Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
SËNDUKU
 
Bëra dhe katër hapa të tjerë
më në fund e hapa portën,
Hyra brenda pa u ndjerë,
duke lenë tej derës botën…
 
Më vërshon një mal me mendime
ndërsa sëndukun hap ngadalë,
më zënë përdore kujtimet,
një bllok më shfaqet i bardhë.
 
S’ ka emra, nuk shikoj shkrime
gërma kërkon syri, zemra dridhet
Në ç’ fletë është fshehur rinia ime?
Një lot i nxehtë syrit i vidhet…
 
Kotet mundimi, si kohë e ngrirë,
kujtimet e mia, valle ku mbenë?
Koha gjurmet në vite ka fshirë.
Po shkrimet, fjalët për kë qenë?
 
 
 
GJUMË I TREMBUR
 
E trembur zgjohem nga një ëndërr,
një ëndërr ku nuk isha vetvetja,
i buzëqesh sërish gjumit të ëmbël,
ballin fshij, mbuluar nga djersa.
 
Gjumi s’ më zë, veç para syve
tek dritarja më shfaqet hëna
– Fli,- më thotë, se unë dhe yjet
sonte do bëjmë truprojën tënde.
 
 
 
VRASTARË
 
Që kur lindën tradhëtitë,
Po japin shpirt dashuritë
Vrastarë ne nga pak, përditë!

DUKE BËRË LETËRSI, TË DUKET SE KRIJON NJË REALITET TJETËR QË AS THINJET, AS VDES! /  Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Sokrat Habilaj

DUKE BËRË LETËRSI, TË DUKET SE KRIJON NJË REALITET TJETËR QË AS THINJET, AS VDES!  Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Sokrat Habilaj   Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?  -Jo thjesht lumturia “e përkryer”, po edhe … Continue reading

Bago Magalak (Before the Joy) – HUSSEIN HABASCH, Kurdistan (Syria) / Translations in Filipino-Eden Soriano Trinidad

Painting by Yaha Silo
 
 
Bago Magalak
 
Ang aking mga salita
ay hindi na nag-uuling
na gaya ng dati
nagbabaga kapag nasa apoy
ito ay naging itim lamang
ngayon sumusulong sila sa malamyos na pag-asa
at sa kagandahan ng bukang-liwayway
iminulat nila ang kanilang mga mata
na pinalamutian na ang kanilang sarili
para sa walang hanggang paglalakbay.
 
 
HUSSEIN HABASCH, Kurdistan (Syria), 1948
Translations in Filipino-Eden Soriano Trinidad
 
 
Before the Joy
 
My words
are no longer charcoal
as they were before
when in the heat of the glow
they had become black
now they move with the softness of hope
and at the dawn of beauty
they open their eyes
already adorning themselves
for the eternal journey.
 
HUSSEIN HABASCH, Kurdistan (Syria), 1948

Shtëpia Botuese”ADA” publikon librin “Fjalë zemre : vjersha dhe pesëvargësha për fëmijë” të autores Mariolla KOSTANDINI

Shtëpia Botuese”ADA” publikon librin “Fjalë zemre : vjersha dhe pesëvargësha për fëmijë” të autores Mariolla KOSTANDINI

Autore: Mariolla KOSTANDINI
Redaktor letrar: Eris RUSI
Punimi i kopertinës:
Tea Kostandini&Enxhi Kostandini

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 13.5x20cm

Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2020

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kostandini, Mariolla
Fjalë zemre : vjersha dhe pesëvargësha për fëmijë / Mariolla Kostandini ;
red. Eris Rusi. – Tiranë : Ada, 2020
84 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-33-1
1.Letërsia shqipe 2.Letërsia për fëmijë 3.Poezia
821.18 -93 -1

PËR LEXUESIN E VOGËL

Fëmijët sot duan të tjera përralla,
Të tjera krijime duan të dëgjojnë,
Vras mendjen dhe kujtoj më përpara,
Si t’i mahnit dhe si t’i qetësoj!

Nuk kanë më frikë nga gogolë e kuçedra,
Gogolë e kuçedra i kanë bashkudhëtarë,
Fantazia kërkon në Hënë, në Mars,
I zbresim personazhet që nga lart!

Dhe kur mendoj se zgjidhjen e gjeta,
Ëmbël nis t’iu flas dhe ngadalë sajoj,
Më shtangin sytë e tyre, duket sikur thonë:
– Posi, pra, posi, pse e vërtetë është kjo!?

Koha vrapon apo më mirë të themi fluturon me shpejtësi të pallogaritshme. Nuk e kupton dot fluturimin e kohës asnjëherë. Nga fjala e parë në familje, hapat e parë në shtëpi, rrugicë, e deri në hapat në shkollë vit pas viti jemi të shoqëruar me informacione të shumta nga të gjitha anët dhe drejtimet kohës. Me sytë kureshtarë shikon me etje të madhe botën e paanë dhe do edhe ti të fluturosh me kohën. Pse jo të krijosh ëndrra qe vetëm ti i kupton. Dhe nxiton, guxon, provon qe ta arrish qëllimin që i vë vetes.
Më beso që vetëm s’ja del dot. Të duhen krahë të forta në fluturimin tënd aq shumë të dëshiruar. Këto krahë rriten duke t’i krijuar në fillim familja, pastaj edukatorët dhe mësuesit gjatë rritjes dhe formimit tënd. Vullneti dhe puna e palodhur nga ti do të të bëjnë një njeri të fortë për të udhëtuar në kohën tënde. Mos u freno kurrë edhe po të rrëzohesh. Ngrihu dhe vazhdo në rrugën tënde dhe beso në vete se do ja dalësh. Por para çdo gjëje t’i duhet të rritesh që të jesh gati për udhëtimin drejt ëndrrës tënde.
Rritu duke provuar rrugë të reja. Jo me patjetër të ecësh në rrugë të të tjerëve ose aty ku ndoshta mund të të thonë. Guxo dhe mos ki frikë të pranosh aftësitë e tua. Qaj kur ndjen dhimbje dhe mos ki turp nga lotët sepse ato do të të forcojnë.
Nëse ato që them më lart të hutojnë se ndoshta je më i/e vogël, kam këto fjalë për ty: Luaj sa më shumë në natyrë me shokët, lexo e dëgjo përralla e tregime. Lutju të afërmve të tu që sado pak kohë në ditë me ty të kalojnë duke u çlodhur bashkë sido që të jetë. Përqafoje gjyshin a gjyshen sepse kur t’i duash më shumë, nuk do t’i kesh por zërin e tyre do mundohesh të kujtosh…
– Hë bir, se koha ikën!
– Po ku do shkojë koha o gjysh?!
– Ikën bir e s’kthehet më kurrë! Unë isha i vogël, u rrita, u thinja, tani jam pa flokë dhe nuk e arrij dot më kohën.
– Po kur ishe i vogël si e arrije kohën?
– E arrija thua?! Shumë herë koha dukej se kalonte shpejt por kjo është tregues i nje kohe të vlerë. Unë i besoja dhe dëgjoja fjalët e prindërve duke u munduar t’i bëja krenarë. Më kujtohet kur të gjithë hanim në tavolinë së bashku, pa bërë naze për ushqimin, që të respektonim nënën. Kur të gjithë punonin, unë mësoja, lexoja por edhe duke luajtur me shokët mësoja nga secili diçka të re. Kur e ndjek kohën e nuk rri kot duke e harxhuar, e kap më së miri atë dhe ajo të buzëqesh që të gëzohesh.

Në fund, si mësuese që kam qenë pranë fëmijëve të vegjël për vite me radhë dhe kam marrë dhe jam ushqyer me dashurinë e pakursyer të tyre, me ëmbëlsinë dhe imagjinatën që çdo fëmijë e bën të jetë si një mrekulli me vete, ndjesitë e mia i përmbledh në vargjet në vijim, ku besoj edhe mësues të tjerë mund të gjejnë një jehonë të ngjashme përkushtimi e mirësie, që vetëm fëmijët dinë të na i përcjellin:

E rrethuar me fëmijë çdo stinë,
Pranë tyre mrekullisht çdo çast,
Me engjëjt, Mozart e Paganinë,
Që m’vibrojnë zërin fare pranë!

E rrethuar me fëmijë në çdo stinë,
E veshur me pranverën e vërtetë,
Jap e marr me diturinë,
Tjetër lumturi, ç’mund të ketë?!

Një peizazh plot ngjyra jeta ime,
Një këngë plot ndjenjë, jeta ime,
Dhe para se gjumi të më marrë,
Falenderoj të gjithë që i ndiej pranë!

Pasthënie

Dy fjalë për lexuesit e vegjël dhe të rritur

Fëmijët ngjajnë me fragmente yjesh të lëshuar nga duart e Zotit mbi botë. Ky lloj përfytyrimi është sa i bukur, aq edhe i pashpjegueshëm, sepse ka një gjuhë të veçantë për të folur me fëmijët, për t’i kuptuar dhe për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve kureshtare të tyre, që kalon përmes zemrës dhe quhet imagjinatë.
Ndoshta këtu fshihet dhe lidhja e ngushtë mes poezisë dhe fëmijëve, një lloj misteri që lidh aktin e krijimit me vrapin e fantazisë, sepse poezia për fëmijët është një pasqyrë depërtuese, ku ata shohin reflektimin e tyre, të freskët, të gjallë, plot dritë.
Edhe poetët ngjasojnë më fëmijët, sepse kur janë të ulur në tryezën e tyre të punës, nuk mbështesin asnjëherë këmbët në tokë por janë të ngritur lart, në frymëzim krijues. Ky ilustrim, kjo dashamirësi dhe ndjesi e ngrohtë, gjendet edhe tek krijuesja Mariolla Kostandini, e cila përpara se të realizojë librin me vjersha dhe pesëvargësha për fëmijë, ka shumë vite që është pjesë e botës së tyre, si mësuese me fëmijët e arsimit fillor në shkollën e Polenës:

NË BORXH ME JU

– Mirëmëngjes, – përshëndes fëmijët çdo ditë,
në oborr, nëpër shkollë, kur hyj në klasë,
-Mirëmëngjesi mësuese! – më kthehen ata
bashkë me buzëqeshjet e ëmbla mjaltë!

Çdo ditë e më tepër jam në borxh me ju,
Çdo ditë e më tepër borxhi rritet shumë,
Ju fal buzëqeshje, pafund dashuri,
Por ju dini të jepni përherë më shumë!

Mariolla Kostandini përmes këtij libri sjell një sinjal i cili duhet të shihet nga të gjithë ne: të shkruash për fëmijët nuk është aspak e lehtë, përkundrazi kërkon një ndjeshmëri njerëzore e cila duhet të afrojë përfytyrimin e botës së rritur me çiltërsinë dhe naivitetin e kaltër të fëmijës. Për autoren e këtij libri, këto krijime janë si një frymëmarrje e cila nxjerr në shteg elemente të botës së fëmijëve. Krijuesja këtë botë e përshtat, e zbukuron, e sjell ngrohtë, në formën e vjershave dhe pesëvargëshave për lexuesit e vegjël. Metoda e pesëvargëshit që përdoret me nxënësit në shkollë, synon të stimulojë stimulon shkathtësi intelektuale dhe krijuese të nxënësit, nëpërmjet shprehjeve të shkurtra por domethënëse, dhe ilustrimet e sjella në këtë libër kanë për të qenë një ndihmesë e çmuar për nxënësit dhe mësuesit, duke mundësuar për herë të parë një përshtatje të tillë në një libër artistik për fëmijë.
Për më tepër, tematika e vjershave në këtë libër është e larmishme, shkon sa tek kurioziteti i fëmijëve, tek nevoja që ata të luajnë dhe të argëtohen, tek dëshirat për t’u rritur duke pasur pranë vetes ngrohtësinë e familjes dhe të shokëve, por edhe tek çapkënllëqet e tyre, në atë dëlirësi të qeshur për t’u argëtuar dhe për t’i dhënë mëngjesit të ditës, një buzëqeshje të diellt.
Kështu vjershat dhe pesëvargëshat sjellin elemente të palëvizshme të qiellit të fëmijëve: dashurinë për prindërit, për mësuesit, lidhjen magjike dhe të pandarë me gjyshërit që bëjnë gjithçka për ta, pastaj lojërat, argëtimi, shkolla dhe hapat e shkathët në rrugën e dijes dhe të mësimit.

VEÇ ME PSE

Është një djalë në klasë të dytë
Me një zë të ngrohtë që pyet:
Është Toka vërtet rrumbullake?
Është Hëna vërtet e argjendtë?

Kush në Diell udhëton?
Po planetët kur i shohim?
Kush i pari bëri foto?
Kush i pari fluturoi?
Dhe përgjigjet pasi i merr.
Mos pandehni se kënaqet,
Pa mbaruar diskutimet,
Drejt me librin që shtrëngon
Do të dijë të gjithë shkaqet
Vetëm dija të ndriçon!

A nuk afrohet kjo me dëshirën e fëmijëve që bëjnë pyetje për të mësuar gjithçka rrotull tyre, që kanë të shtrënguar në zemër njëmijë e një pasione që presin të marrin jetë dhe që nuk ndalen asnjëherë deri sa të vijë përgjigjja që ata kërkojnë pa pushim? Kështu kumbon shpirti i fëmijëve, na thotë krijuesja Kostandini dhe këto krijime sjellin një harmoni të bukur. Mendoni pak sa dritë dhe kureshtje ka në vështrimin e një fëmije të etur për të mësuar rreth botës, që kërkon me këmbëngulje misterin e gjërave përqark tij, që jep dashuri pa pritur asgjë në kthim dhe që tek përqafimi shikon lidhjet e drejtpërdrejtë të zemrës me zemrat e tjera. Kjo botë misterioze, magjike, e mistershme, bota e fëmijërisë, përherë ka diçka enigmatike, të pashpjegueshme, hyjnore, që e bën jetën tonë të vezullojë edhe në kohët më të vështira.

Eris RUSI
Kryetar i Klubit të shkrimtarëve “Bota e Re”

 

Poemas de Leda Garcia Perez (Costa Rica)

Poemas de Leda Garcia Perez (Costa Rica)

 

***

Cruzo el umbral que quiero
descalza o en tacones
desnuda o arropada de inviernos
llena de asombro y risa
cabello desbocado en peines
que no peinan
libre de la raíz al beso
sin culpas,
con descaro total
me miro en los espejos
no hay sombras ni quejumbres
aplaudo las fieras que fui
las brujas que soy
las tantas mujeres que parí
para gozarme en brazos del amante
que me emboscó el deseo
cruzo el umbral
me deleita la madurez del tiempo
que me sigue
bienvenido el amor a los setenta!

 

***

Un día salimos
otro ya no lo vi
y otro tampoco
hasta que nunca más
lo busqué en la rutina
en la oración del pájaro enjaulado
en las canas del mes
y en las redes del tiempo
un día lo encontré
cruzando otras aceras
no sabe que lo amé
que cuando leo su nombre en un me gusta
sus ojos verduzcos me estremecen
como aquella vez.
La locura es así.

 

***

Siguen mis muertos esperando
la última sonrisa, el abrazo final,
los gestos del amigo y la familia
prometiendo el reencuentro.
Siguen mis muertos esperando
su antiguo funeral.