Poezi nga Teuta Osmani

teuta osmani
Poezi nga Teuta Osmani

 

 

Më ndje

 

Më ndje o dritë e diellit tek rendem me hijen time
nëpër damarët e mi vërshen një dallgë ndjenje
për të marrë udhëtimin e jetës së lulëzuar së dashurisë
si këmbanë më rreh kjo zemër çdo orë e minutë

më ndje kudo ku shkel kjo këmba ime
mbi tokën e thatë të shtruar me bar
të ndjehem se me të vërtetë jam me ty
prej teje ndonëse jetë kam marrë

më ndje kur shkruaj vargjet e poezisë sime
që rrjedh nga një shpirt i bukur e i virgjër
të ndjej se jetoj me trupin tim mbi tokë
dhe me krahë rrahë retë në fluturime

më ndje ti Zot i madhërishëm
atje ku je i shenjtë është dhe fjala jote
ku zotërat në qiej janë nën urdhrat e tua
dhe unë pas teje një yll në qiell do të jem …

 

 

 

NJË E VËRTETË!

 

Erdha, nga andej ku kish pallate mbretërore ,
statuja ,monumente ,pyje e gjelbërim
nga ku fluturonin dhe fluturat mbi flokë
ku mbante aromë dhe toka e rrethuar me pisha e lulëzim,
dhe buzë detit, varkat në mes dallgëve
ngjanin si pulëbardhat e jetës së dëshiruar
ku dëshirat për të dashuruar ishin dhe më të zjarrta
ku erërat vinin në faqe si një flladi i freskët
ku në mes urave që ndanin rrugët e autostratës
të tregonin se kjo është jeta,
ku në të vërtet ,jemi të vegjël nga e vërteta
kemi kohë të rritemi
të ecim ,të vrapojmë ,të fluturojmë në hapësira
ku thirrmat janë thellë në zemrat
ku vetëm një i madh mbi tokë e di se …
në të vërtet ,jemi ne ata që e jetojmë
me dëshirë ,me dashurinë më të madhe që ekziston
që të duash jetën me një forcë
me forcën e shpirtit ,ku mbërthehet e shpërthen kur ka vetëm një Diell
pra ..e gjitha është ,dhe do mbetet mbi tokë vetëm një e vërtetë…

 

 

 

Ç’TI THEM?!

 

Ç’ti them diellit kur perëndon
në anën e tij në atë botë?
Ç’ti them orëve që s’më dëgjojnë
ikin pas tija ,pas hënës në kohë?
Ç’ti them ditës që s’ka shumë orë
edhe natës i vjen këmbadorë?
Ç’ti them këtij planeti që rrotullon
hartën e shkruar e ç’orjenton?
Nuk kam ç’të them, se unë me diell
dhe Ti me hënë ,në të njëjtën kohë?!

 

 

 

O Diell!

 

Sa herë dua të të them e të thërras me zërin tim të fuqishëm
sa herë dua të të flas me tingujt e zërit tim melodjoz
sa herë dua të shpërthej si një vullkan nga thellësitë e maleve
të shprehem se jam një jehonë deri atje ku ka vetëm gurë
të shpreh ndjenjën që zjen si një valë dallgësh të valëzuara nga largë
nga tutje resh të larguara për mall ,tek sillen e viren se janë deklaratë
e shpirtrave, e lotëve ,e dhimbjeve, e fluturimeve ,e të përjetshmes jetë
thuam ,thuam o ndjenjë sa ,sa e sa herë o jetë ,o shpresë, o Diell…

 

 

 

Me krahë!

 

Kam veshur krahët e fluturës të fluturoj
sot në ditën me diell që në sy më xixëllon
jam e lumtur të them se i dua ngjyrat
si krahët e mëndafshta dhe si vet flutura

jam e lumtur të rendem me krahë drejt reve
ku zbardhin si kartë e të shkruaj fjalë zemre
ndaj çdo stine i gëzohem edhe luleve shumëngjyrëshe
si një bahçe duket, se është kjo jeta ime…

 

 

 

Dalldisje

 

Mes heshtjes e zhurmës nga jashtë
me dalldisin mendimin për të parë
tek dritarja të shohë se ç’është
një erë e shkrehur në derë!

Fluturuan gjethet e rëna pas muzgu në mbrëmje
morën udhën e pervjetshme në të ngrohta vende
zënë strehën e ndonjë lugine
varkë lundrojnë me të tjera ,stinët!

Fryn kjo erë e çmëndur e dalldisur
diellit i zhyten rrezet nën brigje
mbi çatite e ulëta të shtëpive
shkruajnë stinën, ngjyrat e kujtimeve!

 

 

 

ORËT SHPËRTHYESE

 

E ndjej se në këtë kohë ku retë lëvizin me shpejtësi
dhe fshehin ndofta orët e mesditës
ku shpesh ndjehem se po më gënjejnë
nëse agon ,perëndon apo ngryset e gdhihet…
dhe nuk di se me rrahjen e erës që vjen pas një mali
pas një hapësire apo oqeani
do sjelli ditët që pritëm ,orët ,dhe fjalët
të shkruara me ëndrra ,me dëshirën e vargut…
dhe pse është koha ime ,kohë që rendet pas agimeve
për të kapur çastin e vetëm
të lumturisë së përjetshme
edhe atëherë
kur lajmërojnë se vijnë përsë largu
shirat e rrebeshët ,me erë tufani ,
me dallgët mbështillem shpesh herë
e përlershem
sepse kështu qënka të mësohem
se ja dalë vetëm me xhanin.
E ndjej se në këtë kohë rendesh pas qiellit tënd
që është pjesë e imja e një jete ku frymojmë
bashkë me rrahjet e fryra prej psherëtimave
me orët shpërthyese te tik-takut…

 

 

 

E VESHUR!

Jam e veshur akoma me petkun e ëndrrës,
të sapo lënë në shtratin e fjetjes
sikur të jem e ardhur prej qiejve ,
aty ku rrija bashkë me ëngjëjt
më duket se zbrita përkohësisht ,
në pistën e jetës ,
ku shënon një të vërtetë a një të vjetër
ngrihem nga pesha si një pupël ,
ku mora fletët
i bëra njësh në trupin e bukur,
u bëra një ëngjëll
ngrihem me dëshirën në sy ,
të shohë detet,
ku valvisin qetë dallgët e të ndjeshmes
sapo vura re,një diell më pret ,
nisur nga rrugë e gjatë ,mbi re
sapo pash jashtë perdheve,të shoh një ditë ,
ku të mbështetem me ëndrrën
shohë se nata iku ,rrëmbimthi nga sytë e mi,
pa lënë gjurmë ,vetëm një ëndërrim
jam e veshur akoma me petkun e dëshirës ,
aty pres një jetë ,të jetoj mrekullirat,me veten!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s