Giuseppe Gioachino Belli
Kalendari poetik: Giuseppe Gioachino Belli (1791-1863)
Poeti italian u lind më datën 7 shtator 1791 në Romë, ku edhe vdiq në moshën 72 vjeçare. Shkroi edhe në italishten standarte, por kryeveprat e tij, 2279 sonetet romaneske, i shkroi në gjuhën e popullit, në të folmen e Romës. Në ato sonete, me një gjuhë të hidhur, shpesh me humor të zi, sulmon ashpër pushtetarët, gjykatësit dhe klerikët e korruptuar. Nga frika mos cënohej karriera e birit të tij të vetëm, para se të vdiste, i la detyrë atij t’i digjte ato sonete; i biri nuk e përmbushi vullnetin e të atit dhe vite më pas, stërnipi i tij i botoi të gjitha. Sonete të zgjedhura të tij janë përkthyer në disa gjuhë, kam edhe unë disa prej tij në shqip, kuptohet, në të folmen e Tironës, qi i bje bidivi asaj të Romës. Ja përzgjedhja ime sot:
KRIJIMI I BOTËS
Kur sajoj Zoti botën m’ate vakt,
Ne m’e gadit, gjol pati sa m’u dhi.
E boni për qef, t’modhe, rrumullak,
Tamon si me qen nji kokërr shalqi.
Boni dill e honë, mrapa tokën krejt,
Për havà, nji tuf yje për marak:
Nolt zogjt, hajvonët n’midis, peshqit m’det:
Mrapa mbolli pemët e tha: “Majaft”.
A, boni robin, se harrush me thonë,
Me Adamin, Evën, e sajoj çiftin;
Por i naloj me prek nji koqe mollë.
Amo, nji t’i pa qi mollën kafshun,
Sa i ka hongër gërrmozi gërthiti:
“T’gjith’ knej e mrapa, e keni m’tollum”.
©Shqipëroi: Maksim Rakipaj