BLETËT (Motiv për fabul) / Poezi nga Demir Gjergji

Poezi nga Demir Gjergji

 

BLETËT

-Motiv për fabul-

U shemb dhe druri i fundit plak,
Nishan zgërbonje s’la njeriu.
Pa strehë bletët e pa plang,
Mërgojnë ku t’i shtyjë veriu.

Që poshtë ariu i ndjek nga pas:
“Ku shkoni, Zoti lart iu faltë!?”
Në ëndërr putrat i përplas:
“Ç’ju bëra, që më latë pa mjaltë?!”

Në atë shtegtim pa shpresë,
Tek vejevijnë nëpër botë,
Pa gjetur kund një vend, një strehë,
Njeriu prapë u del për zot…

I fton të hynjnë në ca zgjoje,
Si mbretëresha në pallat…
Në zgjoje bletën endin hoje.
I mbushin hojet plot me mjaltë.

Ka kohë që bletët në koshere,
Pa ditur fatin që u priu…,
Nektarin mbledhin verë pas vere
Dhe mjaltin vjen e vjel njeriu.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s