Poezi nga Flogerta Krypi

Poezi nga Flogerta Krypi

 

***

Në varrezat e shëmtuara të vendit tim
Ku këmbanat nuk bien prej vitesh më
Prehen lapidarë që janë në konkurim
Për dekorin më të bukur, që ndjenja fajit lë.

Në fushat e mbushura me kocka
Ku askush nuk zë më shumë se dy metër dhe
Gjenden të rreshtuar mermerët e parfumosur
Me epitafe e fotografi ku veç të vdekurin nuk gje.

Në punën artistike mbi gurin e vdekjes
Nuk ka obeliksë të zinj të pa shkruar
Se ata që mbesin pas mbi shtratin e fjetjes
Premtojnë që kurrë nuk kanë për të harruar.

Por kur nata bie dhe të gjithë ikin
Varrezat e shëmtuara të qytetit tim
Konkurojnë çuditshëm sikur po i ndjekin
Dhe në botën tjetër për ndonjë çmim.

Ke frikë të vdesësh në këtë botë të qelbur
Se dhe pllakën e varrit ta venë në ankand
Për epitafin apo lamtumirën më të gjetur
T’i shesin kockat pa hije e takt.

Po nuk kanë faj kështu e ndërtuan jetën
Si pasqyrë ku duhet të dukesh veç bukur
Si mund ta përjetonin ndryshe vdekjen
Ku njeriu jeton veç për t’u dukur?!

 

***

Tani që e mendoj mirë Manjolë
Bëre mirë që vdiqe
E nuk u rrite mes nesh
Ku na helmohet gjaku çdo ditë
Ku veç na shajnë pas shpine
Se në fytyrë të gjithë të duan
Askush nuk guxon të të thotë gjë
Ku e kanë harru të parin
E veç llogarinë e shtëpisë
Dinë të të bëjnë.

Ndoshta do urreheshim
Ndoshta do të kishe fëmijë
Ndoshta do ta vrisnin pafajsinë
Të qeshurën me shpirt
E nuk do laheshe më në gurët e zallit
Askush nuk do të shihte si shpirt
Por si enë që e mbushin me harresë.
Ndoshta do harroheshim përgjithmonë
Duke marrë frymë…

Tani që e mendoj mirë
Nga të gjithë ti pate më shumë fat
Se veç të vdekurit kujtohen me mall
Iu falet dhe braktisja e përditshme
E unë jam e trishtuar për veten
Nuk qaj për ikjen tënde
Qaj për veten se të humba pa të njoh mirë
Dhe kujtimet që më ke lënë
Sjellin veç trishtim
Katëmbëdhjetë vjet harresë, trishtim
Të gjallët dhe të vdekurit arritën t’i ndajnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s