Poemë e përkohshme e kohës sime! – Poezi nga Yehuda Amichai / Përktheu në Shqip: Erla Velaj

Poezi nga Yehuda Amichai
 
 
Poemë e përkohshme e kohës sime!
 
Shkrimi hebraik dhe shkrimi arab shkojnë nga lindja në perëndim,
Shkrimi latin nga perëndimi në lindje.
Gjuhët janë si macet:
Nuk duhet t’ua përkëdhelësh gëzofin në kah të kundërt.
Retë vijnë nga deti, era e nxehtë
nga shkretëtira,
Pemët përkulen në erë,
Dhe gurët fluturojnë nga të katër erërat,
Në të katër erërat.
Ata hodhën gurë,
E hodhën këtë tokë nga njëra anë në tjetrën,
por toka ra sërish në vend të vet.
Ata e hodhën tokën, duke dashur ta heqin qafe.
Janë gurët që lundrojnë, por ti nuk mund të shpëtosh prej tyre.
Ata hodhën gurë, hodhën gurë në mua
Më 1936, 1938, 1948, 1988
Semitët kundër semitëve dhe anti semitët kundër antisemitëve,
Njerëzit e këqinj hedhin, njeriu i vetëm hedh,
Mëkatarët hedhin, të tunduarit hedhin,
Gjeologët hedhin edhe teloogët hedhin,
Arkeologët hedhin edhe arkoliganët hedhin.
Veshkat hedhin gurë, vrer në fshikëza hedhin,
Gurët e kokës dhe gurët e ballit edhe zemra e një guri.
Gurët marrin trajtën e një goje ulëritëse,
Dhe gurët i pulisin sytë e tu
Si trokitja e gotave.
E shkuara i hedh gurët drejt së ardhmes,
Dhe gjithçka e tyre bie në të tashmen.
Gurët degëvarur dhe gurët zhavorrë qesharakë,
Edhe Zoti në Bibël hodhi gurë,
Edhe Urimi dhe Tumimi hodhën.
Edhe Herodi hodhi gurë dhe çfarë u shfaq ish një tempull.
Oh, poema e gurit të trishtuar
Oh, poema e hedhur mbi gurë
Oh, poema e gurëve të hedhur.
Është këtu në këtë tokë
Guri që kurrë nuk u hodh.
Edhe që kurrë nuk ndërtoi, e që kurrë nuk u përmbys,
Edhe që kurrë nuk u zbulua, e që kurrë nuk u njoh,
Edhe që kurrë nuk klithi nga muri, e kurrë nuk u flak nga ndërtesat
Edhe nuk u shndërrua në rrugë themeli?
Të lutem, mos hidh më gurë
Je duke e lëkundur tokën
E shenjtë, e paprekur, tokë e çelur.
Ti po e lëkund atë drejt detit,
Dhe deti nuk e do
Deti thotë jo tek unë.
Të lutem hidh gurë të vegjël
Hidh mbetje kërminjsh, hidh varre
Drejtësi apo padrejtësi nga guroret e Midgal Tsedek.
Hidh gurë të butë, hidh plise të ëmbla,
Hidh gurë gëlqerorë nga shpërndarja e detit,
Hidh pluhur shkretëtire, hidh ndryshk,
Hidh dhé, hidh frymë,
Hidh ajër, hidh hiçmosgjë,
Përderisa duart e tua janë të lodhura,
Edhe lufta është e lodhur,
Edhe paqja do të lodhet edhe do të lodhet…
 
 
 
Përktheu në Shqip: Erla Velaj

One thought on “Poemë e përkohshme e kohës sime! – Poezi nga Yehuda Amichai / Përktheu në Shqip: Erla Velaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s