Poema Ganador del PRIMER PREMIO -Concurso RIChina-2010. Original en Inglés, traducido al francés por F.Bernard – Susana Roberts

Susana Roberts

Poema Ganador del PRIMER PREMIO -Concurso RIChina-2010. Original en Inglés, traducido al francés por F.Bernard

 

Sichuan’soul
In the good soul, Bertold Bretch examines the dilemma between being virtuous and surviving at the same time in the world, in the poem I share my words with a culture that I admire, value and that invites me to contemplate calmly this inland sea that offers us Sichuan and which I travel through so many dreams.

On the deep sea in the west
In the Chengdu’s plain
During a neglect, five *geng
Spirited roots
Clung to the sky
For stealing the soil
And fill with abundance
The blue surface.

Rice fields whispers deaf days
And crops ignite sparks
Upon the air, the alert in autumn leaves when they fall dawn
Over the belly in the river
Silently, they are shouting
Their loyalty
At the time the sky reflects
The millenary history in the good soul of Sichuan.

*During ancient China five geng means 6.o’clock in the morning

 

El Alma de Sichuan
Cuando Bertold Bretch habla del alma buena, examina el dilema entre ser virtuoso y sobrevivir al mismo tiempo en el mundo, en el poema comparto mis palabras con una cultura que admiro, valoro y que me invita a contemplar con calma este mar interior que nos ofrece Sichuan y que viajo a través de los sueños .

Sobre el profundo mar del oeste
En la llanura de Chengdu
Al descuido de los cinco *geng
Raíces animosas se prendieron hasta el cielo
Para robarle al suelo
Y llenar de abundancia
Las superficies del azul.

El arrozal rumorea días sordos
Y las cosechas encienden chispas
Sobre el aire vigía de las hojas en otoño
Sobre el vientre del rio
en silencio van gritando del anfitrión
su lealtad
Cuando refleja el cielo
La milenaria historia
en el alma buena de Sichuan

*Cinco geng: equivalente a las seis de la mañana en la antigua China.

Premier Prix – Ame du Sichuan ( en Chine- Cri)
Dans la bonne âme, Bertold Bretch examine le dilemme entre être vertueux et survivre en même temps dans le monde, dans le poème je partage mes paroles avec une culture que j’admire, valorise et qui m’invite à contempler calmement cette mer intérieure que nous offre le Sichuan et que je parcours par des rêves avides.

 

Ame du Sichuan

Sur la profonde mer de l’ouest
Dans la plaine de Chengdu
Par la négligence des cinq geng
Les racines courageuses
Se fixèrent jusqu’au ciel
Pour lui voler le sol et
Remplir d’abondance
La superficie du ciel
Les rizières murmurent des jours sourds et
Les récoltes allument des étincelles
Sur l’air, sentinelle des feuilles en automne
Quand elles tombent en silence.

Sur le ventre de la rivière
Elles crient la loyauté
A cet anphytrion qui reflète le ciel
L’histoire millénaire
Dans la bonne âme du Sichuan

Copyright-Susana Roberts-Argentina.
traducido al francés por F-Bernard.

BLETËT (Motiv për fabul) / Poezi nga Demir Gjergji

Poezi nga Demir Gjergji

 

BLETËT

-Motiv për fabul-

U shemb dhe druri i fundit plak,
Nishan zgërbonje s’la njeriu.
Pa strehë bletët e pa plang,
Mërgojnë ku t’i shtyjë veriu.

Që poshtë ariu i ndjek nga pas:
“Ku shkoni, Zoti lart iu faltë!?”
Në ëndërr putrat i përplas:
“Ç’ju bëra, që më latë pa mjaltë?!”

Në atë shtegtim pa shpresë,
Tek vejevijnë nëpër botë,
Pa gjetur kund një vend, një strehë,
Njeriu prapë u del për zot…

I fton të hynjnë në ca zgjoje,
Si mbretëresha në pallat…
Në zgjoje bletën endin hoje.
I mbushin hojet plot me mjaltë.

Ka kohë që bletët në koshere,
Pa ditur fatin që u priu…,
Nektarin mbledhin verë pas vere
Dhe mjaltin vjen e vjel njeriu.

ZIJA ÇELA PËR EJËLL ÇOBËN: U THA JO GJYQEVE POLITIKE (Gazeta Panorama)

ZIJA ÇELA PËR EJËLL ÇOBËN: U THA JO GJYQEVE POLITIKE
Gazeta Panorama

Ditën që autori uli penën, ndoshta e ndjeu se do të ulte edhe kryet. Dhe kur po ulte kryet për t’u larguar prej kësaj bote, thua se vuajtjet që kishte hequr s’i përkisnin më atij, nuk kërkoi gjë prej gjëje, as la amanet për kriptën e varrit, vetëm iu përsëdyt pyetja që kishte bërë: “Por a do të vijë ndonjë kohë që ky popull të gëzojë? Ia uroj!”
Për shkak të sëmundjes së rëndë, Ejëll Çoba tashmë i kishte ndërprerë shënimet dhe disa nga burgimet e tjera, në Beden të Kavajës, në Orman-Pojanin e Korçës apo në famëkeqin e Burrelit, ende kishin mbetur pa u shkruar. Por në faqen e fundit, si në rastësitë divine, fliste për një mikun e tij trupshkurtër, shkodran gjithashtu dhe bashkëvuajtës në burgjet komuniste, përkthyesin e Dante Aligerit. Bisedat me profesorin e letërsisë e kënaqnin, sepse duke e dëgjuar, e kalonin në një jetë irreale. Besonte në Zot dhe, me gjasë, duhet të ketë ikur me shpresën për ta gjetur Parajsën matanë, por me dhembjen që këtej po linte Ferrin. Në atë kohë Pashko Gjeçi, personazhi final i Ejëll Çobës, vazhdonte përkthimin e “Komedisë Hyjnore”.
Sa herë zbulohen pergamene të vjetra, rrallëkush e vë në dyshim autenticitetin e tyre. Memorialistika e tillë ka diçka prej pergamene, sepse ende pa u hedhur në letër, është shkruar më parë në lëkurën e autorit. Libri i Ejëllit vjen si dhuratë prej atij engjëllit, i cili ka vetëm një caktim sovran: me mbajtë anën e Pafajësisë në çdo rrethanë, edhe kur më i forti ia ka vënë këmbën në fyt më të dobëtit. E mbartës i së drejtës dhe i drejtësisë, në krejt lëmshin e dheut, është njeriu. Kaq i mbathur me vlera njerëzore është libri “Jetë e humbur”, kaq rëndues në drejtësinë përballë padrejtësisë, sa akuza që regjimi i bënte autorit kthehet kundër akuzatorëve, jo duke u mbuluar me propagandë, por duke e zhveshur propagandën nga faktet. Duket se ai engjëlli mesazher, korrieri i perëndishëm, e kishte gjetur misionarin tek Ejëlli po me atë siguri, siç i gjente të ngjashmit mes kampionëve. Vështirë të gjendet mision më i madhërishëm, sesa ai që fiton funksion dhe bëhet dokument nëpërmjet përjetimit. Është si shndritja misterioze në terrin e natës që, e nisur prej diku për të tjerët, vetë digjet por nuk kthehet më në burimin nga vjen.
Njeri i shkollës dhe i ligjit, i iluminuar me kulturën perëndimore, Ejëll Çoba e kalon të drejtën përmes tehut të thikës. Dhe ky kalim epik përballë torturave e dënimit me vdekje, kjo frymë vendosmërie për të mos e ngarkuar veten me faje që s’i ka bërë, por as për t’i rënduar të tjerët me kusht që të gjejë shpëtim, përbën njërën nga veçanësitë më të mprehta të librit. Ejëll Çoba nuk ishte kundërshtari që iu kundërvu me armë komunistëve, as aktiv i Ballit apo Legalitetit, ai s’ishte tregtari spekulant që vuri dhjamë gjatë luftës dhe i fshehu florinjtë, nuk ishte as industrialisti që do t’i konfiskohej pasuria sipas modelit stalinian. Ai ishte intelektuali që, pas diplomimit në La Sapienza (1932), ushtroi profesionin në atdheun e tij, duke ndjekur karrierën administrative. Ejëll Çoba, Dottore in Giurisprudenca, u dënua për idetë nacionaliste dhe me qëndresën e tij, që farfuron bindshëm në këto kujtime, u tha “Jo!” gjyqeve politike të genocidit mizor. Për universalen që mbart, në mos qoftë dëgjuar atëherë, kjo britmë e dinjitetit human dhe e nderit politik edhe sot e kësaj dite ia vlen të dëgjohet në tërë hapësirën e ish-perandorisë komuniste.
Ky libër është plot fluks shpirtëror dhe intelektual. Libër që trazon dhe trazimi zgjon vetëshqyrtimin e ndërgjegjes te lexuesi, shqyrtimin nga uni deri në nivelin e ndërgjegjes kombëtare. Autori parapëlqen të rrëfejë, të rrëfejë në mënyrë intensive. Dhe përgjatë rrëfimit, prej dhuntisë që të kujton romancierin, zotëron ritmi, fjalori i gjerë i shqipes (citon në latinisht, italisht dhe frëngjisht), stili i shkrifët dhe ndjeshmëria e përpiktë ndaj fjalës, shpesh me forcën përshkruese që i jep shkrimit shtysë pamore, thua se ata njerëz dhe ato mjedise na shfaqen ndër sy. Kur ndalet shkurt për ndonjë opinion apo analizë, të cilën e vendos në sfond kombëtar e ndërkombëtar, të ngjan se autori ia ka hequr vetes nervin e elektrizimeve. Për ajrimin e mendjes atje, ku me zorajroseshin mushkëritë, para se të bëjë zgjedhjen dhe ta pjekë vizionin, atij i pëlqen të dëgjojë mendimet e të tjerëve, sepse:“Sa shumë nguten njerëzit me dhanë gjykime!” Por nëse peshorja ia saktëson masën, nuk ia tjetërson përmbajtjen e qëndrimit. Sa herë u kthehet formacioneve politike dhe personaliteteve të kohës, kurrkujt nuk ia lë as nderin dhe as koritjen në derë, pa dhënë faktet përkatëse. Me këtë objektivitet Ejëll Çoba i kthehet edhe vetes, madje herë-herë duke e qesëndisur “borgjezin” e thikës e të pirunit që, për shkak të formimit akademik shumëvjeçar, ndoshta më parë i kishte munguar sensi praktik i jetës, kishte besuar naivisht dhe pastërtisht.
Por ka rrethim të gjerë ky autoportret i sinqertë, ai vjen në shoqëri me shumë portrete të paharrueshme. Madje, i shkruar prej një zemërmadhi, libri sikur bëhet goja e botës shqiptare. Megjithëse konflikti ka tjetër natyrë, pa gjëmime topash, kavaleri e fushë të Vaterlosë, megjithëse binomi i luftës dhe paqes së dhunshme kufizohet në burgje, pastaj në një tjetër mejdan – kënetën fushore të Maliqit, për nga mizoria dhe numri i pazakontë i personazheve rrëfimi merr njëfarë ngjasimi tolstoian. Do të gjenden në faqet e tij që nga emrat e personaliteteve më të njohura në historinë tonë politike dhe atë të letrave (mjaft prej të cilëve ende të debatuar publikisht), deri tek ata të shtresave më të ulëta, njerëz fatkeqë e anonimë që kurrë më parë nuk u është shkruar emri nëpër libra. Portretizimet janë herë të plota e herë skicime të shpejta, por gjithnjë me shenja vetjake, shpesh plot spikamë kompleksiteti, veçmas befasues kur në këtë rrjedhë karakteresh zbulohen anë të panjohura të tyre.
Nëse këtë libër e kthejmë në formën e dramës, me valët e arrestimeve, pamjet e terrorit, torturat me dajak, zinxhirë, korrent elektrik e darë që shkulin mishin, me hetuesitë e pafundme dhe gjyqet ku xhelatët gjykojnë viktimat, me pushkatimet qenshe dhe kërcënimet makabre për pushkatim, lëngimin nëpër biruca dhe rraskapitjen çnjerëzore në kampet e punës (si lager-at nazistë), gjithë sa do të ishim në sallë do të na duhej të ngjiteshim në skenë. Por për të zënë vendin e personazheve, ndoshta as kaq s’do të mjaftonte. Përmes dramës së vet, Ejëll Çoba ka dhënë dramën e popullit të tij, persekutimin masiv, denatyrimin e hullisë së zhvillimit historik dhe gjëmën e përgjithshme që po sillte regjimi gjakatar. Ja përse në atë sallë të përfytyruar, në gjysmerrësirën që ka rënë prej llambadarëve të fikur, më shfaqet si hije silueta e autorit. Po murmurit një monolog pas dënimit kapital dhe pyesni se cila është gjendja e tij? E pra, ky është teksti:
“Fillova ta përgatis veten shpirtnisht. E mendojsha jetën si nji shirit filmi që papritur këputet. Nuk më vinte keq për botën që po lejsha: më dukej se e kisha njohë mjaft e nuk më tërhiqte asgja e re që të meritonte me e njohë. Isha në moshë relativisht të re, 38 vjeç, e më dukej se ende nuk i kisha dhanë jetës aq sa mund t’i jepsha e sa duhej t’i jepsha. Vendit që më kishte lindë, po ia kthejsha detyrën me jetën.”
Por ai nuk është vetëm, e mbushur plot e përplot, salla gëlon nga hijet. Janë ata, veteranët e Rezistencës Antikomuniste. Ndërkaq, ne që kemi hypur në podiumin e lartë të skenës, ne të fjalimeve fjalamane nëpër foltore (fff, fryn era!), ne që kemi pushtuar gazetat dhe ekranet, ne që e mbajmë veten si trashëgimtarë të idealeve demokratike, ngjan se tashmë u kemi kthyer shpinën. Ne dimë shumë të rrëzojmë, por dimë pak të ngremë. Dhe kështu, prej kujtesës së shkurtër, shpesh harresa na bëhet haram. Deri më sot i vetmi Monument i denjë, që i kushtohet asaj rezistence, është Memoralistika e vetë rezistuesve, madje kjo bibliotekë mbetet gjyqi më i thellë dhe më i moralshmi që i është bërë diktaturës.
Sa herë ndodhem në ato kopshtet, ku heshtja është e fikët dhe selvitë lëshojnë hije të gjata, më bëhet sikur dëgjoj një gulç drithërues, që vjen mbyturazi prej diku: Save Our Souls! (Shpëtoni shpirtrat tanë!) Atëherë, në atë mëdyshje të zorshme që të jep dhimbje në brinjë, më përsillet ky mendim: Kushedi sa njerëz jetojnë si të vdekur midis të gjallëve dhe kushedi sa të vdekur janë ende të gjallë!
Kur në çastin fatal, teksa po nisej në rrugën e Hadit, miku besnik deshi ta ndiqte mbrapa, Hamleti e ndaloi me një porosi të rreptë, si t’i vinte nga fshehtësirat e përjetësisë. Është paradigma që At Zefi, Pllumi ynë iu përmbajt aq thekshëm: Rrno vetëm për me tregue. Dhe Ejëll Çoba shumë na tregoi e shumë na dëshmoi, ai e përmbushi profecinë shekullore. Veçse atë ditën e përmendur, ditën kur po i avitej mortja (1979), burri që kishte qenë burgosur njëzet e katër orë për njëzet e katër orë në njëzet e katër vjet, duke e parë në sy groteskun e realitetit socialist, u zhyt në zhgënjim dhe modestisht tha për veten: “Jetë e humbun.”
Jo, më vjen t’i përgjigjem së vdekurish, ndoshta një shkrimtar i humbur. Por mbi të gjitha, mbi të gjitha, një Shpirt i Shpëtuar me fuqinë e tij, sepse ju zgjodhët nderin, Zotëri.

 

Zija Çela