Kalendari poetik: Alfonso Gatto (1909-1976) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Alfonso Gatto (1909-1976)

Më 17 korrik ishte 111 vjetori i lindjes së artistit shumëplanësh italian Alfonso Gatto (1909-1976); ishte poet, shkrimtar, kritik letrar dhe piktor.

VIKTIMAT

Të qe shkruar historia nga viktimat,
ndryshe do të qe, në pak minuta
pa rreshtur milingonat do të gëlonin
në frymën tonë dhe një nga një edhe ato,
të gjalla e kryeneçe, do të kërkonin me qënë.

Të pambrojturit, që tej qenë flakur
nga ata me uniforma, do të kërkojnë në vështrimin
e syve të vet gëzimin e akthshëm
që u mundën, numurin që u harrua
në rërën e pafundme të muzgut.
Për fitimtarët, ndër hotelet e rrënuar
të harresës, asgjë më.

Mbetet kush në mbrëmjen
e punës së kryer u zhduk, dora e tij
e të gjithëve është dhe me dashuri e bën.
Është fryma jonë që i beson, mëdyshja
mos humbasim në numur, mes nesh.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s