Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
SHËN’ E PREMTE
 
Ju kujtohen dikur , dy qipariza binjakë
me erë orjentale, te zhurmshëm në mbrëmje,
të sharruar në një kohë të largët, ikanake,
në rrugën pa formë për në Shën’ e Premte.
 
Fanitja që lot gjithandej shton dëshirat,
“ sikur të ishin qielllartat selvi “,
Trupat e fortë, rënduar nga rrëshirat
dhe kënga e galave, në muzg me bezdi .
 
Më kujtohen … , vetëm më kujtohen
dhe sfida qëndron brenda qenies sime.
Por…, ishin dy qipariza…, në mallet që zgjohen,
vetëm kënga e sorrave , nuk ka rikthime.
 
 
 
PASTAJ KUJTOHEM
 
Jeta, horizont oqeanik trillesh. E paanë !
Me valë ankthesh , shpesh të lodh trishtimit,
në, varkëza fatesh honeve, që tmerrin kanë,
vrapojmë greminës së vajshme të harrimit .
 
Por, çdo përqarje sot është fare e kotë ,
nga e kaluara e dhimbsur, asgjë nuk vjen ;
Gjithçka që shpirti do, e largët apo e ftohtë,
ecën vetëm memorjes, rrugë tjetër s’ gjen.
 
Çfarë bëj? Ende rishikoj kohët dhe për ty
një puhizë mendimesh më dredh, si fletë ,
vargu mbrëmjes i pasigurtë më shikon në sy,
pastaj kujtohem , që ke ikur nga kjo jetë.
 
Rikujtohem të kap lëndoren , të djeshmen,
atë, që ndoshta nuk humbi dhe zemra e do,
fytyrën tënde që ende përcjell të hareshmen :
Puthjen e largët dhe këngen “ moj Vito “ !
 
 
 
HESHTJE ZEMRE
 
Kuptoj arsyen përse të dua,
kuptoj atë që heshtjes bluaj,
atë që ndodh vetëm tek mua
Ti ikën fatit, krejt e huaj.
 
Po ikën dielli, majës larg,
ca shpezarakë varg e varg,
plot me kapriço dhe magji
flatrojnë lindjes, kushedi !
 
Një lume shushurin në brigje
këndon dhe llokoçit, e bredh,
e arta hënë lart ndjek shtigje,
mes reve dhe fytyrën kredh.
 
Ngadalë shpirtit muzgu bie
demonët dalin nga çdo hije
dhe mbyllen fatet si me dorë,
por ti si hëna në dëborë
 
Që akullsisë rend, vozit
e gjithësësi edhe pse ndrit,
madje, si ylli i praruar,
me tjetër kënd je dashuruar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s