studimeve, ai qëndron në Austri, ku jep mësim në seminare françeskane. At Paulin Margjoka vdiq në vitin 1975 dhe prej asaj kohë eshtrat e tij prehen në Vjenë të Austrisë, në pritje të plotësimit të amanetit të tij për t’u varrosur në Kçirën e vëndlindjës së tij.
At’ dr. Paulin Margjokaj numëron një sërë botimesh të ndryshme ndër të cilat po i përmend disa prej tyre:
Át Paulin Margjokaj, Njerzimi midis liris e tiranis.
Át Paulin Margjokaj, Si ra murtaja komuniste e muer dhen, Bleni II.
Át Paulin Margjokaj, Liri prendimore apo despotí orjentale.
Át Paulin Margjokaj, Kundrim i shkurt i historis ruse.
Át Paulin Margjokaj, Historia e shqipnis: a) Albanien in Altertum; b) Das Mittelalterliche Albanien; c) Albanien unter Tűkischer Herrcschaft.
Át Paulin Margjokaj, Dromca historike. Ditar kujtimesh.
Át Paulin Margjokaj, Studime historike rreth personalietit te Gjergj Kastriotit.
Át Paulin Margjokaj, Studime rreth personalietit të Át Bernardin Palaj, OFM.
Át Paulin Margjokaj, Tue shfletue shtypin e mërgatës.
Át Paulin Margjokaj, Studime të ndryshme rreth Lahutës s Malcìs e Át Gjergj Fishtës, OFM.
Át Paulin Margjokaj, Lugati i Legalitetit.
Át Paulin Margjokaj, Pro-memoria (1946)
Át Paulin Margjokaj, Pro-memoria (1948)
Episode Historike nga jeta e Ali Pash Tepelenës në Romë,
At ‘Paulin Margjokaj, “Epizode historike”
Kush janë armiqtë e vërtetë të Shqipërisë etj…
Françeskani At’ dr. Paulin Margjokaj ka edhe qindra e qindra leterkëmbime nga me të ndryshme e dorëshkrime të birit kçiras të cilat gjenden dhe sot e kësaj dite në arkivat e seminareve françeskane të Austrisë të shkruara edhe në gjuhën gjermane etj.
Siq njoftohemi nga disa burime tjera thuhet se shumë shpejt do të dal në dritë edhe botimi tjetër më i ri librit i librit i cili do të titullohët “Ditari”, i At’ dr. Paulin Margjokaj.
Në bazë të një verdikti edhe Bashkia e Pukës më 26/08/2016 mori një vendim unanim në emërtim të segmentit të rrugës nacionale që shpie drejt për tek Kisha në Luf, që rruga e permendur në fjalë të emërtohet: “At Paulin Margjokaj”.
Ps: Libri: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë-Liri prendimore apo despoti orjentale?” i At’ dr. Paulin Margjokaj është shkruar në gegnishte ndaj artikulli në fjalë është realizuar në gjuhë standarde shqipe njëkohësisht është realizuar si homazh-në kuadër të përkujtimit të 45 vjetorit të kalimit në amshim të këtij françeskani shqiptar.
Shkruan: Lekë Mrijaj