MAGJISTARJA E FJALËS SË BUKUR… (Refleksion rreth disa poezive të pabotuara të poetes Lida Lazaj ) / Nga Arqile V. Gjata

liber lida

 

MAGJISTARJA E FJALËS SË BUKUR…

 

(  Refleksion rreth disa poezive të pabotuara të poetes Lida Lazaj) 

 

 

arqile

Nga Arqile V. Gjata

 

 

Për përcaktimin e vlerave të një krijimi poetik përdoren kritere si; forma, dëndësia stilistike, figuracioni, kuptimia, konteksti etje!
-Është këndëvështrimi që krijon, që përzgjedh objektin që i paraprinë formësimit asaj që dikush mer përsipër të analizoj në krijimtarinë poetike të një krijuesi.
Gjatë kumtimit të këtij shkrimi(refleksioni) kam parasysh aktualizimin dhe produktin konkret të një Poeteje që, për mua(mendimi im vetjak) është një nga poetet më të sukseshme, në krasam me disa që vetmburen dhe reklamohen!
Qëllimi i huluntimit të krijimtarisë poetike të poetes Lida Lazaj nga unë, është të argumentoj, të jap një pasqyrim të përafërtë të vlerave, veçorive dhe mesazheve që përciell poezia e saj tek lexuesit.
Mendoj, se për Poeten Lida Lazaj ke çfarë të shkruash e të flasësh.Prurjet e saja janë të admirueshme, shumë poetike, shpesh e magjishme, që meritojnë vlerësime të padiskutueshme.

 

 

lida portret

Lida Lazaj

 

Përgjatë këtij shkrimi, do përqëndrohem tek një buqetë me poezi post Vëllimit Poetik “SYRI I SË DIELËS”! Këto poezi(të muajve të fundit) janë një përqëndrim dinjitoz , plot ngjyrime drejt UNIT të saj krijues…ku prevalon aftësia e saj që parakuptohen si aftësi mjeshtërore për t’u lidhur me njësi të tjera gjuhësore. Por, natyrisht, një studim i till i përket specialistëve të gjuhësisë.
Në poezinë “ Mëduhet një ëndërr, më duhet një mit” imazhi bashkëkohorë poetik është reflektim i një emocioni, i një ndjesie të çastit që vë në fuksionim shpirtin e poetes. Dhe për çudi, të gjitha këto janë ndjesi të ngjeshura e dinamike me mendime të forta poetike ku fantazia mbështetet dhe frymëzohet në botën e pakohëshme.
…..
“Më duhet të kuptoj,
përse nuk dëboj si insekt të hutuar xixëllonjën,
por e marr në pëllëmbë e puth në ball si kryezonjë
dhe zemra ime pa u menduar fare pas i shkon?”
Kundrimi i vargut folje- emër ku, veprimi i mbiemrit është shumë interesant.Për të vërtetuar këtë të vërtetë gjuhësore unë, midis shumë të tillave, zgjodha për ilustrim(vërtetim)këto vargje:

“Kur e gjith bota fle e ëndërrron
një mendim rebel të më dëbojë gjumin
e kokën time ta nxjerrë në peron
ku treni i kohës duhet të ndalë
për të marrë pasagjerë të rinj.”

Dhe vargjet e saja janë të zhdërvjellta, të ngjyrosura ndjeshëm me metafora iperbolike.
Dua të cek mendimin se, tek poezit e poetes L.Lazaj, metafora është mjeti kryesor për krijimin e njësive frazeologjike, sidomos tek vëllimi i saj i botuar më parë “Syri i së Diels”, por dhe në shumë poezi të shkruara pas botimit të këtij vëllimi. Tek poezit e Lidës gjejm shumë shprehje frazeologjike të metaforizuar, ku metafora dhe abstraktimi kuptimor marrin vlera të mëdha në krahasim me shumë krijues të tjerë!
Në poezit; “Diç doja të thoja”, “Për ty, shoku i shortit”etje.
….
“Gjysma ime e papërsosur
as me imagjinatën më të çmendur
se imagjinoj jetën pa ty.”
“…dhe shinat e trenit vegojnë në ëndrra
si shpata që zgjidh nyjen e lotëve në fyt.”
Pasi lexon poezinë “MOSHOHEM” të poetes L.Lazaj, bindesh se vargjet e saja janë eliptik, pasi ajo transmeton tek lexuesi ndjesi të një njeriut përpara të çuditshmeve.

“ Tek njeri vesh oshëtin deti
ketrat e pyllit thyejnë lajthi tek tjetri.
Ditë pas dite i afrohem tokës
kërrusem, rëndohem
e lehtë jam, sa gjumin e bëj në petalen e lulemollës.”

Imazhet e poezisë së L.Lazaj kanë aromë femre, thellësisht të sinqerta dhe të mbarsura me një surealitet të dallueshëm.
“Moshohem, njëtrajtësohem
kurmi im: shkrep mali ku vetëtimat shkarkohen.”
Tek poezia “TRISHTI” ka aq shumë ngjyrime, aq sa ndihesh se je në kopshtin e magjistares së fjalës së bukur.

“…Të joshen,
të çmenden
të marrëzohen të gjitha gjethet
të bëhen zogj e të cicërojnë njësoj si ti.
Kështu të bindem
të zverdhen
të bien si gjethet
të gjitha pandehmat dhe dyshimet
që të mendojnë zog qeparisash
e cicërimën tënde; vajtim.
Këndo trishtil
I gjelbrthi zog i pyllit tim.”

Së fundmi, po i përmbyll këto reshta reflektuese rreth fjalës së bukur poetike të poetes L.Lazaj me një obsjon, me një mendim që i përket botës shpirtërore të POETES!

“Kohë më kohë
Rri e mendoj
Si vdes një flutur dhe një njeri.
Kohë më kohë
Nuk e kuptoj
Ç`është ky mund?”

 

Shtator 2015, Athinë.

Recensë për librin me poezi “Këmisha” të autores Rita Hoxha, botuar nga Shtëpia Botuese “Atunis”, Prishtinë 2015 / Nga Hasije Selishta Kryeziu

  Recensë për librin me poezi “Këmisha” të autores Rita Hoxha, botuar nga Shtëpia Botuese “Atunis”, Prishtinë 2015   Nga Hasije Selishta Kryeziu        Përmasa e dhembjes dhe e dashurisë në jetën mes dy gadishujve   Ardhja e … Continue reading