Dardane , moj Bardhoke / Poemë nga Musa Jupolli

 

musa 1

Poemë nga Musa Jupolli

 

 

 

Dardane , moj Bardhoke

 

Dardane
Arti i leximit kombëtar
flakë e zemër lot në sy dashuri
përvluese në shikm e kopshtit mitik
Tempull në shpirtin e ndieshëm
e ndieshëme si lulet e Atdheut
e testamenteve në lindje të reja
e besimeve të nënave në fe shqiptare
Butësi artistike , ideale n’ vallëzim
e ruajtur me kujdes në shpirtin tim

 

*


Ta shkruaj poemën ulur pran fontanës
me penën time e mbushur art e poezi
Ta dua qetësinë e banuar në shpirtin tim
shpirt e fotografi lum e pamje dardane
Diell që ngroh’ t’ imën Bardhoke
aromë për adhurim e menduara ime
prozë e poezi për Ty dardane
dardane moj Bardhoke

 

-II-

 

Bardhokja verës
Shajkoc

E mirë , seq e bukur që më je
E quajta Galane, Bardhokën time
E pjekur nga diell në grunajët e Shajkocit
Kalli dhe Galanja diskografi e dyfishit
Pamje e pastër si loti i syrit

Roba e saj art në stil arbërie
Po i muar era valë-grunajët
Trupi i saj i bardhë si bora

Eh Galane moj Bardhoke
Sy e shpirt seq m’i verbove

Zë-gushë simofonia e operave të kahmotshme
Bardhokja galane shfaqje lirike
Lirizëm në penën time ngjyrë dashurie
Në ballin e së cilës shkrova roman
Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha lulëve
Janë lulët e Shajkocit, katuas sime
Llapi i sofrës bujare, Mesiana ime

 

*
Bardhoke moj lidhshmëri e zemrës sime
Në tokën mësimore e katuas sonë
Akacia rreth’m-rreth në mes shkolla
Aty shkruajtëm germat e para në dhé
Për Atdhé
Misionare e diejës, një epokë e re
Pranvera lyrë n’artin poetik

 

*
Në kopshtin e pemurinave
Të putha në ballë, të putha në gushë
Ëmbëlsisht trup e shpirt katërstinore

Në Shajkoc jeta është Od nga kohë pellazge!

 

-III-

 

Bardhokja në Rugovë

Kohë e tashme, liria e shpirtit në plagosje
Në recitim biblik hyrje theatrale kjo engjelleshë
Në dirigjim të notave të natyrës rugoviane
Në lindje të diellit, hëna i la vend zgjimit
Vesa dhe loti im pikën në gjirin e saj të bardhë
Të bardhë si malet e rugovës, dardane moj Bardhoke
Fustanin në valëvitje të ngjyrave të reve, ball’shëndritje
I flet pamja n’sy shqiponje, zëri i këtyre maleve
Flet Atdheu
Të rrahurat e zemrës në dialog dramatik, monolog lirik
Bardhokja në rebelim të një feste n’akt të ndjenjave
Fragmente t’imagjinatave ku rrënjët arbërore thërrasin
Eu
Populli im
Eu
Kulturë e hershme n’harresë
Mëkatarët e kësj parajse

 

*
Në lindje kishim gjithë estetikën (e pa njohur për të tjerët)
Më ngadal na e vodhën, na e ndaluan edhe germën e Parë

 

*
Bardhokja , Roman me titull : Historia Jonë
Tregimet e saj , misionare e lirisë artistike
Bardhokja dhe bora e Rugovës janë një me shpirt që flakëron
Në çdo varg , në zemrën time të mbushur me nota dashurie
Bardhokja e Atdheut tim, një tjetër shoqe nuk ka
Arbërie të thërras në çdo zgjim, Bardhokja ime
T’falëmnerës Bardhoke për lirinë artistike t’Atdheut tim
Vetë më the
Asgjë nuk ka më të hershme, më të freskët se kjo tokë Ilire !

 

musa.jupolli, paris

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s