Poezi nga Esmeralda Husaj

Poezi nga Esmeralda Husaj
 
 
***
 
Vallzo dashurinë time të panjohur!
Më vështrove i habitur,
Nuk dije si ta mbaje hënën në duar.
E as unë nuk të kisha mësuar.
Yjësitë janë flakë dhe djegin humbtirën,
Poetët kishin gënjyer lehtshëm,
dhe ne i kishim ndërsyer zemërimin botës.
I prishim poezitë të thashë, ç’ na duhen?
Ti i kishe lexuar shkarazi mes rreshtash,
zhurma e një gjethe të tharë pranë burimit,
Pastaj, nuk dije të thyesh ujin,
dhe nëse e thyeje, nuk dije ç’të bëje me të,
e as unë nuk të kisha mësuar.
Më more përdore, dhe uji na ndiqte,
skutat nuk kishin më asnjë shpëtim,
e as unë nuk të kisha mësuar si të fshihesh.
Uji na ndiqte, ne kishim qenë dhe atje.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s