
Cikël poetik nga Rabije Bytyqi Shkëpitur nga Vëlimi Poetik ” Përmasa e eklipsit” Përmasa e eklipsit Për çfarë sot të belbëzoj Koha e huaj më ka katandisur Duart të hedhura në ajër nuk gjejnë ngushëllim … Continue reading
Cikël poetik nga Rabije Bytyqi Shkëpitur nga Vëlimi Poetik ” Përmasa e eklipsit” Përmasa e eklipsit Për çfarë sot të belbëzoj Koha e huaj më ka katandisur Duart të hedhura në ajër nuk gjejnë ngushëllim … Continue reading
Poezi nga Mehmet Bislimi Lavdi qiellit (Ti mi gëzofsh 80-të pranvera, Adem Demaçit me rastin e ditëlindjes) në motet e largëta zë i vetmuar një grusht atdhetarësh përflakur në ballë të furtunës bijtë e tokës bijtë … Continue reading
Cikël poezish nga Fejzi Murati XHELOZI Mbrëmja bie e butë mbi supet tanë, Flladi i tejdukshëm Të përkëdhel flokun, Gushën, Gjinjtë… Ti qeshesh e qeshesh e tëra, Me sytë të mbushur me dritë… Befas bëhem … Continue reading
Cikël poetik nga Lumturi Ymeri Ti Ditën, kur dielli ndrin, me gjuhën e Ezopit më flet! Natën më kthehesh Pushkin, me pëshpërima buzësh më djeg!! POEZI NË AVULL I mbyll sytë… Currilat e … Continue reading
MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (Pjesa e VIII-të) Nga Brahim Ibish AVDYLI “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën … Continue reading
Poemë nga Musa Jupolli Dardane , moj Bardhoke Dardane Arti i leximit kombëtar flakë e zemër lot në sy dashuri përvluese në shikm e kopshtit mitik Tempull në shpirtin e ndieshëm e ndieshëme si lulet … Continue reading
Poezi nga Zyba Hysa DHE UNË JAM NJERI… Aqsa herë shqetësuar apo e sëmurë, Që kam qënë… Ty kurrë s’të bëj zë, S’dua që dhimbjen ta shtoj më shumë, Shqetësimi yt… pa frymë më lë…! Njeri … Continue reading
Poezi nga Ramiz Kuqi SOFRËN E FJALËS E kam shtruar stinë e stinë Për Ty E Ti m’i ngacmon shkronjat Në këtë hapësirë të pafund S(S’)ofrën e Fjalës E ruaj për Ty Që vjen si dallgë … Continue reading
Poezi nga Vasil Tabaku PËRTEJ DHIMBJES Në heshtjen E pikave të shiut Është portreti im Prej trandafili të plagosur Dhe zërat e fsheht Nëpër lëndinat e dhimbjes… Aty është Sekreti I dashurisë per ty Është arti … Continue reading
Poezi nga Vjollca Koni Vjeshtë Ëmbësi më lë mbi buzë Pemët i zhvesh si do ti E pse këngën ju vjedh zogjëve Je Muza ime për poezi Era jote më flladit flokët Shpirtin ma kthen Mozaik Shiu … Continue reading
Njerëzit Apo Idhujt?
Nga (Hamdi) Erjon Muça
Kjo botë njerëzore!
E çuditëshme, e pavëzhgueshme edhe në dritën e diellit. Botë tekanjoze, në mizorinë e vet…
Ndaj jam mëse i bindur që nuk duhet kurrësesi që njeriu të krijojë idhuj. As hyjnorë e as njerëzorë. Shumica e tyre vdesin, madje pa u ngrutësuar as nën ftohtësinë e heshtur të bronxit apo të mermerit (bianco Carrara). Por edhe kur mbeten të ngurtësuar, seç kanë një shprehje prej të habituri: të munduri pa luftuar. Duket sikur ai ngurtësim është vdekja më e padëshirueshme për ta…
Ah se harrova!
Ka edhe të tjerë të cilët as nuk ngurtësohen e as nuk vdesin në harresën e rëndë të shekujve, por rijetojnë një vdekje të gjatë në radhët e librave. Për mendimin tim kjo duhet të jetë edhe vdekja më e egër për shpirtrat e tyre. Atyre u duhet të recitojnë ndër shekuj pjesën e pafundme të historisë të tyre. Duke u kthyer në arlekinë, aktorë të pafundësisë së vdekur…
Eh sa ka të tillë. Disa duke kënduar në pafundësi. Poema melodioze, e disa të tjerë të ngrirë nën buzëqeshjet e pikturave.
Duket tallëse e gjitha kjo….
Është tallëse e gjitha kjo….
Ajo për të cilën më vjen keq, janë ata idhujt që ne vetë krijojmë dhe po vetë i hedhin në koshin e harresës. Këta idhuj kanë një impakt të dyfishtë në jetët tona. I pari është ai i venrimit të tyre dhe i dyti, që është ai më i tmerrshmi, është se pas rënjes së tyre, ata na tregojnë, pa kurrëfarë dhimbje, forcën e naivitetit tonë: rinor apo jo. Ndaj edhe ne i dënojmë me tmerin e kthimit nga idhuj në demonë, pa qenë aspak fajtorë.
Eh idhuj, idhujt, idhujt!
Kam frikë të bie në kurthin e tyre, ngaqë e quaj veten të pjekur, aq sa për të kuptuar që nuk ka asgjë të mbinatyrshme nën një qenje të dobët njerëzore. Madje as në qenjet qellore nuk ka hyjni idhullore.
Është paradoksale kjo që po them, por ja që ne njerëzorët jemi qenje paradoksale. Paradoksi qëndorn në nevojën time për të pasur idhuj, me gjithë pjekurinë hormonale.
Shpresoj vetëm që kur ti përplas në baltën e harresës, këta, të mos më përplasin në pasqyrën e naiviteit tim, të pashtershëm, njerëzor.
Kurse unë do i shtoja. Vetëm jeta ka vlerë dhe asgjë tjetrë, as njerëzit e as idhujt. Të parët ngaqë kanë në shpirtë vetëm dyzime që nuk të lënë të jetosh dhe të dytët janë të kotë, krijesa të të parëve. Mendoj se ti e dije të gjithë këtë që shtova unë ndaj vendose ti braktisje të gjithë dhe të jetoje.
07-12-2014 / Pisa Itali
Poezi nga Irina Hysi SHËRBËTORJA E DASHURISË Sot ka turnin, këmbehet ndjenja e brishtë. Punët e shpirtit lan shërbëtorja e dashurisë, e palodhura e pakrehur. Qëndron mbi një gur aq e pashpresë, e panatyrshme, përpëlitëse. … Continue reading
NË EKSPOZITËN E PIKTURËS “ENIGMA”, TË DHIMITRA MISRASI-“LUSHA” Nga: Murat Gecaj Siç dihet, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit tonë, herë pas here, zhvillohen veprimtari të ndryshme e mbresëlënëse, kulturore e artistike. Kështu, p.sh., … Continue reading
Poezi nga Përparim Hysi SHUSHUNJË” E KËNETËS Trupin ke të hollë si druri i mështeknës Më zuri një “kollë”,”shushunjë” e kënetës Unë të prisja rrugës, ti më ike mezhdës Të ndoqa pas gjurmës,”shushunjë” e kënetës. … Continue reading
Poezi nga Sabrie Selimaj LOTI BURIMI I FISNIKËRISË Te loti pikuar, lexova dhimbjen, aty formova me-njëherë bindjen sytë folën heshtur,duke lotuar në simfonin e dallgëve valëzuar Të magjepsur në udhën e jetës, kërkojmë të jetojmë … Continue reading
Poezi nga Dritan Loni Llogone
ERDHËN DHE KËTË VJESHTË
Erdhën ! Erdhën edhe këtë vjeshtë krahëzinjtë ,
Me të tyrin fluturim të lehtë mbi atë pemë .
Edhe diku tjetër ,atje tejë nën një strehë ,
Atje ku ende shiu në rënie .s’është një stalakdide mbi ne.
Erdhën ashtu pa zë dhe kurr s’dua diku të shkojnë ,
Sepse thellësisht vështroj botën ,si një të vetëm ballkon.
Ti o shtegtarë i zi ,ti që si mua mërgon ,
Ndalë dikur në një vendë ,e në mundësh ndale dhe këtë të zezë botë .
KU
Ku të të kërkoj më ,
Oh ,më nuk e di !
Edhe retë i çorra ,
Për ty çmendurisht .
Mos vallë u dogje ,
Dhe tashmë je hi ?
Apo një hap përtej frikës ndodhesh ,
Më thuaj ,më thuaj ,
Mos më lërë të vuaj ,
Aty je sigurisht ?!
NA NDODH
Na ndodhë që kohën t’a ndjejmë të ik’ ,
Herë tjetër si akull ,ajo qëndron e ngrirë.
Të ndodhë të bëhet vonë ,ndonjëherë aq shpejtë ,
Herë tjetër mes nostalgjis jetojm ,po ne si të mjerë .
Na ndodhë që kohën ,po ne e vrasim ,
Të ringjallësh atë ,kurr jo mos guxo !
Ajo është çdo ditë më e reja që ne hasim ,
Jetoje atë ,kurr mos nguro !
IRONI
Reflektimi mbi pasqyrë shfaqë një pamje ,
Paçka se si forma e sajë është .
Jo si shpirti ,nje i thellë hon plot mistere ,
Ku fjala shpesh herë ,humbë te sajin kriter !
DRITA E MBRËMJEVE TË MIA
Dritaren mbyll qetësishëm mbrëmja ,
E rraskapitur dita, tretet detit të zi .
Por mua përher më ndiçohet nga brenda ,
Zjarri që për shumë vite kishe ndezur ti .
Edhe pse mbrëmjet tashmë nuk numëroj ,
Ti mundesh kaqë magjishëm të qëndrosh e rrezuar .
Si hije torturon çdo natë të miat mendime,më beso !
Ndaj në mundësh ,shuaje atë dritë ,që më mbanë ende zgjuar .
ËNDËRRAT
Përse u zëmëruan ëndërrat me ne ,
Ato që dikur po ne thurnim të entuziazmuar ?!
U venitën si vyshkën lulet ,u bënë si e zezë re ,
U lan pas si në beteja, të një ushtrie të shpartalluar .
THELLËSIS SË SYVE
Më vështro në mundësh thellësis së syve ,
Fundit të retinës së tijë ,dashurin kam futur.
Në qëndrofshë përball me jepë nje çast te vetem ,
Të mundë të shohësh botën tënde ,në timen strukur .
Të shtrenjtat gjëra i ruajë thellë ,
Mbuluar me të shpirtit mandil ngrohtësie .
I pikojë të hënës dritë çdo natë edhe nëpër terrë
Dhe të mëngjezit ,si vesa ,njomështi dashurie .
Poezi nga Teuta Osmani Më ndje Më ndje o dritë e diellit tek rendem me hijen time nëpër damarët e mi vërshen një dallgë ndjenje për të marrë udhëtimin e jetës së lulëzuar së dashurisë si këmbanë … Continue reading
Romani “ Te porta e Shën Pjetrit” i Fatos Kongolit vihet në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Siruela” në Madrid. Sapo qarkulloi edhe në spanjisht romani “Te porta e Shën Pjetrit” i Fatos Kongolit. Me titullin “Tirana Blues”, … Continue reading