KARIKATURA / Nga: Fatbardha Sulaj

KARIKATURA

 

Nga: Fatbardha Sulaj

Ishte mëngjes gri, si gjithmonë e para gjë që shihja ishte maja e bardhë e Malit të Lepurit.  Përballë dritares së dhomës time, për disa minuta çdo mēngjes shikoja me detaje majën e tij krejt të zhveshur, ( se di pse quhej kështu, ndoshta kishte shumë lepuj…) Në kufirin ndarës midis tij dhe luginës shtrihej fshati me shtëpi aty- këtu të vogla, deri në ditën kur fshatit ju shtuan pallatet dhe u bë kështu Qyteti i Ri. Vështroja fushën ku çdo mëngjes do kish ndonjë që bënte stërvitje dhe rrugën që lidhte dy qytetet, ku kalimtarët shtoheshin me ikjen e orës. Pastaj, kujtohesha që isha vonë dhe nxitoja të bëhesha gati. Tek zbrisja shkallët e pallatit bëja zhurmë sikur po kalonte ushtria, vrapoja por s’ kisha faj, takat e sandaleve ishin të zhurmshme dhe të rënda, njëlloj ortopedizmi në modë. Kështu ruaja seriozitetin sa hapeshin dyert e kateve dhe kur mbylleshin duke më buzëqeshur si me zor unë i përshëndesja, isha e lumtur… Roz, vinte vonë, ndërsa Lela kalonte orë para pasqyrës duke rregulluar qerpikët, kështu ikja vetëm duke dialoguar me sy me qytetitn… Mëngjesi ishte i vrejtur, për rreth njëqind metra nuhasja aromën e blirëve, pastaj sodisja lulet e borës te edukatores më të dashur të qytetit, ballkoni i saj ishte përherë me lulebore. Në fund të trotuarit ku fillonte dhe sheshi i qytetit, dukej fasada e kinemasë, ku në të djathtë të saj kishte afishime të ndryshme. Sot, sa lartësia e mureve të saj ishte varur një poster me Karikaturën e GP me pantallonat kauboj, identifikohej menjëherë. Ishte djali me modern i Qytetit B. Atij nuk ja ndiente shumë nëse ishte “shfaqe e huaj” apo “ shfaqe vendi” po kështu etiketoheshin individët, të cilët thyenin tabutë duke u veshur si ju donte qefi, si ndiheshin më mirë e jo si ndihej mirë partia apo instanca ekzekutive të saj. Ndalova të lexoja,” fletërrufe , karikaturë me emër dhe mbiemër”.
GP ishte tipik, nuk gjente veten tek asgjë, besoj ka qeshur kur ka marrë vesh për këtë. Qytetarë kuriozë ishin afruar për të parë. Dëgjova komentet duke ecur , s’ mund të qëndroja gjatë, ndoshta kur të mbaroja mësimin kisha më shumë kohë në dizpozicion për të parë karikaturën. Në rreshtim vërshonin thashethrmet :
” Ej e patë karikaturën e GP?”
-Jo,
-Po ti?
-E kishin bërë fiks….
-Po Lela s’ ka ardh…, eh s’ ka faj i vjen turp…
– Po ku e di Lela apo e pa në ëndërr? …
Nuk flisja vetëm i dëgjoja…
Lela ishte e rregullt, ishte ndër femrat, ku në tiparet e saj nuk mund të gjeje asgjë jashtë harmonisë si tek mua, ku flokët më shprisheshin sa hidhja dy hapa. Nejse, vendosa që në pushimin e gjatë ta takoj Lelën, për ti dhënë kurajo, pasi GP ishte vëllai. Në pesë minutsh një nga shoqet që ish përballur në korridor me të më tha me zë të ulët:
-Ej Lela…
-Çfarë ka Lela? -thashë
Lela ka prerë qerpikët – tha duke qeshur.
-Mos ja fut kot- thashë me zë të ulët,  ta dëgjonte vetëm ajo. (gjithsesi e dija që Lela eksperimentonte, guxonte ashtu si dhe GP, por jo në ekstrem)
Në pushimin e gjatë, shkova ta takoja.
– Lela nuk të prita, nuk je zemëruar- u shfajësova.
– Jo, jo- tha ajo – mirë bëre.
– Çfarë u ke bërë qerpikëve?- pyeta.
– I preva, i preva para pasqyrës që të më zgjaten -tha si të ish gjeja më normale në botë.
Heshta, prerja ishte uniforme, as që i vinte turp  dhe ashtu ngjante bukur.
Po mendoja ta pyeja për karikaturën.
-E pe?…. , thashë me gjysmë zëri.
– E pashë – tha qetë.
– Po ti e di, G. është mësuar me këto, sot ka veshur pantallona 50 cm të gjera në fund, për inat të sekrerarit të partisë(se kisha idenë e rolit apo rëndësinë e titujve ndaj habitesha).
– Po mos i bëjnë prap? – pyeta me naivitet…
– Eh tani nuk i bëjnë më karikatura, mund të mendojnë ndonjë gjë tjetër.
Ra zilja.
– Mirë, takohemi në pasdite te fusha -tha Lela dhe u ndamë.
Në klasë filluan si gjinkallat “ua Lela, ua Lela…”
Ç’keni -i thashë, -s’ ka bërë ndonjë gjë, në fund të fundit qerpikët e veta shkurtoi…
Në mbarim të proçesit mezi prisja të shihja karikaturën. Shkova, ishte ende atje, nuk kishte shumë njerëz, bleva dhe një ëmbëlsirë dhe u ula tek rrugica me shkallë për ta parë në distancë.
Nëse GP do më shihte aty, jo për të përshëndetur që s’ bëhej fjalë, por do mendonte që kjo gjë sillte kënaqësi.
Në fakt ai nuk përshëndeste, ishte në botën e tij, me një lloj ekstravagance thua se kish ngatërruar Qytetin B me Las Vegasin….

@bardha Su

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s