Poezi nga Vjollca Koni

 

vjollca koni

 

 

Përulem para teje!

 

Përulem para teje shpirt !

Me lotë helm , e zemër

NËNE

Gjeje paqen në parajsë

Pafajësi e Botës “MODERNE”

 

 

 

PRAG DIMËR NË VJENË

 

Brymë e mjegull ky mëngjes

Shkoi e vate edhe kjo vjesht’

Reshti dhe cic’ciu i zogjve

Nisi i ftohti kryeneç.

 

Si kjo stinë jam sot dhe unë

Mantel-brymën krahëve hedh,

Shpirt-brishtë sodis Danubin

I “vjedh” heshtjen, si zogjtë resht.

 

 

 

Ora 7.30 (MEDITIM)

 

Mëngjesi ende pa zbardhur

Dita po vjen gjithë përtim

Shiu bie litarë – litarë

Kafen e pi me Vetminë.

 

 

 

SY MË SY

 

Nëse të them fort “Të dua!”

Bombë të bie, s’e beson,

Eja shihmë drejt e në sy

Se magjia aty fillon.

 

Gjuha e syve më e mira

Lum kush di dhe e lexon

Kur mbi faqe rrëshqet loti

Buza dridhshëm puthje do.

 

Puthe buzën, shijo lotin

Mos prit më, fjalën “Të dua!”

Që të besosh, dashurinë

Sy më sy duhet lexuar.

 

©Vjollca Ajasllari – Koni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s