Poezi nga Zyba Hysa

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

 

DHE UNË JAM NJERI…

 

Aqsa herë shqetësuar apo e sëmurë,
Që kam qënë… Ty kurrë s’të bëj zë,
S’dua që dhimbjen ta shtoj më shumë,
Shqetësimi yt… pa frymë më lë…!

Njeri jam edhe unë, si Ti çdo gjë përjetoj,
Të mirat t’i dërgoj edhe duke i zmadhurë,
Kur mirësinë dhe harenë tënde e shtoj…
Lumturohem edhe unë kështu më shumë…

Shqetësime t’i çoj, pasi ato kanë kalurë…
Kurrë s’t’i kam postuar me peshën që kanë,
I mbaj për vete për të mos shqetësurë,
Shqetësimin tënd… zemra s’e mbanë…

 

 

 

VLERA E NJË FJALE…

 

Përmes një fjale, qoftë edhe qortonjëse,
Shpresën vesh bukur, i vendos stolitë,
Si një nuse e një familje mbreteronjëse,
Me qëndron pranë… zgjon ndiesitë…

Pa le kur më shkruan me thëngjinj malli,
Djegur përvëluar… zjarrv Universit…
Fillojnë të burojnë të dy sytë e ballit,
Si gurra kristali… në grykat e Thethit…

Eh, kur me shkruan: “Më prit, se erdha!”
Rrafshohen mallet, fushat vallëzojnë…
Lumenjtë ndalojnë vrapin e si shtojzavalle,
Bëhem me krah që fluturojnë…

 

 

 

DASHURIA SI LIQENI

 

As liqeni s’bëri lutje nga toka të mbinte,
Zhuritur prej diellit… Toka i hapi udhë,
E pse nën të mbeti, kurrë s’ndjeu dhimbje
Me buzët e njomura përjetësisht nën ujë…

Ashtu dhe dashuria s ‘vjen kur bëjmë lutje,
As kur ne i premtojmë parajsë tokësore,
Udhët hap veç zemra e etur për puthje,
Jo puthje buzësh… por prekje hyjnore…!

 

 

 

SI LIQENI

 

Të ndarë mbenë shqiptarët si liqeni,
Mes përmes… i takon dy shteteve,
Po ujët dhe ne, shqiptarët, mbetemi,
Një dhe vetëm një… shekujve…

Vala niset nga Pogradeci që herët,
Kafen e pi me Strugën Princeshë,
Drekën kthehet pranë ujit të mjelmët,
Në Drilonin Mbret, shtruar me peshq…

Kështu ne jemi valë të një liqeni,
Me gjak e me gjuhë prej një nëne,
Eja strugan… vëllazërisht të vemi,
Tek njëri – tjetri… me bukë zemre!

 

 

 

LIQENI

 

Shpesh mbyllja sytë në vogëli,
Aq sa herë dëgjoja për liqenin,
Dhe sot sikur e shoh si n’agoni,
Portretet q’imagjinatës vinin e venin…
Aqsa afër… miliona kilometra larg,
Varfëria sillte pamundësinë…
Të shkoja tek ai vetëm për pak,
Ta prekja, ta puthja me vështrim…

 

 

 

KA HOHË…

 

Ka kohë që nuk të kam thënë “Të dua!”
S’më ka ndodhur t’mos them “Mirëmengjes!”
Sapo hap sytë bashkë me dritën në të aguar,
Flas me ty të parin e më pas ngrihem shpejt…

Ka kohë që nuk të kam thënë “Të dua!”
Kam frikë se mos më thua “Është çmend!”
Se dhe kujtimet aty ku i kam strehuar…
Kanë rënë në letargji, sikur të mos jenë…

Ka kohë që nuk të them “Të dua!”
Po gjumi asnjëherë nuk më merr,
Pa u lutur Zotit duke iu përgjeruar,
Të të mbrojë e të ketë nën kujdes!

Ka kohë që nuk të them “Të dua!”
Mbase asnjëherë nuk do mund të them,
Po, dije shpirtin kaq shumë ke gllabëruar,
Saqë me ty ngrihem e me ty shkoj të fle…

 

 

 

KËSHTJELLË DRITE…

 

E ndërtuam bashkë kështjellën Afërdita…
Jo plotësisht, si piramida e dollarit amerikan,
Me kate pa numur, ku vezullojnë mijëra drita,
Me pak hapësirë, mes saj dhe syrit flakadan…

Ç’kuptim do kish… përfundimi i saj ish fundi jonë,
Dhe piramida e dollarit me hapësirën na ka thënë,
Jemi përherë në kërkim të një Rend të Ri Botëror,
Ndërsa ne, një kështjellë për brezat që do të lëmë…

E ardhmja nuk kërkon piramida gjigane faraonësh,
Aty u varrosën qytetërimet për të gjetur qytetërim,
Piramida e dollarit kërkon të sundojnë botën Masonët,
Me kështjellën tonë… do i falim botës DASHURINË…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s