Cikël poezish nga Fejzi Murati

 

fejzi Murati

Cikël poezish nga Fejzi Murati

 

 

 

XHELOZI

 

Mbrëmja bie e butë mbi supet tanë,
Flladi i tejdukshëm
Të përkëdhel flokun,
Gushën,
Gjinjtë…
Ti qeshesh e qeshesh e tëra,
Me sytë të mbushur me dritë…
Befas bëhem xheloz për ty;
Me kë qeshesh?
Me mua?
Me flladin?
A me yjte?

 

 

 

METAMORFOZA

 

Si Diogjeni vite më pare,
Njerinë me fener kërkoj sot
E shoh me celular e fuoristradë.
E shikoj… po s’e njoh dot.

Nuk ka vesh,
Nuk ka zemër,
Nuk ka shpirt.
Ka vetëm duar metastaza
Të zgjatura pafundësisht.

I zhbiroj sytë: të pabesë!
I dëgjoj fjalën: pa mendim!
I dëgjoj zemrën: zbrazeti!
I prek trupin: akullimë!

I tmerruar largohem prej tij…
Me fener si Diogjeni kërkoj njerinë!

Më thoni:
Ku ta gjej o njerëz, njerinë!?

 

 

 

FJALËT E PATHËNA

 

Sa fjalë të pathëna kam në shpirt…
Kam për ty baba
Që s’të pashë të lumtur një ditë
Megjithse rrite katër femij.
Kam për ty
E mira nëna ime
Që bije në shtrat e uritur
E ngopur veç me dashurinë për bijtë.
Kam për ty i dashur vëlla
Që errësira ti mbuloi sytë dhjetë vjetë rradhë
E sot pranë më s’të kam…
Sa fjalë të pathëna kam në shpirt
Që më dhembin e më dhembin çdo ditë!

 

 

 

I SUKSESSHMI

 

Fillove të vraposh
Duke ngjitur shkallët nga dy e nga tri.
Bëre karrierë,
Por … ah !
Harrove të jesh njeri.

Nuk di të qeshësh,
Nuk di të lotosh,
Nuk di të hash,
Nuk di të duash !
Jeton mes njerëzve
Pa njeri !

Pse jeton më, mor i zi !?

 

 

 

PUSHT – ET – ARËT

 

Shëtisin mbi vetura luksoze
Me fytyra të dhjamosura
Që iu ndrijnë nga vetkënaqsia.
Në shpirt,
Boshi iu rritet çdo ditë!
Pas shpine i ndjekin:
Skamja,
Mjerimi,
Varfëria!
Pas shpine i ndjek
ZIA !

 

 
KOHË ANGULLIMASH…

 

Nje tufë qensh
Grindeshin për kocka
Në sheshin e lulëzuar të plehrave
Pranë pallatit tim.
Disa djem euforikë prej kokainës
U hodhën një granatë dhe fluturuan
Me makinë.

Shpërthyen në erë plehrat
Një qen mbeti pa këmbë,
Një pa zorrë,
I treti pa brinjë.

Ne qiellin e sterrosur
U përhap një angullimë !

Koha po mbarsej me hidhërim!

 

 
KLITHMA E ATIJ VITI !

 

Erdhi mes nesh
I dobët,
I druajtur
Anemik.

Mbi zhele një mantel i kaltër
Nën zhelë një plagë e hapur!

U shkel mbi shpresa,
U shkel mbi ëndrra,
U shkel mbi jetët,
U shkel mbi vdekjet,
U shkel mbi varret!
U rihapën plagët !

U vyshkën lulet,
U arratisën ëndrrat,
Vdiq shpresa!
Vdiq jeta !
Lëvizën varret !

Mbi krye u rrinin kallashët !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s