Homazh një autori që vdiq vetëm 19 vjeç / Nga Bardhyl Selimi

 

atj

Homazh një autori që vdiq vetëm 19 vjeç

 

 

 Nga Bardhyl Selimi

 

 

Shumë vite më parë, vdiq aksidentalisht Faik Ballanca, djali i një profesori të nderuar, Zejnullahut, një autor i ri por tepër shpresëdhënës për letërsinë tonë. Para më pak se një viti, u largua nga kjo botë, aksidentalisht djali i vetëm i mikut të shumë shqiptarëve, shkrimtarit Visar Zhiti, Atjoni, vetëm 19 vjeç. Të nesermen në gazeta ishte botuar edhe një sprovë e këtij autori të ri në fushën e publicistikës.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të isha i pranishëm në promovimin e librit të Atjonit “Për ata që dua(m)”, përgatitur me shumë dashuri nga i ati. Botues dhe mikpritës ishte Universiteti Evropian i Tiranës, që dallohet edhe për mbështetjen që u bën zërave të rinj dhe origjinalë në letërsinë dhe jetën tonë kulturore.

Salla u mbush shumë shpejt me të ftuar të gjitha moshave. Një kuartet violinash luante muzikë klasike. Zonja Valbona Nathanaili, e cila është marrë me redaktimin e librit foli për përmbajtjen, ku përmëndi pjesën e parë prej 10 traktatesh filozofikë, të shkruar në kohë të ndryshme që nga adoleshenca deri në vitet universitare, që dëshmojnë për një personalitet rinor jo të zakonshëm. Po sot, gazeta MAPO, që nxjerr ky universitet kish botuar një shkrim të gjatë të Eugjen Merlikës, kushtuar Atjonit dhe veprës së tij.

 

 

=

 

 

r

 

 

a

 

 

Për të pranishmit aktori Mirush Kabashi recitoi dy nga traktatet duke përshfaqur fuqishëm me talentin që e karakterizon atë,vlerat ideore që përcjell libri në fjalë. Edhe pedagogu e shkrimtari Jetmir Aliçka tërhoqi vëmëndjen për disa anë pesimiste dhe optimiste në krijimtarinë e autorit të ri, i cili është bërë tashmë një model për t’u ndjekur nga brezi i vet. Atjoni, tha ai, të gjitha problemet që kalon shoqëria jonë dëshiron t’i zgjidhë me dashuri.

Pjesa e dytë e librit përmban letra dhe kujtime. Shumë prekëse ishin ato të  çiftit Kadare, të vajzave franceze e hollandeze. Bashkëmoshatari dhe bashkëveprimtari i Atjonit, një djalë nga Prishtina, foli për përshtypjet e tij nga takimet që ka patur vitin e fundit të jetës të Atjonit të cilin tha ai mund ta quash vetëm vëlla, sepse ashtu sillej.

Takimi me rastin e promovimit të këtij libri ishte një homazh i merituar për bashkëshortët Zhiti, që me modestinë dhe madhështinë e tyre kanë fituar respektin e kaq shumë njerëzve.

 

 30 gusht 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s